vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Takim pune me Lobin e femrave në Maqedoni

Në korrnizë të projektit “Çështjet dhe politikat gjinore si motiv që qytetarët të jenë të përfshirë në krijimin e politikave lokale” që e realizon Lobi i femrave të Maqedonisë, përkrahur nga CIVICA Mobilitas, janë parashikuar një sërë aktivitetesh në tetë komuna dhe atë Karposhit, Kumanovës, Tearcës, Manastirit, Velesit, Strumicës, Strugës dhe Çeshinë-Obleshevës.

Sot në ambientet e Sallës së Këshillit të Komunës së Strugës, u mbajt takim në të cilin morrën pjesë përfaqësues nga administrata komunale, përfaqësues nga këshilli i komunës si dhe znj. Elena Grozdanova, këshilltare shtetërore për mundësi të barabarta në Ministrinë e punës dhe politikës sociale. Znj. Grozdanova është një nga themeluesit e maqinerisë gjinore të R. Maqedonisë dhe inicijatore për formimin e komisjoneve për mundësi të barabarta dhe planeve kombëtare.

Thirrje deri te qytetarët e Strugës dhe rrethinës

NPN Proaqua Strugë: Pa bashkëpunimin tuaj, të nderuar qytetarë të Strugës dhe rrethinës, përpjeket tona nuk kanë vlerë!

NPN Proaqua Strugë bën thirrje deri te qytetarët e Strugës dhe rrethinës që mos keqpërdorin ujin dhe ta kursejm në mënyrë sa më racionale ujin e pijshëm deri në pikën maksimale për të përdorur ujin e pijshëm për qëllime të rëndësishme. NPN Proaqua mbikqyr situatën dhe sic do herë dhe sot menjëher pas reshjeve të shiut i cili ndalon një pjesë të keqpërdoruesve vërehet dukshëm përmisimi i furnizimit me ujë të pijshëm në disa vende problematike. Situata e krijuar tregon se nga java e kaluar ka filluar një rritje e kërkesave për ujë të pijshëm, dhe kemi informacione të shumta që na vijnë nga qytetarët dhe nga ekipet e kontrollës së NPN Proaqua Strugë se uji është duke u keqpërdorë në forma të ndryshme, dhe atë duke harxhuar rreth 420 litër në sekond nga rezervuarët situat e cila tregon se shumë qytete më të mëdha se Struga harxhojnë më pak ujë duke mos e keqpërdorur ujin e pijshëm.

Kemi premtuar se do të përmisojmë tempon e rritjes së kapacitetit të shpërndarjes së ujit të pijshëm dhe çdo ditë jemi duke vepruar dhe duke përmisuar situatën duke e krahasur me vitet e kaluara, por përpjekjet tona nuk kanë vlerë kur nuk arrim mirëkuptim dhe bashkëpunimin tuaj për të ndaluar çdo keqpërdorim. Jemi të nderuar nëse do arrim mirëkuptimin e gjithë qytetarëve të Strugës për të ndarë me ta disa porosi dhe atë:
1. Uji, burimi i jetës, është lëng i cili është i domosdoshëm për jetën tonë.
2. Gjithçkaje ja dimë çmimin, asgjëje vlerën. (Friedrich Niche).
3. Çdo herë pyesni vetën me ujin e keqpërdorur sa njerëz kemi dëmtuar
4. Uji i pijshmëm ka më shumë vlerë dhe rëndësi për dikë sesa larja e veturës tuaj.
5. Uji i pijshmëm ka më shumë vlerë nëse përdoret si duhet dhe jo për të zbukuruar gjelbërimin e parkut tuaj.
6. Sa herë na ka ndodhur që gjatë larjes së dhëmbëve të harrojm çezmën të hapur.
7. Mundoheni që vaditjen e luleve mos e bëni çdo ditë pasi që sa më shumë të kursejm aq më shumë do i nderojm të tjerët.
8. Sa herë jemi dëshmitar dhe kemi vërejtur që dikush ka ndërhyr në rrjet duke u lidhur me lidhje jo legale por me këtë veprim ka dëmtuar shumë të tjerë dhe ne nuk kemi reaguar aspak.
9. Të këshillojm gjithë secilin që po shohim se me ujin e pijshëm e përdor për larjen e trotuarit duke i thënë se ka shum njerëz që kanë nevoj për atë ujë të keqpërdorur.
10. Të mundohemi të jemi ne ata të cilët rregullisht do paguajm faturat e ujit të pijshëm.

Duke përdorur ujin të gjith jemi dëshmitar se jemi përdorues dhe shfrytëzues por që asnjëher nuk do e keqpërdorim po çdo herë do mundohemi ta kursejmë duke menduar çdo herë për të tjerët.
Falenderojmë qytetarët e Strugës dhe njëherazi kërkojmë të ndajmë me ta një video të marrë nga Kompania Ujësjellësi rajonal Sh.A Prishtina, për të paraqitur disa fakte për shumë të rëndësishme dhe për ju ne shumë vlerë.

NPN Proaqua
Strugë

Aksioni I NP Komunale

Aksioni I NP Komunale

NP Komunale Strugë në bashkëpunim me Komunën e Strugës, vazhdojnë aksionin për pastrimin e deponive të egra në territorin e Komunës.

Aksioni për ngritjen e mbeturinave nga deponitë e egra do të vazhdojë edhe më tej me të njëjtën dinamikë.

NP Komunale

    

Aktivitete të NP Komunale

Gjatë disa ditëve të kaluara,ekipet e NP Komunale Strugë të sektorit për rregullimin e sipërfaqeve të blerta të qytetit,i vazhduan veprimtaritë e tyre për rregullimin e rregullt të sipërfaqeve me bar,rrugëve me pemë dhe kurorat e luleve në qytet,si dhe në molet e lumit Drin i Zi.
Veprimtaritë u realizuan nëpër shumë vende të qytetit.
Në kuadër të veprimtarive të atilla ekipet e NP Komunale Strugë kryen prerjen e degëve-rregullimin e majave të pemëve,kositjen e sipërfaqeve me bar dhe mbjelljen e luleve-plotësimin e kurorave të luleve përgjatë shëtitoreve.

NP Komunale Strugë

Njoftim nga NPN Proaqua Strugë

NPN Proaqua Strugë i njofton qytetarët e Strugës se sot do te kete ndalim të furnizimit me ujë të pijshëm në një pjesë të qytetit për shkak të një defekti të madh që ka ndodhur në rrugën Risto Krle.
Ekipet tona janë në teren dhe po punojnë në sanimin e defektit me qëllim që gjendja të kthehet në normale sa më shpejtë.

Me respekt, NPN Proaqua Strugë.

LAJMËRIM

Të nderuar qytetarë,

Në bazë të nenit 47 paragrafi 1 të Ligjit për veprimtari hoteliere (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 62/2004, 89/2008, 115/2010, 53/2011, 141/2012, 164/2013, 187/2013, 166/2014, 199/2014, 129/2015, 192/2015, 39/2016, 53/2016, 71/2016), për dhënie të shërbimeve hoteliere – akomodim të turistëve, nga personat fizikë duhet të plotësohen kushtet minimale teknike dhe kushtet për kategorizim.
Kategorizimi i këtyre objekteve kryhet nga ana e Komisionit për kategorizim.
Për këtë arsye, Ju lajmërojmë se duhet të parashtroni KËRKESË PËR KATEGORIZIM deri te administrata e Komunës së Strugës. Pas pranimit të kërkesës nga ana Juaj, komisioni për kategorizim del në vendngjarje, përpilon procesverbal dhe në bazë të të dhënave sjell aktvendim për kategorizim.
Vlefshmëria e aktvendimit për kategorizim është 3 (tre) vjet dhe pas skadimit të afatit të vlefshmërisë duhet të parashtrohet kërkesë e re për kategorizim.
Ju lutemi që në afat sa më të shkurtër të paraqiteni në sportelin e administratës së komunës për të plotësuar kërkesë për kategorizim, ose ta shkarkoni formularin në mënyrë elektronike, ta plotësoni dhe ta dorëzoni në sportelin e komunës.
Për parashtrimin e kërkesave vlen orari i punës së administratës së komunës çdo ditë nga ora 08:00 deri 16:00.
Duke shpresuar në bashkëpunim pozitiv, paraprakisht Ju falemnderojmë.

Shkarkoni Kërkesën për kategorizim

Me respekt.
Komuna e Strugës

VËREJTJE: Dispozitat kundërvajtëse (gjobat) të përcaktuara me këtë ligji janë të larta. Respektoni ligjin!

Takim në lidhje me përgatitjen planit për menaxhimin e liqenit të Ohrit.

Të premten në ambientet e Komunës së Ohrit u mbajt një takim me përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor me ekspertë nga Komuna e Strugës, Ohrit dhe Debrcës në lidhje me përgatitjen e një plani për menaxhimin e liqenit të Ohrit.

Në takim u dhanë sugjerime për hartimin e një plani me përfshirjen e pikave kritike. Plani synon ripërtëritjen dhe shpalljen e Liqenit të Ohrit për zonën të mbrojtur dhe emërim në listën Ramsar.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës.

NPN Proaqua intervenon në rrjetin e ujësjellsit

NPN Proaqua intervenon në rrjetin e ujësjellsit

Sot, Kryetari i Komunës së Strugës z.Ramis Merko sëbashku me drejtorin e NPN Proaqua Strugë z. Jeton Shaqiri pas disa viteve intervenuan në rrjetin e ujësjellsit për qytetin e Strugës.

Më lëshimin e rrjetit të ri do të përfitojnë shumë qytetarë të Strugës dhe atë:
• Të gjithë qytetarët të cilët banojnë në rrugën Risto Krle
• Të gjithë qytetarët të cilët banojnë në rrugën Gllobocica
• Të gjithë qytetarët të cilët banojnë në rrugën JNA
• Të gjithë qytetarët të cilët banojnë në rrugën Partizanska

Vlen të përmendet se nëpërmjet këtij instalimi do të bëhet furnizim me ujë për lagjen e Misleshovës dhe Morovishtës por nga i njëjti rrjet do të përfitojnë rreth 30 % e pjesës së qytetit të Strugës.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës