Dorëzоhet te: Gazetat Zyrtare VECHER Njësia për teknologji informatike LËNDA: KËRKESË PËR SHPALLJE Në përputhje me nenin 99 paragrafi 1 dhe paragrafi 3 si dhe nenin 122 paragrafi 4 të Ligjit për mjedisin (Gazeta Zyrtare e RM nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 187/13, 42/14, 111/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16 dhe 99/18), (Gazeta Zyrtare e RMV nr. 89/22, 171/22, 3/25 dhe 124/25), Kryetari i Komunës e Strugë,
SHPALLJE e projektit të B- Lejes së integruar ekologjike
Kryetarit të Komunës së Strugës i është dorëzuar kërkesa e plotë për lëshimin e Lejes Ekologjike të Integruar – B me nr. 12-2372/1 nga data 05.05.2026.
Parashtrues i Kërkesës: SHPTNU NOMAS 79 SHPKNJP import-eksport, dega Gurorja NIÇE TRANS, Boroec – Strugë.
Veprimtaria prioritare: 08.12 – Nxjerrja e zhavorrit, rërës, argjilës dhe kaolinit.
Lokacioni i instalimit: Boroec në një pjesë të PK. Nr. 224/1 KK Boroec jashë qytetit, Komuna e Strugës, me sipërfaqe prej 0.214532 km².
Personi kontaktues: Dijana Toleska.
Kategoria e instalimit: Në përputhje me Rregulloren, Shtojca 2. Aktivitetet e instalimeve për të cilat kërkohet B- lejes sëintegruar ekologjike. Shtojca 2, pika : 3.2 – Instalimi për gërmimin, thërrmimin, bluarjen, sitjen, ngrohjen e lëndëve të para minerale, nëse nuk përfshihen në Shtojcën 1 të rregullores.
Projekt Leja në formë të shtypur, do të jetë e ekspozuar, për shqyrtim për të interesuarit në afat prej 14 ditëve që nga dita e daljes së kësaj Shpallje, në shtypin ditor në hapsirat e : Komunës së Strugës, heshi „Nënë Tereza” p.n., 6330 STRUGË. Çdo ditë pune nga ora 08 – 15:00 Telefoni për kontakt: 046 781-335 Përmbajtja e plotë e PROJEKT-Lejes B, e nevojshme për formësimin dhe dorëzimin e opinioneve dhe qëndrimeve, do të jetë e disponueshme për publikun e interesuar brenda një afati prej 14 ditësh, gjegjësisht nga data 24.07.2026 deri më 06.08.2026 në www.struga.gov.mk.
