vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

betvole betlike süpertotobet megabahis trbet

Urime F.C. STRUGA Trim & Lum

Urime për kualifikimin dhe arritjen historike F.C. STRUGA Trim & Lum

Suksese të jashtëzakonshme për ngjitjen në Ligën e Parë të Maqedonisë, historike për një ekip si F.C. Struga. Komuna e Strugës mbështet gjithmon arritjet e tilla.

Kryetari i Komunës z. Merko në ditët në vazhdim do të realizojë edhe një takim me stafin dhe futbollistët e F.C. Strugës.

🏆🥇 CHAMPIONS 🥇🏆

Urime Ramazanin

Të dashur besimtarë musliman,

Jemi në prag të muajit të Ramazanit, muaj ky që paraqet simbol të sakrificës, devotshmërisë, bamirësisë, adhurimit dhe mëshirës, prandaj më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Strugës t’uа uroj të gjithë qytetarëve dhe besimtarëve të besimit islam këtë muaj të shenjtë.

Le të na shërbejë ky muaj i bekuar për të reflektuar mbi paqen me veten dhe të tjerët, tolerancën dhe respektin e ndërsjellë, solidaritetin dhe bamirësinë.

Ju dëshiroj agjërim të lehtë, dhe lutje të pranuara!

Kryetari i Komunës së Strugës,
Ramis Merko

Merko shpreh shqetësimin e tij në lidhje me ngjarjet e fundit në BFI

Ndjehem i shqetësuar në lidhje me ngjarjet e fundit që ndodhën në Bashkësin Islame Fetare, dhe jam kundër aktit të marrjes të pushtetit me dhunë. Ky veprim duhet dënuar.
BFI si institucion fetar i besimit islam duhet të jetë autonom andaj në vijën e pamvarësis së institucionit problemet brenda për brenda duhet ti zgjidhin organet autonome të BFI-së. Akti i marrjes me dhunë të pushtetit cënon rendin kushtetues dhe proceset demokratike të një vendi.
Janë të dënueshme ngjarjet e ditës së djeshme, shpresojmë që ngjarja të zbardhet sa më shpejt dhe qytetarët besimtarë musliman të informohen drejt.

Kryetari I Komunës së Strugës
Dr. Ramis Merko

Komuna e Strugës në bashkëpunim me USAID, sjellin projekt për një shoqëri multietnike

Sot, në ambientet e komunës së Strugës shefi I kabinetit z. Dashmir Nasufi mirëpriti dhe u takua me kordinatorin e projektit “Avancimi i kohezionit social” z. Pajtim Saiti.
Në takim u bisedua për projektin “Avancimi i kohezionit social“ i financuar nga USAID i cili do të implentohet në dhjetë komuna të vendit. Projekti në fjalë ka për qëllim ndërveprimin ndëretnik mes fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet aktiviteteve sportive përfshirë elemente të bashkëpunimit, komunikimit, inkuadrim, për të thyer barrierën e përkatësisë etnike.
Komuna e Strugës vazhdon dhe më tej të mbështes realizimin e aktiviteteve dhe projekteve të tilla. Në ditët në vazhdim Kryetari i Komunës sëbashku me kryetarët e nëntë komunave tjera do të nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim dhe realizimin e aktiviteteve të këtij projekti.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Përfаqësues nga Partia e Gjelbërt e Austrisë vizitojnë Komunën e Strugës

Sot,në hapësirat e Komunës së Strugës u zhvillua takim mes kryetarit të Komunës së Strugës , shefit të kabinetit dhe përfaqësueseve të Partisë së Gjelbërt të Austrisë.
Mbledhja kryesisht kishte karakter informativ ku u diskutua rreth çështjes ekologjike dhe rolin e komunës si insitucion në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe pasurive natyrore që ka Struga si qytet.
Përfaqësuesit e Partisë së Gjelbërt shprehën se Struga me të vërtetë u kishte lënë mbresa të mira dhe se shpresonin ta vizitonin si dhe të bashkëpunonin me komunën e Strugës në të ardhmen.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

SH P A LL J E e B- Lejes së integruar ekologjike (MI-TRANS)

Kryetari i komunës së Strugës në përputhje me nenin 99 pika 1, neni 107 pika 13 dhe neni 122 pika 4 nga Ligji për mjedisin jetësor (,,Gazeta Zyrtare në R.M ,,nr.53/05, 81/05 ,24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10 ,51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15, 92/2015, 39/16 dhe 99/2018),si në vijim:

SH P A LL J E
e B- Lejes së integruar ekologjike

Në përputhje me nenin 122 pika 1 nga Ligji për mjedisin jetësor (Gazeta Zyrtare në R.M nr.53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15, 192/2015 , 39/16 dhe 99/18), deri te Kryetari i komunës së Strugës është dorëzuar kërkesë për marrjen e B- Lejës së integruar ekologjike me Nr. 03-726/1 të dates 10.06.2009 Nr. 03-982/1 të dates 27.03.2012

Dorëzues i kërkesës:

SHPKNJP„MI – TRANS“ f.Veleshta

Lokacioni i Bazës së betonit „Gorni lozja” PK nr. 350 për KK Vranishtë, Lokacioni për kryerjen e aktivitetit për gërmim, coptim, bluarje, sitje, nxemja e lëndëve të para minerale kryhet në PK nr. 161/2 në v.q. Nanqovi Orasi f.Belicë e Poshtme, Lokacioni për gërmim të lëndëve të para minerale në v.q. Krasta f.Borovec.

Adresa:f.Veleshta, Strugë
PK nr.350 KK Vranisht dhe 161/2 f. Belicë e Poshtme dhe lokaliteti Krasta në f. Borovec.

Koordinatat e lokacoinit në fushën e koncesionit:

Pika Kordinata Y Kordinata X
T-1 4.570.468 7. 467.526;
T-2 4.570.200 7.468.029;
T-3 4.570.240 7.468.050;
T-4 4.570.339 7.467.963;
T-5 4.570.430 7.467.933,
T-6 4.570.491 7.467.852;
Т-7 4.570.600 7.467/638

-Sipërfaqja S=0.077945
Personi për kontakt:
Miser Hani
Tel: 070/304437

Kategoria e instalacionit:
Shtojca 2, Pika 3.2 Instalacioni për gërmim, coptim, bluarje, sitje, nxemja e lëndëvetë para minerale; dhe 3.3 Bazat e Betonit të stacionuara me kapacitet të plot të sillosave më të mëdha se 50m3.
Leja në formë të shtypur, do të jetë e ekspozuar,për shqyrtim për të interesuarit në afat prej 14 ditëve që nga dita e daljes së kësaj Shpallje,në shtypin ditor në hapsirat e :
Komunës së Strugës Marshal Tito ,, p.n 6330 STRUGË.
Çdo ditë pune nga ora 08 – 16:00
Telefoni për kontakt: 046 781-335

Ju informojmë se kërkesa do të jetë në dispozicion edhe në formë elektronike, në faqen zyrtare të Komunës së Strugës:
www.struga.gov.mk

Me respekt,
Komuna e Strugës

Demant

Komuna e Strugës  demanton se në shkollën fillore “ Vëllezërit Milladinov “ nuk ka patur ngrohje për tre javë rresht . Në komunikim me drejtoreshën e shkollës e cila na informoi se në SHFK ““ Vëllezërit Milladinov “  nxemje nuk ka patur vetëm gjatë ditës së djeshme,  andaj dhe mësimi ka vijuar me orar të shkurtuar. Problemi qëndron në  furnizimin e vonuar të drujve për të cilin veçse po merren masa dhe që nesër arsimi do të zhvillohet me orar të plotë dhe me nxemje të rregullt.
Komuna e Strugës  përveç se iu eshtë përgjigjur dhe ka mbuluar të gjitha kërkesat e shkollës për furnizim me dru  dhe naftë për ngrohje ka shlyer  edhe borxhet e mandatit të kaluar, edhe atë janë  paguar rreth 4 milionë denarë për rrymë elektrike ndërsa janë  marrë përsipër të pagohen edhe 693, 100 denarë për dru për vitin 2018-2019.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Komuna e Strugës dhe PHE “ Drini i Zi “ bashkëpunojnë në interes të qytetarëve të Komunës së Strugës

Komuna e Strugës njofton qytetarët e Strugës se niveli i ujit të lumit Drini i Zi gjatë dy ditëve të fundit u ul për një nivel të caktuar për arsye të punimeve ndërtimore në një nga lokalitetet buzë Drinit, për të cilat ishte e nevojshme që disa nga mehanizmat të vepronin nga shtrati i lumit. Për këtë arsye investitori iu drejtua Komunës së Strugës dhe më pas sëbashku i kërkuan degës së ELEM-it në Strugë, PHE “Drini i Zi” nën kompetencat e të cilëve është sistemi për rregullimin e nivelit të ujit të lumit, të ndalojnë rrjedhën e ujit që të mund të kryhen ndërhyrjet e nevojshme në kohën më të shkurtër të mundshme, duke lejuar qasje të sigurtë.

Demantojmë të gjitha akuzat për pasojat ekologjike dhe theksojmë se SH.A ELEM dhe Komuna e Strugës bashkëpunojmë vite të tëra vetëm në interes të popullatës lokale si dhe se Komuna e Strugës i përkrah të gjitha aktivitet e ELEM që janë në interes të qytetarëve siç janë, pastrimi i barishteve të lumit, një ose dy herë mbrenda vitit ku niveli i lumit ulet deri në nivelin më të ulët të mundshëm, shumimin e Liqenit të Ohrit me peshq një herë në vit, ndaljen e rrjedhës së ujit si shenjë preventimi, në kërkesë të vetë qytetarëve gjatë pritjes të reshjeve, si dhe pastrimin e rërës nga shtrati i lumit Drin i Zi gjë që ndihmon në rrjedhën e ujit të lumit , aktivitet që SH.A ELEM dega PHE “Drini i Zi” e ka paraparë për këtë vit.

Ky veprim, i cili nuk është ndërmarrë nga as edhe një organizatë për 38 vite, do të rrisë sigurinë e qytetit të Strugës nga përmbytjet për një periudhë afatgjatë, do të ndikojë në kullimin e ujërave nëntoksore si dhe do të zvogëlojë mundësinë që uji të del nga shtrati dhe të shkaktojë përmbytje nëpër tokat bujqësore apo tokave tjera përgjatë shtratit/ rrjedhës së ujrave të lumit Drin i Zi.

Kush i krijoi gurthyeset në fshatin Llabunishtë

Përveç që shkatërruan gjithçka u morën dhe me bukuritë natyrore.

Shkatërruan malin duke krijuar gurore dhe sot arritëm në gjendje alarmante.

7 nga gjithsej 8 gurore, lejet janë dhënë nga qeverisja 4 vjeçare e mëparshme.

Përgjegjësin duhet kërkuar tek ato që dhanë pëlqim dhe lejuan që sot të kemi atë pamjë.

Komuna e Strugës do të shoh të gjitha mundësitë ligjore dhe proceduriale duke respektuar  të drejtën e banorëve të Llabunishtës  për të pasur një mjedis të pastër , andaj shkaktarëve do tu kërkohet llogari dhe të mbajnë përgjegjësi për këto veprime.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Balikesir escort Aydin escort Muğla escort Kahramanmaraş escort Yozgat escort Giresun escort Didim escort Çorum escort Erzurum escort Zonguldak escort Sivas escort Düzce escort Tokat escort Osmaniye escort Kutahya escort Mardin escort Fethiye escort Ordu escort Alanya escort Pendik escort Sarıyer escort Edremit escort Sinop mutlu son

Baymavi cratosslot vdcasino Supertotobet sekabet paykwik экскурсии из мармариса остров клеопатры Marmaris excursions dalaman airport transfers paykwik paykwik satın al paykwik al ucuz paykwik paykwik fiyatları Paykwik Nedir? paykwik bozum