vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

THIRRJES SË PËRGJITHSHME PUBLIKE PËR MBAJTJEN E DISKUTIMIT PUBLIK ME PREZANTIMIT PUBLIK për Ndryshimin dhe plotësimin e pjesës së Planit gjeneral urbanistik për qytetin e Strugës, NJU 6 dhe pjesa e NJU 8 blloku 19 dhe blloku 23 me përpunim të detajuar të pjesës së bllokut 18 dhe pjesë e bllokut 23 (procedurë e bashkuar e PGJU dhe PDU) PROPOZIM PLAN LIBRI 1 PËRFSHIRJA PLANORE PËR PGJU PËR PJESË TË NJU 6 DHE PJESË TË NJU 8 BLLOKU 18, 19 DHE 23 KK STRUGË, KOMUNA E STRUGËS

THIRRJES SË PËRGJITHSHME PUBLIKE PËR MBAJTJEN E DISKUTIMIT PUBLIK ME PREZANTIMIT PUBLIK

PROPOZIM PLAN

FLETË ANKETIMI

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së 29 (njëzetë e nëntë) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës, miratoi

A K T V E N D I M
për konvokimin e mbledhjes së 29 (njëzetë e nëntë) të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 29 (njëzetë e nëntë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 10.11.2023, (E premte) me fillim në ora 10:30, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

Për mbledhjen e propozoj këtë

R E N D T Ë D I T Ë S

  • Procesverbal nga seanca e njëzetë е shtatë e Këshillit të komunës së Strugës.
  1. Raport financiar për punën e kuartalit të tretë të NP “Eko Struga” – Strugë.
  2. Ndryshim dhe plotësim i Buxhetit të Komunës së Strugës për vitin 2023.
  3. Raport për punën e NPK “Higjiena” – f.Labunishtë për periudhën nga data 01.07.2023 deri më 30.09.2023.
  4. Program për punën e NPK “Higjiena” – f.Labunishtë për vitin 2024
  5. Propozim – Program për punën e Këshillit të Komunës së Strugës për vitin 2024.
  6. Propozim – Program për ndërtim të sinjalizimit të komunikacionit të komunës së Strugës për vitin 2024.
  7. Iniciativë për punimin dhe miratimin e Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik për formimin e PN me dedikim G2.1 Ndërtesë të industrisë së lehtë ndërtimore – kompleks fabrike, depo të industrisë punuese për montim, magazinim, ngrohje, stacione për gjenerator dhe ngjashëm, reparte dhe baza për prodhimin e asfaltit dhe betonit në PK nr. 991/1 KK Ladorisht, Komuna e Strugës.
  8. Iniciativë për punimin e Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me dedikim A4.3 – Vikend shtëpi dhe objekte tjera për banim të përkohshëm në Pk nr. 1736/22 KK Misleshovë – jashtë qytetit, Komuna e Strugës
  9. Program për punën e Njësisë për bashkëpunim me bashkësitë vendore dhe mbrojtje dhe shpëtim për vitin 2024.
  10. Program për aktivitetet e Komunës së Strugës në sferën e mbrojtjes dhe shpëtimit dhe menaxhim me kriza në vitin 2024.
  11. Program për mirëmbajtje dimërore të rrugëve dhe rrugicave lokale të Komunës së Strugës për vitin 2023/2024.
  12. Propozim – Vendim për marrjen e borxhit për derivatet e naftës së SHFK “Bashkimi”, SHFK “Nuri Mazari”, SHFK “Zini Hani”, SHFK “Goce Dellçev” dhe SHFK “Orhan Xhemaili”.
  13. Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare për personin A.E.
  14. Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare për personin D.M.
  15. Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare për personin G.K.
  16. Kërkesë nga Shoqata vullnetare zjarrfikëse – Strugë.
  17. Ndryshim dhe plotësim të Planit vjetor për punësim në Komunën e Strugës për vitin 2023.
  18. Plan vjetor për punësim të Komunës së Strugës për vitin 2024.
  19. Raport për realizimin e Programit të Komisionit për barazi gjinore pranë Këshillit të Komunës së Strugës për vitin 2022.
  20. Program për barazi gjinore për vitin 2024.
  21. Raport për punën e Njësisë për zhvillim ekonomik lokal për vitin 2022.
  22. Program për përkrahjen e zhvillimit ekonomik lokal për vitin 2024.
  23. Raport për Programet e Sektorit për veprimtari publike për vitin 2022.
  24. Raport për realizimin e Programit për aktivitetet e Komunës së strugës në sferën e sportit dhe të rinjve për vitin 2022.
  25. Raport për realizimin e Programit për përkrahje dhe financim të OJQ-ve Komuna e Strugës për vitin 2022.

Materialet e mbledhjes së 29-të

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi

Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik (NJU2, pjesë nga Blloku 8.1)

Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12 , 93/13,42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 99/18),
Kryetari i Komunës së Strugës më 20.09.2023, miratoi:

Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik

  1. Për Programin e planit për përpunimin e Ndyshimeve dhe plotsim në Planin Gjeneral Urbanistik (PGJU) të Strugës për Bllok 8 nga NJU2 (periudha planore 2023-2033) dhe Plani Detal urbanistik (PDU) në NJU2, pjesë nga Blloku 8.1, komuna e Strugës (periudha planore 2023-2028), të cilin e miraton Këshilli i komunës së Strugës është e nevojshme të realizohet vlerësim strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor në pajtim me nenin 65 nga Ligji për mjedis jetësor.
  1. Si organe të brengosura nga implementimi për përpunimin e e Ndyshimeve dhe plotsim në Planin Gjeneral Urbanistik (PGJU) të Strugës për Bllok 8 nga NJU2 (periudha planore 2023-2033) dhe Plani Detal urbanistik (PDU) në NJU2, pjesë nga Blloku 8.1, komuna e Strugës (periudha planore 2023-2028), përcaktohen subjektet vijuese:Vetëqeverisja lokale e komunës së Strugës, Ministria për mjedisin jetësor dhe planifikim hapësinor, Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe administrimit të ujërave, Ministria e kulturës, Ministria e shëndetësisë, Ministria e ekonomisë, Ministria e punës dhe politikës sociale, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Agjencia për rrugë shtetërore, EVN, Telekomunikacioni maqedonisë, Ministritë territoriale dhe njësitë e komunës së Strugës, Ndërmarrjet komunale, Organizatat joqeveritare,
    përfaqësuesit e sektorit ekonomik dhe të qytetarëve.
  2. Për përpunimin e Ndyshimeve dhe plotsim në Planin Gjeneral Urbanistik (PGJU) të Strugës për Bllok 8 nga NJU2 (periudha planore 2023-2033) dhe Plani Detal urbanistik (PDU) në NJU2, pjesë nga Blloku 8.1, komuna e Strugës (periudha planore 2023-2028), për të cilën përgjegjëse është ,,TAJFA ARHITEKT SHPKNJP,, KUMANOVË , a të cilën e miraton Këshilli i komunës së Strugës, miratimi i Programit të planit për përpunimin e Ndyshimeve dhe plotsimeve në Planin Gjeneral Urbanistik (PGJU) të Strugës për Bllok 8 nga NJU2 (periudha planore 2023-2033) dhe
    Plani Detal urbanistik (PDU) në NJU2, pjesë nga Blloku 8.1, komuna e Strugës (periudha planore 2023-2028), do të ketë ndikim në mjedisin jetësor.
    4.Vëllimi i raportit për vlerësim strategjik duhet t’i përfshijë aspektet vijuese: Shëndetin e popullsisë dhe zhvillimin socioekonomik, mbrojtje dhe menaxhim me emisonet në ajër, ujë, truall, mbrojtje dhe përparimi i diversitetit biologjik, menaxhim me emisionet e mbeturinave të
    zhurmshme, mbrojtja dhe përparimi i pejsazhit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe materiale të mira, menaxhim me
    aksidente dhe dëmtime.

5. Vendimi së bashku me formularët për përcaktimin e nevojës nga realizimi i vlerësimit strategjik publikohet në web faqen e Komunës së Strugës në web faqen vijuese/dhe: www.struga.gov.mk.

6. Kundër këtij Vendimi parashtruesi mund të parashtrojë ankesë deri te Komisioni Shtetëror pë vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga mardhënia e punës së shkallës së dytë në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të Vendimit në web faqe.

FORMULARI

A K T V E N D I M për konvokimin e mbledhjes së 28 (njëzetë e tetë) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës, miratoi

A K T V E N D I M për konvokimin e mbledhjes së 28 (njëzetë e tetë) të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 28 (njëzetë e tetë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 19.10.2023, (E enjte) me fillim në ora 10:30, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

Për mbledhjen e propozoj këtë

R E N D   T Ë    D I T Ë S

– Procesverbal nga seanca e njëzetë е gjashtë e Këshillit të komunës së Strugës.

  1. Raport kuartal i Buxhetit të komunës së Strugës për kuartalin e tretë 2023.
  2. Raport financiar për punën e kuartalit të tretë të NP “Eko Struga” – Strugë.
  3. Korigjimi i gabimit teknik në Vendim.
  4. Plani i programeve për zhvillim – ndërtimi i rrugëve në Strugë.
  5. Vendim për marrjen në dorëzim të rrjetit të ujësjellësit dhe caktimin e rrjetit të ujësjellësit.
  6. Propozim – Vendim për dhënien e mendimit pozitiv për Satutin e SHFK “Goce Dellçev” – F. Jabllanicë.
  7. Raport vjetor i punës në vitin shkollor 2022/2023 në EPÇKF “8-Marsi ” – Strugë.
  8. Programi vjetor i punës në vitin shkollor 2023/2024 në EPÇKF “8 Marsi” – Strugë.
  9. Propozim – Vendim për dhënien në përdorim të përkohshëm të sendit të paluajtshëm.
  10. Vendim për subvencionimin e transportit të studentëve.
  11. Vendim për subvencionimin e transportit të studentëve.
  12. Ndryshim dhe plotësimin të PGJU për qytetin e Strugës, NJU 6 dhe pjesë nga NJU 6 dhe pjesë nga NJU 8, blloku 18, 19 dhe 23, me përpunim detal të pjesë nga blloku 23, KK Strugë, Komuna e Strugës.
  13. Kërkesë për miratimin e Vendimit për konstatimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit urbanistik, me qëllim përshtatjen në objektet e ndërtuara pa leje të PK nr.578/2, KK Llabunishtë.
  14. Kërkesë për miratimin e Vendimit për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit urbanistik, me qëllim të vendosjes së objektit të ndërtuar pa leje në PK nr.506/1 dhe 1393, KK Tateshi i Poshtëm.
  15. Kërkesë për miratimin e Vendimit për konstatimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit urbanistik, me qëllim përshtatjen e objektit të ndërtuar pa leje të PK nr.3195/2, KK Strugë
  16. Kërkesë për miratimin e Vendimit për konstatimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit urbanistik, me qëllim përshtatjen e objektit të ndërtuar pa leje në PK nr.917/4 dhe 1058/2, KK  Zagraçan Shum.
  17. Kërkesë për miratimin e Vendimit për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit urbanistik, me qëllim përshtatjen e objektit të ndërtuar pa leje të PK nr.408/3, 408/4 dhe 1552, KK Vranishtë-jashtë qytetit.
  18. Kërkesë për miratimin e Vendimit për dhënien e pëlqimit për përcaktimin e statusit juridik të objektit të ndërtuar ilegalisht të PK nr.576/1 KK Novo Sellë.
  19. Kërkesë për miratimin e Vendimit për dhënien e pëlqimit për përcaktimin e statusit juridik të objektit të ndërtuar pa leje të PK nr. 524 KK Tateshi i Poshtëm.
  20. Kërkesë për miratimin e Vendimit për konstatimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit urbanistik, me qëllim përshtatjen e objektit pa leje të PK-së nr.32/10, KK Strugë.
  21. Propozim – Program për pritjen e Vitit të Ri 2024.

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi

Trajnime për Forcimin e kapaciteteve të ofruesve turistikë dhe operatorëve në komunat e Strugës dhe Pogradecit

Te nderuar,

Në kuadër të projektit “Struga dhe Pogradeci për promovimin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore – KULTUR”, financuar nga BE – IPA/2021/429-005, në lidhje me zbatimin e aktivitetit të parashikuar Forcimi i kapaciteteve të ofruesve turistikë dhe operatorët në komunat e Strugës dhe Pogradecit do te mbahet një varg me trajnime për qëndrueshmërinë e turizmit me temat e mëposhtme:

TRAJNIM 4: ÇFARË DO TË THOTË TË KESH NJË BIZNES TURIZMI NË RAJONIN E UNESCO-s – 25.09.2023. e Hënë

TRAJNIM 5: ÇFARË ËSHTË TURIZMI I QËNDRUESHËM DHE SI TË KRIJOHET EKSPERIENCE TURISTIKE NË RAJONIN të UNESCO-s – 26.09.2023. e Martë

Trajnimet do të mbahen në sallën e Këshillit të Komunës së Strugës duke filluar nga ora 10:00.

Përveç këtij emali, ju dërgojmë ftesë dhe agjenda për trajnimet te ardhshme.

Për çdo pyetje shtesë, mos ngurroni të na kontaktoni.

Me respekt,

FTESA
AGJENDA 25.09.2023
AGJENDA 26.09.2023

A K T V E N D I M për konvokimin e mbledhjes së 27 (njëzetë e shtatë) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës, miratoi

A K T V E N D I M për konvokimin e mbledhjes së 26 (njëzetë e shtatë) të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 27 (njëzetë e shtatë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 21.09.2023, (E enjte) me fillim në ora 10:30, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

Për mbledhjen e propozoj këtë

R E N D   T Ë    D I T Ë S

– Procesverbal nga seanca e njëzetë е pestë e Këshillit të komunës së Strugës.

– Procesverbal nga seanca e njëzetë е gjashtë e Këshillit të komunës së Strugës.

  1. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim për formimin e paraleleve me më pak se 25 nxënës në SHMK “Dr. Ibrahim Temo” – Strugë për vitin shkollor 2023/2024
  2. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim për formimin e paraleleve me më pak se 20 nxënës në SHFK “Ashim Agushi” – f.Ladorisht për vitin shkollor 2023/2024
  3. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim për formimin e paraleleve me më pak se 20 nxënës në SHFK “Vëllezërit Milladinovci” – Strugë për vitin shkollor 2023/2024
  4. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim për formimin e paraleleve me më pak se 20 nxënës dhe formim i paraleleve të kombinuara në SHFK “Nuri Mazari” – f.Dollogozhdë për vitin shkollor 2023/2024
  5. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim për formimin e paraleleve me më pak se 20 nxënës dhe formim i paraleleve të kombinuara në SHFK “Murat Labunishti” – f.Labunisht për vitin shkollor 2023/2024
  6. Propozim – Konkluzion për miratimin e Programit vjetor për punë të SHMK “Dr. Ibrahim Temo” – Strugë për vitin shkollot 2023/2024.
  7. Propozim – Konkluzion për miratimin e Programit vjetor për punë të SHMK “Niko Nestor” – Strugë për vitin shkolor 2023/2024.
  8. Propozim – Konkluzion për miratimin e Programit vjetor për punë të SHFK “Vëllezërit Milladinovci” – Strugë për vitin shkolor 2023/2024.
  9. Propozim – Konkluzion për miratimin e Programit vjetor për punë të SHFK “Zini Hani” – f.Veleshtë për vitin shkolor 2023/2024.
  10. Propozim – Vendim për regjistrimin e shkollave ekzistuese periferike  si pjesë e  shkollës fillore.
  11. Propozim – Vendim për marrjen e borxhit të derivateve të naftës për SHFK “shën Kliment Ohridski” dhe SHFK “Ashim Agushi”.
  12. Propozim – Vendim për marrjen e borxhit për transport për SHFK “Shën Kliment Ohridski” dhe SHFK “Ashim Agushi”.
  13. Propozim – Vendim për marrjen e borxhit për ujësjellës dhe kanalizim për SHFK “Ashim Agushi”, SHFK “Josip Broz Tito” dhe SHFk “Vëllezërit Milladinovci”.
  14. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Planit vjetor për punësim në NP “Eko-Struga” – Strugë për vitin 2024.
  15. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Planit vjetor për punësim në NPK “Higjiena” – f.Labunishtë për vitin 2024.
  16. Propozim – Aktvendim për shkarkim të anëtarit në Bordin drejtues të NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Strugë.
  17. Propozim – Vendim për lirim nga pagesa e taksës komunale për shfrytëzim dhe mirëmbajtje të ndriçimit publik.
  18. Propozim – Vendim për pranimin e propozimit për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal midis Komunës së Debërcës dhe Komunës së Strugës.
  19. Propozim – Aktvendim për emërim të anëtarëve në komisionin e përbashkët për bashkëpunim ndërkomunal midis Komunës së Debërcës dhe Komunës së Strugës.
  20. Propozim – Vendim për përcaktimin e emrit të rrugës në Komunën e Strugës.
  21. Propozim – Program për shënimin e ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të shquara me shenja përkujtimore në Komunën e Strugës për vitin 2023-2027.
  22. Iniciativë për përpunim dhe miratimin e projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik për ndërtim të objekteve me dedikim G2.1 Ndërtesa industriale me përpunim të industrisë së lehtë – Ndërtim me industri ndërtimore të lehtë – komplekse fabrike, punëtori industriale, korridore për montim, nxemje, stacione gjeneratorike dhe ngjashëm, hole dhe baza për prodhimin e asfaltit dhe betonit në PK nr. 1111/1, PK nr. 1111/3, pK nr. 1077/5 dhe pjesë nga PK nr. 1077/1 KK Moroishtë, Komuna e Strugës.

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi

Vërtetohet verifikimi i Programit projektues për hartimin e Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik për formimin e parcelës ndërtimore në Pk.nr.723 KK Kalisht komuna e Strugës për ndërtim të kompleksit turistik nga shtëpitë për banim për banim të përkohshëm – shtëpi fundjave (destinimi A4.3), me nr.tek.09/2023 nga muaji korrik 2023, punuar nga “TD NJU VIZHEN” shpk Ohër

Vërtetim për verifikim

Programit projektues