vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

FTESË

Në kuadër të projektit “Përmirësimi i promovimit me zonat e mbrojtura” – UNDP organizon prezentim për aktivitetet e realizuara që janë të planifikuara të realizohen në periudhën në vazhdim për zgjedhjen e problemit me lumin Sateska.
Ftohen të gjithë  të interesuarit të marrin pjesë në aktivitetin që do të mbahet në sallën e Këshillit të Komunës së Strugës, të hënën 17.12.2018 në ora 12:00.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Njoftim

Komuna e Strugës ju informon se afati për dorëzim të kërkesave për objekte të ndërtuara paleje të kompletuara me elaborat gjeodezik skadon më 31  dhjetor 2018.

Ju lutemi në afat sa më të shkurtër kohor të dorëzoni kërkesat bashk me elaboratet përkatëse për legalizim të objekteve të ndërtuara pa leje brenda këtyre ditëve, përndryshe në përputhje me Ligjin mbi objektet e ndërtuara pa leje, do të miratohet vendim për refuzimin e kërkesës.

Për informacione më të detajuara:

Erkanda Bauta – Njësia për çështje juridike (zyra nr. 30)

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së 16 (gjashtëmbëdhjetë) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39, paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“ G. Zyrtare e RM” nr. 5/02), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës, miratoi

A K T V E N D I M

Për konvokimin e mbledhjes së 16 (gjashtëmbëdhjetë) të Këshillit të Komunës së Strugës
E konvokoj mbledhjen e 16 (gjashtëmbëdhjetë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 12.12.2018, ( E mërkurë ) me fillim në ora 10,oo, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:
Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T   T Ë   D I T Ë S

1. Program për punën e Këshillit të komunës së Strugës për vitin 2019,
2. Program për aktivitetet e komunës së Strugës nga sfera e mbrojtjes sociale për vitin 2019,
3. Program për aktivitetet e komunës së Strugës në sferën e mbrojtjes nga sëmundjet ngjitëse për vitin 2019,
4. Program për pastërti publike të komunës së Strugës për vitin 2019,
5. Program për Teknologji informatike të komunës së Strugës për vitin 2019,
6. Propozim – Vendim për vënien e pajisjes urbane të komunës së Strugës për vitin 2019,
7. Propozim – Rregullore për përcaktimin e lokacionit për vënien e pajisjes urbane të komunës së Strugës për vitin 2019,
8. Propozim – Program për vënien e pajisjes urbane në territorin e komunës së Strugës për vitin 2019
9. Propozim – Program për punën në sferën e zotërimit të tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë në territorin e komunës së Strugës për vitin 2019,
10. Propozim – Program për përpunimin e planeve urbanistike të komunës së Strugës për vitin 2019,
11. Propozim – Program për rrugë lokale për vitin 2019,
12. Propozim – Iniciativë për përpunimin e DPLU për Pk. 1561/1 dhe 1516/2 KK Misleshovë me dedikim A1 ( shtëpi banimi ) Komuna e Strugës.
13. Propozim – Iniciativë për përpunimin e (ndryshimeve dhe plotësimeve) për PDU NJU – 2, pjesë nga BU 8, KK Strugë.
14. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit të planit, në kërkesë të personit Skender Mazari nga f. Dollogozhdë – Strugë.
15. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit të planit, në kërkesë të personit Sheqerije Hani nga f. Veleshtë – Strugë.
16. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit të planit, në kërkesë të personit Xhevair Arifi nga f. Teferiç – Strugë.
17. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit të planit, në kërkesë të personit Sevdi Osmani nga Novo Sella.
18. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit të planit, në kërkesë të personit Agni Gega nga Teferiq – Strugë.
19. Program për ZHEL të komunës së Strugës për vitin 2019,
20. Program për punën e NPK “Higjiena” – f.Llabunishtë për vitin 2019,
21. Propozim – Vendim për përcaktim dhe pagesë të taksës komunale,
22. Kërkesë për ndihmë financiare parashtruar nga personi Alija Osmanoski nga f. Podgorcë – Strugë.
23. Kërkesë për ndihmë financiare parashtruar nga personi Asan Mehmedoski nga f. Llabunishtë – Strugë.
24. Raport kuartal për punën e NPN “Proakva” – Strugë, kuartali i III/2018,
25. Raport kuartal për punën e NP “Komunallno” – Strugë, kuartali i III/2018.
26. Raport kuartal për punën e NP “Oktis” – f.Oktis, kuartali i III/2018,
27. Aktvendim për mospublikimin e dispozitës, miratuar nga Këshilli i komunës së Strugës.

Materialet e mbledhjes së 16 – të  (1)

Materialet e mbledhjes së 16 – të  (2)

Nr. 08-5078/1
26.11.2018
STRUGË

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetari këshillit,
Resul Kaba

Shpallje e B- Lejes së integruar ekologjike (10-4031/7 )

Kryetari i komunës së Strugës në përputhje me nenin 99 pika 1, neni 107 pika 13   dhe neni 122 pika 4 nga Ligji për mjedisin jetësor (,,Gazeta Zyrtare në R.M ,,nr.53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15,  92/2015 dhe 39/16),si në vijim

SH P A LL J E
e B- Lejes së integruar ekologjike

           Në përputhje me nenin 122 pika 1 nga Ligji për mjedisin jetësor (Gazeta Zyrtare në R.M nr.53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15, 192/2015 dhe 39/16), deri te Kryetari i komunës së Strugës është dorëzuar kërkesë për marrjen e B – Lejës së integruar ekologjike nr. 03-567 të datës 13.02.2014.

 

Dorëzues i kërkesës:
SHPKNJP TRANS AG
Lokacioni: „KRASTA“
Adresa:f.Kalishte,Strugë
Pk. nr.706 e Nr br.704 pjese të PK.nr.705 pjese të PK.nr.699

Koordinatat e lokacoinit  në fushën e koncesionit

Pika    Kordinata X      Kordinata Y
T -1           4.555.826         7.470.624;
T-2            4.555.803         7.470.772;
T-3            4.555.640         7.470.710;
T-4            4.555.641         7.470.682;
T-5            4.555.677         7.470.636;
T-6            4.555.728         7.470.601
  –Sipërfaqja             S=0.020849 км2

 Personi për kontakt:
Neat Musai
Tel: 070/212294

 

Kategoria e instalacionit:

 Shtojca 2, Pika 3.2 Instalacioni për gërmim, coptim, bluarje, sitje, nxemja e lëndëve të para minerale.

Leja  në formë të shtypur, do të jetë e ekspozuar, për shqyrtim për të interesuarit në afat prej 15 ditëve që nga dita e daljes së kësaj Shpallje, në shtypin ditor në hapsirat  e :
Komunës së Strugës Marshal Tito ,, p.n 6330 STRUGË.
Çdo ditë pune nga ora 08 – 15:00
Telefoni për kontakt: 046 781-335

SHTOJCË

Nr. 10-4031/7
23.11.2018
STRUGË

Ju informojmë se kërkesa do të jetë në dispozicion edhe në formë elektronike, në faqen zyrtare të Komunës së Strugës:

www.struga.gov.mk
Me respekt,
Komuna e Strugës

Vizitë nga antarët e “Aqua”

Sot Komunën e Strugës e vizituan anëtarë të Forumit të edukimit rinor dhe shoqatës për zhvillim dhe aktivizëm “Akua”.

Anëtarët e klubit mësojmë drejt, të cilët në programin e tyre mësojnë për vetëqeverisje lokale patën mundësinë të diskutojnë me Kryetarin e Komunës për mënyrën e punës dhe funksionimin e vetëqeverisjes lokale, por edhe për problemet me të cilat përballen të rinjtë.

Ata u njohën me punën e sektorëve të ndryshëm dhe me komunën si njësi e vetëqeverisjes lokale që kujdeset për qytetarët dhe është gjithmonë këtu për t’i takuar veçanërisht të rinjtë.

Vizita të tilla janë një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë për të kuptuar funksionimin e komunës si institucion, por edhe për t’i diskutuar problemet dhe sfidat personalisht me Kryetarin e Komunës.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko zgjedh problemin për nxënësit e SHFК Vëllezërit Milladinovci (shkolla e vjetër)

Gjatë javëve të fundit Komuna e Strugës është fokusuar në realizimin e disa projekteve të cilat kanë qenë të definuara për t’u kryer. Përfunduan punimet për rekonstruimin e hapësirës ndërmjet SHFK “V. Milladinovci” dhe Pallatit të kulturës gjegjësisht u bë shtrimi me pllaka betoni hyrja e shkollës, hapësirë prej 370 m2 dhe zgjedhja e ujërave atmosferik.

Kjo pjesë ka qënë problematike ndër vite për nxënësit e kësaj shkolle, kryesisht gjatë periudhave me rreshje kjo zonë ishte e pakalueshme nga të rriturit dhe aq më pak nga fëmijët. Komuna e Strugës e zgjodhi këtë problem duke krijuar kushte më të mira për sigurinë e fëmijëve.

Njëherit, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve si dhe prindërve të fëmijëve të kësaj shkolle që të respektojnë rregullat e komunikacionit, të mos lëvizin me makina dhe mos parkohen në pjesën e shtruar me pllaka bekatoni.

Të respektojmë më të vegjlit e shoqërisë, duke i bërë të ndihen të sigurtë.
Ju lusim për mirëkuptim dhe bashkëpunim.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Ramis Merko uron 28 Nëntorin

Të nderuar qytetarë,

Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Strugës, t’u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen dhe festojnë festën më të madhe të kombit.
Në veçanti këtë festë ua urojë familjarëve të atyre që kanë kontribuar me penë e më pushkë për lirinë e kombit shqiptar. Liria e arritur, është vlera dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë njerëzore e cila nuk falet, e as dhurohet, por fitohet me shumë punë e përpjekje.

Gëzuar shqiptarë kudo që jeni!

Sinqerisht,
D-r Ramis Merko
Kryetari i Komunës së Strugës

Shqyrtim publik për KK Vranishtë dhe pjesë nga  PK 2828 KK Strugë

Në bazë të nenit 69 nga Ligji për mjedisin jetësor (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr.53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15 192/15, 39/16, 42/16, 99/18) dhe Urdhëresën për pjesmarjen e opinionit gjatë përpilimit të dispozitave dhe akteve tjera, si dhe planet dhe programet në sferën e mjedisit jetësor (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 147/08 dhe 45/11) ,Kryetari i Komunës së Strugës.

O R G A N I Z O N

          Shqyrtim publik dhe konsultim me opinionin sipas Raportit për vlersimin strategjik në ndikim të  mjedisit jetësor për Planin urbanistik jashtë vendbanimit për ndërtimin e kompleksit ekonomik me qëllim G2–Industi e lehtë dhe jondotëse, G3-Servis dhe G4-Vendshkarkim të pjesës nga 1143/1, PK 1143/2, PK 1143/3, PK 1143/4, PK 1143/5, PK 1143/6, PK 1143/6, PK 1143/7, pjesë nga 1559/2 KK Vranishtë- jzn dhe pjesë nga  PK 2828 KK Strugë

  1. Informohet opinioni se është vënë në shqyrtim dhe konsultim me opinionin, Raporti për vlersimin strategjik në ndikim të mjedisit jetësor për Planin urbanistik jashtë vendbanimit për ndërtimin e kompleksit ekonomik me qëllim G2–Industi e lehtë dhe jondotëse, G3-Servis dhe G4-Vendshkarkim të pjesës nga 1143/1, PK 1143/2, PK 1143/3, PK 1143/4, PK 1143/5, PK 1143/6, PK 1143/6, PK 1143/7, pjesë nga 1559/2 KK Vranishtë- jzn dhe pjesë nga PK 2828 KK Strugë.
  2. Raporti për vlersimin strategjik në ndikim të mjedisit jetësor është ekspozuar në Sektorin për urbanizëm, veprimtari komunale, komunikacion dhe mbrojtje të mjedisit jetësor, në Komunën e Strugës çdo ditë pune nga ora 8 – 16, filluar nga data 26.11.2018 deri në 25.12.2018.
  3. Konsultimi me opinionin do të mbahet në 21.12.2018 (e Premte), në Komunën e Strugës, me fillim në orën 12.30.
  4. Personat juridik dhe fizik dhe opinioni mundë të parashtrojnë mendimet e tyre në lidhje me Raportin deri te Komuna e Strugës në afat prej 30 ditëve të shqyrtimit  publik.
  5. Të gjithë palët e interesuar janë të ftuar të marrin pjesë në debatin publik dhe të japin mendimet e tyre, vërejtjet dhe propozimet sipas Raortit për vlersim strategjik në ndikimin e mjedisit jetësor dhe të njëjtat mund ti dërgojnë në e-mail: info@struga.gov.mk, ose permes postës në adresën: Komuna e Strugës, rr. Nënë Tereza pn, 6330 Strugë.

Nr. 10-3256
23.11.2018
STRUGË

Me respekt,
Komuna e Strugës

 

Shqyrtim publik për PK 2006/1, 2011, 2012/1 KK Mislleshovë

Në bazë të nenit 69 nga Ligji për mjedisin jetësor (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr.53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15 192/15, 39/16, 42/16,99/18) dhe Urdhëresën për pjesmarjen e opinionit gjatë përpilimit të dispozitave dhe akteve tjera, si dhe planet dhe programet në sferën e mjedisit jetësor (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 147/08 dhe 45/11) ,Kryetari i Komunës së Strugës.

O R G A N I Z O N

          Shqyrtim publik dhe konsultim me opinionin sipas Raportit për vlersimin strategjik në ndikim të  mjedisit jetësor për Planin urbanistik lokal me qëllim A1 –  banimi në objekte individuale  në PK 2006/1, 2011, 2012/1 KK Mislleshovë – jashtë vijës ndërtimore  v.q. Shurbov rid, Komuna e Strugës.

  1. Informohet opinioni se është vënë në shqyrtim dhe konsultim me opinionin, Raporti për vlersimin strategjik në ndikim të mjedisit jetësor për Planin urbanistik lokal me qëllim A1 – banimi në objekte individuale  në PK 2006/1, 2011, 2012/1 KK Mislleshovë – jashtë vijës ndërtimore  v.q. Shurbov rid, Komuna e Strugës.
  2. Raporti për vlersimin strategjik në ndikim të mjedisit jetësor është ekspozuar në Sektorin për urbanizëm, veprimtari komunale, komunikacion dhe mbrojtje të mjedisit jetësor, në Komunën e Strugës çdo ditë pune nga ora 8 – 16, filluar nga data 26.11.2018 deri në 25.12.2018.
  3. Konsultimi me opinionin do të mbahet në 21.12.2018 (e Premte), në Komunën e Strugës, me fillim në orën 13.00.
  4. Personat juridik dhe fizik dhe opinioni mundë të parashtrojnë mendimet e tyre në lidhje me Raportin deri te Komuna e Strugës në afat prej 30 ditëve të shqyrtimit  publik.
  5. Të gjithë palët e interesuar janë të ftuar të marrin pjesë në debatin publik dhe të japin mendimet e tyre, vërejtjet dhe propozimet sipas Raortit për vlersim strategjik në ndikimin e mjedisit jetësor dhe të njëjtat mund ti dërgojnë në e-mail: info@struga.gov.mk, ose permes postës në adresën: Komuna e Strugës, rr. Nënë Tereza pn, 6330 Strugë.

Nr. 10-3871
23.11.2018
 STRUGË

Me respekt,
Komuna e Strugës