vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.202/24), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

A K T V E N D I M për konvokimin e mbledhjes së 47 (dyzetë e shtate) të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 47 (dyzetë e shtatë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 02.04.2025, (E mërkurë) me fillim në ora 10:00, në sallën për mbajtjen e seancave të Këshillit të Komunës së Strugës

Për mbledhjen e propozoj këtë

R E N D I T  T Ë  D I T Ë S

  1. Propozim plani vjetor për ndryshim dhe plotësim të planit për punësim për vitin 2025, Komuna e Strugës.
  2. Raport vjetor për punën financiare të NP,,Ujsjellës dhe kanalizim’’ – Strugë 01.01.2024 – 31.12.2024.
  3. Raport vjetor për zbatimin e tarifave të përcaktuara – për furnizim me ujë për periudhën 01.2024 – 12.2024 të NP,, Ujësjellës dhe kanalizim’’ – Strugë.
  4. Raport vjetor për zbatimin e tarifave të përcaktuara – largimin e ujërave të zeza për periudhën nga 01.01.2024 – 31.12.2024 të NP,,Ujësjellës dhe kanalizim’’ – Strugë.
  5. Ndryshim dhe plotësim i Planit vjetor për punësim për vitin 2025 për NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Strugë.
  6. Llogarija përfundimtare e NP ,,Eko Strugë’’ për vitin 2024.
  7. Vendim për dhënien e pëlqimit të rregullores për ndryshim dhe plotësim të rregullores për sistematizimin e vendeve të punës në NP ,,Eko Strugë’’.
  8. Kërkesë për miratimin e Vendimit për furnizimin e automjeteve speciale-kamionë për mbeturina komunale.
  9. Raport për punën e NP “Komunale” – Strugë për periudhë nga 01.01.2024 deri më 31.12.2024.
  10. Plan vjetor për punësim për vitin 2026 në NP “Komunale” – Strugë.
  11. Propozim-aktvendim për ndryshimin e antarëve në komisionin e përbashkët për përgatitjen e propozim akteve për themelimin e bashëkpunimit ndërkomunal.
  12. Propotim-vendim për formimin e grupit të punës për emerim të rrugëve dhe ndryshim i emrave të rrugëve  në teritorin e Komunës së Strugës.
  13. Kërkesë për emërimin e anëtarit në bordin drejtues në ISHP “Shtepia e shëndetit” – Strugë.
  14. Kërkesë për emërimin e antarit në këshillin e shkollës së Muzikës në Strugë.
  15. Kërkesë për emërimin e anëtarit në këshillin e shkollës në SHFK “Josip Broz Tito” – Strugë.
  16. Propozim-Aktvendim për ndryshim dhe plotësim të Aktvendimit për emërimin e anëtarëve të Shtabit hapsinor për mbrojtje dhe shpëtim i Komunës së Strugës dhe realizues për punë administrative-teknike dhe operative nr.08-641/15 nga data 24.02.2022.
  17. Vendim për dhënien e pëlqimit dhe autorizimit për shlyerjen respektivisht ridestinimin e mjeteve nga llogaria buxhetore e Komunës së Strugës.
  18. Vendim   për  përcaktimin  e  prioritetit  të thirjes në  Byronë  për  zhvillim  regjional   të  RMV  për vitin 2025 për propozim projekte për zhvillimin e fshatrave.
  19. Vendim për pjesëmarrje financiare në thirjen e Byrosë për zhvillim regjional në RMV për vitin 2025 për propozim projekte për zhvillimin e fshatrave.
  20. Vendim  për përcaktimin e prioritetit të thirjes në Byronë për zhvillim regjional  të RMV për vitin 2025 për propozim projekte për zhvillim të zonave urbane dhe zhvillim i qëndrueshëm urban.
  21. Vendim për kofinancimin e projekteve të thirjes në Byronë për zhvillim regjional  të RMV për vitin 2025 për propozim projekte për zhvillim të zonave urbane dhe zhvillim i qëndrueshëm urban.
  22. Vendim  për përcaktimin e prioritetit të thirjes në Byronë për zhvillim regjional  të RMV për vitin 2025 për propozim projekte për zhvillimin e zonave me nevoja specifike për zhvillim.
  23. Vendim për bashkëfinancim projekte të thirjes në Byronë për zhvillim regjional  të RMV për vitin 2025 për propozim projekte për zhvillimin e zonave me nevoja specifike për zhvillim.
  24. Vendim për bartjen e së drejtës së pronësisë të sistemit të instaluar fotovoltaik me fuqi 29.7 KW – pronësi e Komunes së Strugës në SHF,, Vëllezerit Milladinovc’’ – Strugë.
  25. Vendim   për   bartjen   e   së   drejtës   së   pronësisë së sistemit  të   instaluar   fotovolltaik  me fuqi 40 KW – pronësi   e  Komunes   së    Strugës  në  Çerdhen    e    Femijëve     ,, Dielli’’    Strugë.
  26. Vendim për bartjen e së drejtës së pronësisë së sistemit të instaluar fotovolltaik me fuqi 29,7 KW – pronësi e Komunes së Strugës në SHMK ,,Niko Nestor’’ Strugë.
  27. Vendim   për bartjen   e   së   drejtës   së   pronësisë së   sistemit   të   instaluar   fotovolltaik   me fuqi 40   KW   –   pronësi   e   Komunes   së   Strugës   në    SHF ,,  Ekrem   Jakupi’’ –   f  .Koroshisht, Strugë.
  28. Vendim   për   bartjen   e   së   drejtës   së   pronësisë   së   sistemit   të    instaluar   fotovolltaik me   fuqi   40 KW   –   pronësi e Komunes së Strugës në SHF ,,Jonçe Krezheski’’, – f.Misleshovë Strugë.
  29. Vendim për bartjen e së drejtës së pronësisë  të objektit te rekonstruktuar rrugët në pjesën e vjetër të Strugës – nga investitori Qendra për zhvillim të Rajonit planor jugperëndim në Komunës së Strugës.
  30. Vendim për bartjen e së drejtës së pronësisë ne objekt  Ujësjellës  –  pronësi   nga   Komunës e Strugës   në NP,,Ujësjellës dhe kanalizim’’ – Strugë.
  31. Inicijativë për përpunimin e miratimit të planit urbanistik me plan për parcelizim për PN 1.5, PN 1.10 pjesë nga blloku 26 MU 1, Komuna e Strugës.
  32. Inicijativë për përpunimin e Projektit urbanistik me plan për parcelizim për formimin e parcelës ndërtimore PN 09.88 nga PN 09.88, PN 09.89, dhe pjesë nga PN 09.90, PN 09.91, PN 09.104 dhe PN 09.105 sipas çertifikatës nga ndryshimi dhe plotësimi i PDU për NjU 4 Strugë 2023-2028 zhvillim i planifikuar me qëllim A1-banim në shtëpi, Komuna e Strugës.
  33. Vendim për ndryshim dhe plotësim të Rregullores për përcaktimin e lokacioneve për vendosjen e pajisjes urbane dhe kampim.
  34. Vendim për plotësimin e Vendimit për përcaktimin e nevojës për vendosjen e Pajisjes urbane.
  35. Propozim Vendim për plotësim të Vendimit për tjetërsimin e pronës së paluajtshme- pronësi e Komunës së Strugës.
  36. Propozim për korigjim teknik për PDU për PN 17.28, PN 17.28.1 dhe PN 17.28.2 nga PDU për Vreshtat e liqenit pjesë 1 dhe 2, numri teknik 263/2002, miratuar me vendim me numër 07-1492/2 nga data 03.10.2003, Komuna e Strugës, Periudha planore 2003-2018.
  37. Vendim për dhënie pëlqim për furnizimin e sendeve të luajtshme.
  38. Raport për punën e SHFK ,,Goce Delçev’’ f.Jabllanica gjatë gjysëmvjetorit të parë të vitit shkollor 2024/2025.
  39. Raport gjysëmvjetor të SHFK ,,Bashkimi’’ f.Oktis për vitin shkollor 2024/2025.
  40. Ndryshim dhe plotësim i planit vjetor për punësim për vitin 2025 në SHFK “Josip Broz Tito” – Strugë.
  41. Plan vjetor për punësim për vitin 2026 në SHMK “Niko Nestor” – Strugë.
  42. Plan vjetor për punësim për vitin 2026 në Shkollën   fillore   komunale   të muzikës Strugë.
  43. Kërkesë nga shkolla e muzikës për dhënie në shfrytëzim të objektit.
  44. Vendim   për   përcaktimin e shumës maksimale   të   vlerës   së   pikës   për përllogaritjen e pagave të nënpunësve administrativ të punësuar në  EPÇKF “8- Marsi” Strugë për vitin 2025.
  45. Vendim për përcaktimin e shumës maksimale të vlerës të pikës për përllogaritje të pagave të dhënësve të shërbimeve publike dhe të drejtorëve të shërbimeve publike për fëmijë për vitin 2025.
  46. Vendim për miratimin e raportit finciar nga 01.01.2024 deri më 31.12.2024 (llogaria përfundimtare) – për bllok dotacionin, për vitin 2024 të EPÇKF “8-Marsi” – Strugë.
  47. Vendim për miratimin e raportit financiar nga 01.01.2024 deri më 31.12.2024 (lloratia përfundimtare) – për llogarinë personale, për vitin 2024 për EPÇKF “8-Marsi” – Strugë.
  48. Llogaria përfundimtare për vitin 2024 e EPÇKF “8-Marsi” – Strugë.
  49. Llogaria përfundimate për vitin 2024 e SHFK “Vëllezërit Milladinov” – Strugë.
  50. Llogaria përfundimate për vitin 2024 e SHFK “Josip Broz Tito” – Strugë.
  51. Llogaria përfundimate për vitin 2024 e SHFK “Nuri Mazari” f.Dollogozhdë.
  52. Llogaria përfundimate për vitin 2024 e SHFK “Murat Llabunishti” – f.Llabunishtë.
  53. Llogaria përfundimate për vitin 2024 e SHFK “Shën Kliment Ohri” – f.Drasllajcë.
  54. Llogaria përfundimate për vitin 2024 e SHFK “Orhan Xhemaili” – f.Tatesh i poshtëm.
  55. Llogaria përfundimate për vitin 2024 e SHFK “Zini Hani” – f.Veleshtë.
  56. Llogaria përfundimate për vitin 2024 e SHFK “Bashkimi” –f.Oktisi.
  57. Llogaria përfundimate për vitin 2024 e SHFK “Goce Dellçev” – f.Podgorcë.
  58. Llogaria përfundimate për vitin 2024 e SHFK “Goce Dellçev” – f.Jabllanicë.
  59. Llogaria përfundimate për vitin 2024 e SHFK “Ashim Agushi” – f.Ladorishtë.
  60. Llogaria përfundimate për vitin 2024 e Shkollës fillore komunale të muzikës Strugë.
  61. Llogaria përfundimate për vitin 2024 e SHMK “Niko Nestor” – Strugë.
  62. Llogaria përfundimate për vitin 2024 e SHMK “Ibrahim Temo” – Strugë.
  63. Vendim për dhënien e ndihmës financiare për Sabedin Demiri.
  64. Vendim për dhënien e ndihmës financiare për Kibaret Demiri.
  65. Vendim për dhënien e ndihmës financiare për Agni Maksuti.
  66. Vendim për dhënien e ndihmës financiare për Elzana Bajramoska.
  67. Vendim për dhënien e ndihmës financiare për Asan Mehmedoski.
  68. Vendim për shpërndarjen e ndihmës financiare për personin Neshat Ibushoski.
  69. Vendim për shpërndarjen e ndihmës financiare për personin Jasmina Kleçkaroska.
  70. Vendim për shpërndarjen e ndihmës financiare për personin Xhelal Asani.

Materialet e mbledhjes së 47

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).