vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Shpallje e projekt  B- Lejes së integruar ekologjike(10-4031/6)

Kryetari i komunës së Strugës në përputhje me nenin 99 pika 1, neni 107 pika 13   dhe neni 122 pika 4 nga Ligji për mjedisin jetësor (,,Gazeta Zyrtare në R.M ,,nr.53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15,  92/2015 dhe 39/16),si në vijim

SH P A LL J E
e projektë  B- Lejes së integruar ekologjike

           Në përputhje me nenin 122 pika 1 nga Ligji për mjedisin jetësor (Gazeta Zyrtare në R.M nr.53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15, 192/2015 dhe 39/16), deri te Kryetari i komunës së Strugës është dorëzuar kërkesë për marrjen e B – Lejës së integruar ekologjike nr. 03-567 të datës 13.02.2014.

Dorëzues i kërkesës:
SHPKNJP TRANS AG
Lokacioni: KRASTA,,
Adresa:
f.Kalishte
Strugë
Pk. nr.706 e Nr br.704 pjese të PK.nr.705 pjese të PK.nr.699

Koordinatat e lokacoinit  në fushën e koncesionit

Pika    Kordinata X      Kordinata Y
T -1           4.555.826         7.470.624;
T-2            4.555.803         7.470.772;
T-3            4.555.640         7.470.710;
T-4            4.555.641         7.470.682;
T-5            4.555.677         7.470.636;
T-6            4.555.728         7.470.601
           –Sipërfaqja             S=0.020849 км2

Personi për kontakt:
Neat Musai
Tel: 070/212294
Kategoria e instalacionit:
Shtojca 2, Pika 3.2 Instalacioni për gërmim, coptim, bluarje, sitje, nxemja e lëndëve të para minerale.

 Projekt Leja  në formë të shtypur, do të jetë e ekspozuar, për shqyrtim për të interesuarit në afat prej 14 ditëve që nga dita e daljes së kësaj Shpallje, në shtypin ditor në hapsirat  e :
Komunës së Strugës Marshal Tito ,, p.n 6330 STRUGË.
Çdo ditë pune nga ora 08 – 15:00
Telefoni për kontakt: 046 781-335

Ju informojmë se kërkesa do të jetë në dispozicion edhe në formë elektronike, në faqen zyrtare të Komunës së Strugës:   www.struga.gov.mk

FORMULARI

Nr. 10-4031/6
07.11.2018
STRUGË

Me respekt,
Komuna e Strugës

 

 

USAID ju fton në sesion informativ

Të nderuar qytetarë,

Projekti i USAID-it  për pjesëmarrje qytetare në Maqedoni ju fton në sesion informativ për thirrjen e tretë për grante partneriteti (RFA) # CEP – PG – 03 në Strugë më datë 09.11.2018 ( e premte) në sallën e madhe të Këshillit të Komunës me fillim prej orës 14:00.

Për më shumë informata në lidhje me Thirrjen për grante partneriteti ( RFA) # CEP – PG – 03 klikoni në linkun në vijim http://metamorphosis.org.mk/en/aktivnosti_arhiva/request-for-applications-rfa-cep-pg-03/

Me rrespekt,
Projekti i USAID-it për pjesëmarrje qytetare në Maqedoni

Punimet e rrethrrotullimit në Zonën Industriale Teknologjike Zhvillimore në Strugë.

Sot, Kryetari i Komunës së Strugës Ramis Merko, i shoqëruar nga bashkëpuntorët e tij, ndoqi nga afër punimet për rrethrrotullimin në Zonën Industriale Teknologjike Zhvillimore në Strugë.

Investim ky në bashkëpunim me Komunën e Strugës dhe Qeverin e RM-së i cili kap vlerën afër 2 milion euro.  Mjetet janë siguruar nga buxheti shtetëror me kërkesë të Kryetarit Merko në kohën kur ai ishte ministër për investime të huaja dhe tani rreth 1 vit më vonë ky investim po realizohet.

Interesi i Komunës së Strugës nga ky projekt është se do të mundësohet hyrja në qytet nga ky mbikalim me cka trafiku rrugor do të shkarkohet nga rruga regjionale dhe do të shfrytëzohet rruga turistike për hyrje në qytet.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Shqyrtim publik dhe konsultim me opinionin për PK 1899/2 KK Misleshovë

Në bazë të nenit 69 nga Ligji për mjedisin jetësor (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr.53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15 192/15, 39/16 dhe 42/16) dhe Urdhëresën për pjesmarjen e opinionit gjatë përpilimit të dispozitave dhe akteve tjera, si dhe planet dhe programet në sferën e mjedisit jetësor (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 147/08 dhe 45/11) ,Kryetari i Komunës së Strugës.

O R G A N I Z O N

          Shqyrtim publik dhe konsultim me opinionin sipas Raportit për vlersimin strategjik në ndikim të  mjedisit jetësor për    dokumentacionin e  planit urbanistik lokal (DPUL)  me qëllim A4- BANIM I PËRKOHSHËM në PK 1899/2 KK Misleshovë – jzn VQ Pashinishtë në Komunën e Strugës.

  1. Informohet opinioni se është vënë në shqyrtim dhe konsultim me opinionin, Raporti për vlersimin strategjik në ndikim të mjedisit jetësor për dokumentacionin e  planit urbanistik lokal me qëllim A4- BANIM I PËRKOHSHËM në PK 1899/2 KK Misleshovë – jzn VQ Pashinishtë në Komunën e Strugës.
  2. Raporti për vlersimin strategjik në ndikim të mjedisit jetësor është ekspozuar në Sektorin për urbanizëm , veprimtari komunale, komunikacion dhe mbrojtje të mjedisit jetësor, në Komunën e Strugës çdo ditë pune nga ora 8 – 16, filluar nga data 31.10.2018 deri në 30.11.2018.
  3. Konsultimi me opinionin do të mbahet në 23.11.2018 (e Premte), në Komunën e Strugës, me fillim në orën 14.30.
  4. Personat juridik dhe fizik dhe opinioni mundë të parashtrojnë mendimet e tyre në lidhje me Raportin deri te Komuna e Strugës në afat prej 30 ditëve të shqyrtimit  publik.
  5. Të gjithë palët e interesuar janë të ftuar të marrin pjesë në debatin publik dhe të japin mendimet e tyre, vërejtjet dhe propozimet sipas Raortit për vlersim strategjik në ndikimin e mjedisit jetësor dhe të njëjtat mund ti dërgojnë në e-mail: info@struga.gov.mk, ose permes postës në adresën: Komuna e Strugës, rr. Nënë Tereza pn, 6330 Strugë.

 

Nr. 10-3267
31.10.2018
STRUGË

Me respekt,
Komuna e Strugës

 

 

 

 

Shqyrtim publik për PK 3454/4 KK Misleshovë

Në bazë të nenit 69 nga Ligji për mjedisin jetësor (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr.53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15 192/15, 39/16 dhe 42/16) dhe Urdhëresën për pjesmarjen e opinionit gjatë përpilimit të dispozitave dhe akteve tjera, si dhe planet dhe programet në sferën e mjedisit jetësor (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 147/08 dhe 45/11) ,Kryetari i Komunës së Strugës.

O R G A N I Z O N

          Shqyrtim publik dhe konsultim me opinionin sipas Raportit për vlersimin strategjik në ndikim të  mjedisit jetësor për    dokumentacionin e  planit urbanistik lokal (DPUL) për PK 3454/4 KK Misleshovë, me qëllim A4- BANIM I PËRKOHSHËM me sipërfaqe prej 0.83 ha,  Komunën e Strugës.

  1. Informohet opinioni se është vënë në shqyrtim dhe konsultim me opinionin, Raporti për vlersimin strategjik në ndikim të mjedisit jetësor për dokumentacionin e planit urbanistik lokal (DPUL) për PK 3454/4 KK Misleshovë, me qëllim A4- BANIM I PËRKOHSHËM me sipërfaqe prej 0.83 ha,  Komunën e Strugës.
  1. Raporti për vlersimin strategjik në ndikim të mjedisit jetësor është ekspozuar në Sektorin për urbanizëm, veprimtari komunale, komunikacion dhe mbrojtje të mjedisit jetësor, në Komunën e Strugës çdo ditë pune nga ora 8 – 16, filluar nga data 31.10.2018 deri në 30.11.2018.
  2. Konsultimi me opinionin do të mbahet në 23.11.2018 (e Premte), në Komunën e Strugës, me fillim në orën 15.00.
  3. Personat juridik dhe fizik dhe opinioni mundë të parashtrojnë mendimet e tyre në lidhje me Raportin deri te Komuna e Strugës në afat prej 30 ditëve të shqyrtimit  publik.
  4. Të gjithë palët e interesuar janë të ftuar të marrin pjesë në debatin publik dhe të japin mendimet e tyre, vërejtjet dhe propozimet sipas Raortit për vlersim strategjik në ndikimin e mjedisit jetësor dhe të njëjtat mund ti dërgojnë në e-mail: info@struga.gov.mk, ose permes postës në adresën: Komuna e Strugës, rr. Nënë Tereza pn, 6330 Strugë.

Nr. 10-3088
31.10.2018
STRUGË

Me respekt,
Komuna e Strugës

Takim me delegacion Italian

Dje shefi i kabinetit të Komunës së Strugës z.Dashmir Nasufi bashkë me Kryetarin e Këshillit të Komunës së Strugës z. Resul Kaba mirëpritën një delegacion italian në ambientet e Komunës së Strugës.

Delegacioni i përbër prej 6 personave ekspertë në fusha të ndryshme (ndërtim, shëndetësi, paisje spitalore, hulumtime fizibiliteti etj) po qëndron në Strugë dhe po zhvillon një sërë takimesh me qëllim konsulta, biseda, shkëmbim përvojash për nisjen e studimit për një spital të përgjithshëm në Strugë.

Kryetari i Këshillit dhe Shefi I Kabinetit të Komunës mirëpritën dhe falenderuan përfaqësuesit e Meridional Grup për këtë angazhim, kurse më pas e prezantuan qytetin e Strugës dhe kapacitetet që Struga bart si vend turistik dhe më pas e shpjeguan nevojnën për një spital të ri, I cili do të ketë dhe rol rajonal.

Nga ambientet e komunës të pranishmit vizituan nga afër spitalin aktual të qytetit.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Merko takim me delegacionin Italian

Dje, në ambientet e Hotel Drim Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko zhvilloi takim me përfaqësuesit e Meridional Grup nga Italia.

Në takim morrën pjesë edhe zv. Ministri i Shëndetësisë z. Asim Musa, Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Strugës z. Rexhep Dauti , z. Lulzim Nasufi arkitekt, si dhe përfaqësues të tjerë nga Komuna e Strugës. Takimi kishte karakter informues dhe prezantues, shkëmbim eksperiencash të projekteve spitalore që ky grup ka realizuar në Itali.

Gjatë takimit Kryetari i Komunës së Strugës u shpreh se qytetit të Strugës i mungonte një spital i ri që do ti plotësonte të gjitha kushtet e nevojshme, meqënëse spitali aktual nuk i plotëson të njëjtat dhe se një bashkëpunim i tillë, gjegjësisht ndërtimi i një spitali të ri ishte më se i mirëpritur për qytetin e Strugës.

“Qeveria dhe Ministria e shëndetësisë po punon në drejtimin e thithjes së grandeve nga Banka Botërore dhe fondet evropiane, nga të cilat fonde prioritet do të jetë ndërtimi i spitalit të Strugës. Ministria ka formuar një grup i përbëre prej disa anëtarësh të cilët së shpejti do të realizojnë takimin e parë dhe do të grumbullojnë të dhëna të përgjithshme për repartet aktuale si dhe nevojën e shtimit të tyre” – theksoi zv.ministri shëndetësisë z. Asim Musa.

Si përfundim grupi i ekspertëve shprehën se janë të gatshëm për bashkëpunim dhe realizim të një plani të tillë, si dhe u bënë ftesë të pranishmive të vizitojnë dhe shqyrtojnë nga afër projektet që kanë realizuar ato në Itali.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës