vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Rekomandime

Rekomandime nga Drejtoria për Mbrojte dhe Shpëtim te qytetareve të cilët banojnë në vise të larta malore në kushte dimërore

  1. Të sigurohen me kohë sasi të mjaftueshme ushqimi dhe barna për nevoja personale.
  2. Të sigurohen me kohë sasi të mjaftueshme ushqimi dhe barna për kafshët shtëpiake.
  3. Të sigurohet lidhje telefonike – mundësisht celular.
  4. Tu vihet re çative – në rast rreshje dëbore të pastrohen me kohë.
  5. Në raste askidenti ose fatkeqësie të lajmërohen menjëherë.
  6. Rregullisht të pastrohen oborret dhe të komunikohet me zonat e banuara.
  7. Të mos largohen nga vendbanimet duke vozitur automjete, traktor apo mjete tjera transporti në qoftë se nuk është e domosdoshme.

Rekomandime për të gjithë qytetarët që planifikojnë të shkojnë në mal

bursa escort

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim për shkak të ndryshimit të motit, ndryshueshmërisë së temperaturave, paraqitjes së mjegullës dhe ngjajshëm, i porosit të gjithë qytetarët e Republikës të Maqedonisë:

  1. Të ndjekin vazhdimisht ndryshimet e temperaturave para se të nisen drejt qenrave turistike apo ndonjë destinacioni tjeter.
  2. Të mos nisen në rrugë me automjet të pa qëndrueshëm dhe pa paisje adekuate dimërore.
  3. Automjeti me të cili do të udhëtohet të ketë mjaftueshëm karburant për të arritur deri në destinacionin e dëshiruar edhe në rast trafiku.
  4. Të kenë rezerva të mjaftueshme ushqimi, uji, barnash dhe rrobash.
  5. Ti kenë celularët e karikuar dhe të jenë në komunikim të vazhdueshëm me të afërmit e tyre.
  6. Njerëzit që do të vizitojnë qëndrat për skijim ti përdorin stazat për skijim dhe në qoftë se do të largohen nga të njëjtat së pari ti lajmërojnë ekipet e shpëtimit .
  7. Alpinistët, dhe qyterarët e tjerë të cilët duat të ngjiten në mal në kushte dimërore , ti informojnë paraprakisht shërbimet policore si dhe shërbimet e shpëtimit për drejtimin e tyre te lëvizjes dhe kohën e kthimit.

SHQYRTIM PUBLIK

Në bazë të nenit 69 nga Ligji për mjedisin jetësor (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr.53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15 192/15, 39/16 dhe 42/16) dhe Urdhëresën për pjesmarjen e opinionit gjatë përpilimit të dispozitave dhe akteve tjera, si dhe planet dhe programet në sferën e mjedisit jetësor (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 147/08 dhe 45/11) ,Kryetari i Komunës së Strugës.

O R G A N I Z O N

          Shqyrtim publik dhe konsultim me opinionin sipas Raportit për vlersimin strategjik në ndikim të  mjedisit jetësor për përpunimin e dokumentacionit të Planit urbanistik lokal (DPUL) për ndërtimin e kompleksit ekonomik me qëllim G2 – INDUSTRI E LEHTË DHE JO NDOTËSE (PULARI) në PK 1820 KK Koroshishtë Zhepin, Komuna e Strugës.

bartin escort

 

  1. Informohet opinioni se është vënë në shqyrtim dhe konsultim me opinionin, Raporti për vlersimin strategjik në ndikim të mjedisit jetësor për (DPUL) për ndërtimin e kompleksit ekonomik me qëllim G2 – INDUSTRI E LEHTË DHE JO NDOTËSE (PULARI) në PK 1820 KK Koroshishtë Zhepin, Komuna e Strugës.
  2. Raporti për vlersimin strategjik në ndikim të mjedisit jetësor është ekspozuar në Sektorin për urbanizëm , veprimtari komunale, komunikacion dhe mbrojtje të mjedisit jetësor, në Komunën e Strugës çdo ditë pune nga ora 8 – 16, filluar nga data 08.01.2019 deri në 07.02.2019.
  3. Konsultimi me opinionin do të mbahet në 01.02.2019 (e Premte), në Komunën e Strugës, me fillim në orën 14.30.
  4. Personat juridik dhe fizik dhe opinioni mundë të parashtrojnë mendimet e tyre në lidhje me Raportin deri te Komuna e Strugës në afat prej 30 ditëve të shqyrtimit  publik.
  5. Të gjithë palët e interesuar janë të ftuar të marrin pjesë në debatin publik dhe të japin mendimet e tyre, vërejtjet dhe propozimet sipas Raortit për vlersim strategjik në ndikimin e mjedisit jetësor dhe të njëjtat mund ti dërgojnë në e-mail: info@struga.gov.mk, ose permes postës në adresën: Komuna e Strugës, rr. Nënë Tereza pn, 6330 Strugë.

 

Me respekt,

Komuna e Strugës

Shkarko dokumentin

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së 18 (tetëmbëdhjetë) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39, paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“ G. Zyrtare e RM” nr. 5/02), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

isparta escort

 

A K T V E N D I M

Për konvokimin e mbledhjes së 18 (tetëmbëdhjetë)  të Këshillit të Komunës së Strugës

 

       E konvokoj mbledhjen e 18 (tetëmbëdhjetë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 15.01.2019,  (E Martë) me fillim në ora 10,oo, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

     Mbledhja do të punojë, sipas

 

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S

 

– Procesverbal nga seanca e 17-të e Këshillit të komunës së Strugës

 

  1. Propozim – Program për mundësi të barabarta mes grave dhe burrave për vitin 2019,
  2. Propozim – Program për ndërtim të sinjalizimit të komunikacionit të komunës së Strugës për vitin 2019,
  3. Propozim – Vendim për ndryshim të Vendimit për regjim të komunikacionit të qytetit të Strugës
  4. Propozim – Vendim për miratimin e PDU në NJU-11 blloku 2, përfshirja 4 dhe 5 në pajtim me PGJU për qytetin e Strugës, komuna e Strugës, periudha planore 2018-2023
  5. Propozim – Program për shënimin e ngjarjeve dhe personaliteteve të rëndësishme nga e kaluara jonë kulturore për vitin 2019.
  6. Propozim – Program për punën e NP “Ujësjellës Dollogozhdë” – f.Dollogozhdë,Materialet e mbledhjes së 18 – të  Nr. 08-17/1
    03.01.2019
    STRUGË

    KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
    Kryetari këshillit,
    Resul Kaba

Vendim për jorealizimin e vlerësimit strategjik ( NJU 11, Bllok 2, përfshirja 4 dhe 5)

Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12 , 93/13,42/14,  44/15, 129/15, 192/15, 39/16 dhe 42/16 ), Kryetari i Komunës së  Strugës më 20.12.2018, miratoi:

isparta escort

Vendim për jorealizimin e vlerësimit strategjik

1.Për Programin e Planit për përpunimin e Planit Detal Urbanistik (PDU) për NJU 11, Bllok 2, përfshirja 4 dhe 5 në pajtueshmëri me PGJU të qytetit të Strugës 2007 Komuna e Strugës, i cili sillet në pajtim me Ligjin për planifikim hapësino r, nuk është e nevojshme të realizohet vlerësim strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor në pajtim me nenin 65 të Ligjit për mjedis jetësor.
2. Vendimi së bashku me formularët për përcaktimin e nevojës së realizimit respektivisht jorealizimin e vlerësimit strategjik publikohet në web faqen e komunës së Strugës në  www.struga.gov.mk
3. Në pajtim me kriteret për përcaktimin në atë se a ka ndikim një dokument planor në mjedisin jetësor nga neni 65 paragrafi (4) të Ligjit për mjedis jetësor dhe në bazë të të dhënave nga Shtojca 2 të Rregullores për formën, përmbajtjen  dhe formularin e vendimit për realizimin respektivisht mosrealizimin e vlerësimit strategjik dhe në formularët për nevojën e realizimit respektivisht mos realizimin e miratimit të (PDU) për NJU 11, Bllok 2, përfshirja 4 dhe 5 në pajtueshmëri me PGJU të qytetit të Strugës 2007 Komuna e Strugës, nuk do të ketë ndikime në mjedisin jetësor për shkaqet vijuese: Përfshirja planore është paraparë me Planin Gjeneral Urbanistik (PGJU) të komunës së Strugës në vendbanim.
4.Kundër këtij Vendimi parashtruesi mund të parashtrojë ankesë deri te Komisioni Shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga mardhënia e punës së shkallës së dytë në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të Vendimit në web faqe.

FORMULARI

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Dr. Ramis Merko

 

 

Urime Ramazanin!

Të dashur besimtarë musliman,

zonguldak-escort

Jemi në prag të muajit të Ramazanit, muaj ky që paraqet simbol të sakrificës, devotshmërisë, bamirësisë, adhurimit dhe mëshirës, prandaj më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Strugës t’uа uroj të gjithë qytetarëve dhe besimtarëve të besimit islam këtë muaj të shenjtë.

Le të na shërbejë ky muaj i bekuar për të reflektuar mbi paqen me veten dhe të tjerët, tolerancën dhe respektin e ndërsjellë, solidaritetin dhe bamirësinë.

Ju dëshiroj agjërim të lehtë, dhe lutje të pranuara!

Kryetari i Komunës së Strugës,
Ramis Merko

Kryetari i Komunes se Struges z. Ramis Merko shperbleu femijët e parë të lindur në 2019-ën

Sot në mëngjes Kryetari I Komunes z.Ramis Merko  bashkë me zv.ministrin e shëndetsisë z. Asim Musa , vizitoi Repartin e Fëmijëve në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës, ku shpërbleu dhe uroi nënat e tre fëmijëve të lindur pak orë pas mesnatës. Të tre foshnjat e lindura në natën e ndrrimit të viteve janë të gjinisë mashkullore dhe janë me shëndet të mirë. Kryetari z. Merko nënave të fëmijëve u uroi shëndet dhe jetë të gjatë për fëmijët e tyre.

karabuk escort

Gëzuar 2019!

Të nderuar qytetar strugan,

Festat e fundvitit janë gjithmonë ato që na bashkojnë të gjithë në sofrën e kremtimit të një fillimi të ri, andaj miq le të përkujtojmë gjërat e bukura  dhe të lëmë pas të hidhurat. Le te jetë ky vit, viti ku toleranca, mirësia, mirëkuptimi, humanizmi janë pjesë e pandashme e jona dhe le fillojmë këtë vit me mbarësi dhe paqe.

Po lëmë pas një vitë përplot me sfida dhe suksese por ia dolëm mbanë falë mbështetjes dhe besimit tuaj. Shënuam progres në drejtim të realizimit te projekteve infrastrukturore, riparuam dhe asfaltuam  rrugë, intervenuam në ujësjellës dhe kanalizim, ndihmuan në përmisimin e kushteve të çerdheve, shkollave, ndërtuam hapësira publike për të gjithë qytetarët, e shumë e shumë projekte të tjera.

Por nuk ndalojmë me kaq, në 2019 do të realizojmë edhe shumë projekte të planifikuara, në bashkëpunim me fondet ndërkombëtare dhe pushtetin qendror për të ndërtuar një Strugë sa më të mirë, një Strugë sa më të bukur, një Strugë evropiane.

Së fundmi më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Strugës tju uroj që 2019 tju gjej pranë vatrave të familjeve tuaja, me shume shëndet, paqe, dashuri dhe sa më shumë bekime e suksese në çdo sferë të jetës tuaj.

Gëzuar 2019!

Miqësisht,

Kryetari i Komunës së Strugës

Dr. Ramis Merko

SH P A LL J E

Të nderuar,

 

Kryetari i komunës së Strugës në përputhje me nenin 99 pika 1, neni 107 pika 13 dhe neni 122 pika 4 nga Ligji për mjedisin jetësor („Gazeta Zyrtare në R.M“,nr.53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15,  92/2015, 39/16 dhe 99/18),si në vijim

 

 

SH P A LL J E

e projektë  B- Lejes së integruar ekologjike

 

Në përputhje me nenin 122 pika 1 nga Ligji për mjedisin jetësor (Gazeta Zyrtare në R.M nr.53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15, 192/2015, 39/16 dhe 99/18), deri te Kryetari i komunës së Strugës është dorëzuar kërkesë për marrjen e B – Lejës së integruar ekologjike nr. 03-3796 të datës 22.09.2015.

 

Dorëzues i kërkesës:

SHPKNJP BAU BETON

Lokacioni: „BRANENICA“

 

Adresa:

f.Oktis

Strugë

Pk. nr.1668,  PK.nr.1669 dhë PK.nr.1670

 

 –Sipërfaqja             S=0.2193 hektari

 

Personi për kontakt:

Enis Mevmedoski

Tel: 078/377903

 

Kategoria e instalacionit:

Shtojca 2, Pika 3.3 Stacioni i bazës së betonit me kapacitet të plot të sillosave më të mëdha se 50m3.

 

 

 

Projekt Leja  në formë të shtypur, do të jetë e ekspozuar, për shqyrtim për të interesuarit në afat prej 14 ditëve që nga dita e daljes së kësaj Shpallje, në shtypin ditor në hapsirat  e :

Komunës së Strugës Marshal Tito ,, p.n 6330 STRUGË.

Çdo ditë pune nga ora 08 – 15:00

Telefoni për kontakt: 046 781-335

 

Ju informojmë se kërkesa do të jetë në dispozicion edhe konya escort në formë elektronike, në faqen zyrtare të Komunës së Strugës:

 

 

www.struga.gov.mk

Me respekt,

Komuna e Strugës

B – Leje e Integruar ekologjike

Ramis Merko dekorohet nga Komisioneri Europian DH. AVRAMOPULOS

Ramis Merko dekorohet nga Komisioneri Europian DH. AVRAMOPULOS

Sot në ambientet e Komunës së Strugës Kryetari Merko i shoqëruar nga samsun escort bashkëpuntorët e tij mirëpriti dhe realizoi takim me ish Kryetarin e Bashkisë Korçë z. Dheonis Kotmilo.

Qëllimi i takimit ishte ndarja e dekoratës për Kryetarin e Komunës së Strugës z. Ramis Merko nga Komisioneri Europian DH. AVRAMOPULOS për kontributin e dhënë në konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe luftës kundër terrorizmit në rajonin e Ballkanit.

Ish Kryetari i Bashkisë Korçë z. Dheonis Kotmilo si i autorizuar nga Bashkimi Europian gjatë bisedimit shprehu idenë e organizimit të një samiti “Euro Rajoni Ballkanik” i përbër nga qytetet Struga, Ohri, Manastiri, Korça dhe Pogradeci, me financim nga BE-ja, ku këto pesë qytetet do të zhvillohen dhe lëvizin pa pengesa ashtu sikurse ne zonën EU, që do të inicohet nga Kryetari i Komunës së Strugës.

Kryetari Merko theksoi se ky vlersim na jep shtytje për të punuar edhe më shumë në të ardhmen për banorët e kësaj zone. Me punë nuk humbet, me punë vetëm fitohet.

Të pranishmit i përshëndeti edhe Kryetari i Këshillit z. Resul Kaba i cili shprehu se duhen shumë përpjekje për realizimin e këtij samiti por kur ka vullnet nga gjitha anët kjo do bëhet me e lehtë dhe e realizueshme.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së 17 (shtatëmbëdhjetë) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39, paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“ G. Zyrtare e RM” nr. 5/02), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

 

A K T V E N D I M

Për konvokimin e mbledhjes së 17 (shtatëmbëdhjetë)  të Këshillit të Komunës së Strugës

 

       E konvokoj mbledhjen e 17 (shtatëmbëdhjetë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 27.12.2018,  (E Enjte) me fillim në ora 10,oo, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

     Mbledhja do të punojë, sipas

 

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S

 

– Procesverbal nga seanca e 15 – të e Këshillit të Komunës së Strugës.(e papërfunduar)

– Procesverbal nga seanca e 16-të e Këshillit të komunës së Strugës

 

  1. Propozim Buxheti i komunës së Strugës për vitin 2019
  2. Propozim Vendim për realizimin e Buxhetit të komunës së Strugës për vitin 2019
  3. Maksimumi i arkës të llogarisë së komunës për vitin 2019,
  4. Propozim – Vendim për marrjen e borxhit për realizimin e kontrolleve sistematike dhe sanitare të shkollave fillore komunale.
  5. Propozim – Vendim për marrjen e borxhit për furnizim të drunjve tekirdag escort për ngrohje të Shkollave fillore komunale për sezonin  ngrohës 2017 – 2018.
  6. Propozim – Vendim për marrjen e borxhit për furnizim të drunjve për ngrohje të Shkollave fillore komunale për sezonin  ngrohës 2018– 2019.
  7. Propozim – Vendim për marrjen e borxhit në bazë të paqësimit gjyqësor – MP – 171/18.
  8. Iniciativë e pranuar për përpunimin e DPLU – njësi të vogla tregtare – B1 parashtruar nga Arben Mahmudi për pjesë nga pk.nr. 991/5 dhe pk.nr.993/1 dhe pk.nr.991/1 KK Ladorisht.
  9. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për  harmonizimin  e dedikimit  të planit, në  kërkesë të personit Bashkim Kormakoski nga f. Llabunishtë – Strugë.
  10. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për  harmonizimin  e dedikimit  të planit, në  kërkesë të personit Salija Sefidanoski nga f. Llabunishtë – Strugë
  11. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për  harmonizimin  e dedikimit  të planit, në  kërkesë të personit Arun Merko nga Struga.
  12. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për  harmonizimin  e dedikimit  të planit, në  kërkesë të personit Besir Sinanoski nga f. Llabunishtë – Strugë
  13. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për  harmonizimin  e dedikimit  të planit, në  kërkesë të personit Sefade Qazimoska nga f. Llabunishtë – Strugë.
  14. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për  harmonizimin  e dedikimit  të planit, në  kërkesë të personit Mersin Kishta nga f. Zagraçan – Strugë.
  15. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për  harmonizimin  e dedikimit  të planit, në  kërkesë të personit Sevdi Osmani nga Novo Sella.
  16. Propozim Program për aktivitetet e komunës së Strugës nga sfera e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe natyrës për vitin 2019.
  17. Propozim – Program për rregullimin e tokës së parregulluar ndërtimore për vitin 2019
  18. Program për punën e NP “Oktis” – f.Oktis për vitin 2019,
  19. Program për punën e NPN “Proakva” – Strugë për vitin 2019.
  20. Propozim – Program për punën e Njësisë për bashkësitë vendore për vitin 2019
  21. Propozim – Program për aktivitetet e komunës së Strugës nga sfera e mbrojtjes dhe shpëtimit dhe menaxhim me kriza për vitin 2019
  22. Propozim – Program për propagandë të përgjithshme turistike dhe përmirësim i kushteve për qëndrim të turistëve për vitin 2019.
  23. Diskutim sipas kërkesave të dorëzuara për marrjen e borxheve nga Shkollat fillore dhe të mesme komunale.

 

Materialet e mbledhjes së 17 – të  

Nr. 08-5451/1
18.12.2018
STRUGË

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetari këshillit,
Resul Kaba