vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

  • KOMUNA E STRUGËS
  • Komuna e Strugës është njësi e vetëqeverisjes lokale, si bashkësi e popullsisë në territorin e saj të përcaktuar me lig, e cila përmes organeve, administratës dhe shërbimeve të organizuara publike, mundëson kryerjen e kompetencave të përcaktuara me ligj, por në nivel lokal. Kështu, në mënyrë të pavarur, në kuadër të ligjit, komuna kryen punë me interes publik të rëndësisë lokale.

    Në bazë të ligjit, Komuna e Strugës kryen planifikim urbanistik (urban dhe rural), mbron ambientin jetësor dhe natyrën, planifikon zhvillimin ekonomik lokal, kryen veprimtari komunale (ujësjellës dhe kanalizime, ndriçim publik, grumbullimin dhe mënjanimin e mbeturinave, rregullim dhe organizim të transportit publik, ndërtim, mirëmbajtje dhe rikonstruksion të rrugëve dhe rrugicave lokale dhe objekteve tjera, rregullimi i regjimit të trafikut rrugor, mirëmbajtje të sinjalistikës rrugore, çështjet e parkimit të automjeteve në territorin e komunës, mirëmbajtjen e parqeve dhe gjelbërimeve, përcaktimin e emrave të rrugëve, urave, shesheve dhe objekteve tjera infrastrukturore, mirëmbajtjen e varrezave etj), kryen punë nga sfera e kulturës, sportit, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve, bën themelim, organizim dhe administrim me shkollat fillore dhe të mesme, ndërmerr masa për mbrojtjen shëndetësore dhe shpëtim të qytetarëve dhe të mirave materiale në gjendje lufte, fatkeqësie natyrore, si dhe kryen mbrojtje nga zjarret përmes njësive territoriale zjarrfikëse.

    Me qëllim kryerjen e punëve nën kompetencë të komunës, organizohet administrata e komunës në sektorë, njësi dhe inspektoriat komunal. Organizimin, fushëveprimin dhe mënyrën e kryerjes së punëve nga ana e administratës komunale e përcakton Këshilli i komunës, me propozim të Kryetarit të komunës.

    Çështjet administrative të komunës realizohen nga të punësuarit në administratën komunale. Të punësuarit në administratën lokale kanë status të nëpunësit shtetëror, të cilët kryejnë punë profesionale, normativo-juridike, administrative, mbikëqyrëse, planifikim, punë materiale financiare, punë të kontabilitetit, punë informatike dhe punë të tjera në pajtim me ligjet. Nga aspekti i llojit të arsimimit, përvojës së punës, përgjegjësisë dhe kompleksitetit të detyrave të punës përcaktohet numri i përgjithshëm i vendeve të punës në administratën lokale.

    Nëpunësi në administratën komunale të Komunës së Strugës obligohet që punët dhe detyrat administrative t’i kryejë me vetëdije, në mënyrë profesionale, efikase, të rregullt dhe në kohë, jonjëanshëm dhe pa ndikime politike, të mos udhëhiqet nga interesi personal financiar, pa keqpërdorime të kompetencave dhe autorizimeve dhe ta mbrojë dinjitetin dhe imazhin e administratës ku nëpunësi punon.

Sekretari

Tel: +389 46 781 223
Prej ores 08:00 – 16:00

Sektori për çështje financiare

Tel: +389 46 781 223

Prej ores 08:00 – 16:00

Sektori për veprimtari publike

XHEMI HAJREDINI
Komuna e Strugës

Email:xh.hajredini@struga.gov.mk
Prej ores 08:00 – 16:00

Sektori për përkrahje të kryetarit, organizim të punës së këshillit dhe teknologjis informatike

ARMEND SHAQIRI
Komuna e Strugës
Email: a.shaqiri@struga.gov.mk
Prej ores 08:00 – 16:00

Sektori për turizëm, zhvillim ekonomik lokal dhe bashkëpunim ndërkombëtar

Tel: +389 46 781 223

Prej ores 08:00 – 16:00

Sektori për urbanizëm, veprimtari komunale, komunikacion dhe mbrojtje të mjedisit jetësor

NATMIR NEXHIPI

Komuna e Strugës
Email: n.nexhipi@struga.gov.mk
Prej ores 08:00 – 16:00

Sektori për mbikëqyrje inspekcionale-inspektorat

Komuna e Strugës

Prej ores 08:00 – 16:00

Njësia për administrim me resurse njerëzore

Tel: +389 46 781 223

Prej ores 08:00 – 16:00

Njësia për revizion të brendshëm

Tel: +389 46 781 223

Prej ores 08:00 – 16:00

Njësia territoriale zjarrfikëse e komunës

Tel: +389 46 781 223

Prej ores 08:00 – 16:00