vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Bazuar në Masën 2, pika 2.5. të Programit për propagandë të përgjithshme turistike dhe për përmirësim të kushteve për qëndrim të turistëve në vitin 2026 të miratuar nga Këshilli i Komunës së Strugës nr.08-1410/9 me datë 13.03.2026 dhe Rregullores për subvencionimin e ekspozitave muzeore dhe galerive artistike në pronë private për vitin 2026, të miratuar nga Këshilli i Komunës së Strugës, me nr. 08-6288/40 të datës 28.10.2026, Njësia për turizëm e Komunës së Strugës shpall

THIRRJE PUBLIKE

për subvencionimin e ekspozitave muzeore dhe galerive të artit në pronë private për vitin 2026

1. Lëndë e përkrahjes:

Subvencionimi përfshin mbështetjen e aktiviteteve kulturore, edukative dhe promovuese që kontribuojnë në krijimin e kushteve për themelimin, zhvillimin dhe afirmimin e muzeve privatë dhe galerive artistike.

Këto aktivitete mund të përfshijnë organizimin e ekspozitave, ngjarjeve kulturore, programeve edukative, fushatave promovuese dhe iniciativave për afirmimin e trashëgimisë kulturore dhe prodhimit artistik bashkëkohor.

Në këtë mënyrë, subvencionimi do të ndihmonte në nxitjen e iniciativave të reja, krijimin e infrastrukturës dhe integrimin e muzeve dhe galerive private në jetën kulturore dhe turistike të komunës.

Qëllimi është të sigurohet promovimi i turizmit, afirmimi i trashëgimisë kulturore, nxitja e kreativitetit dhe pasurimi i ofertës së përgjithshme kulturore të Strugës si destinacion turistik.

2. E drejta e pjesëmarrjes:

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjitha ekspozitat muzeore dhe galeritë e artit në pronësi private që veprojnë në territorin e Komunës së Strugës, nëse plotësojnë kushtet e Rregullores për subvencionimin e ekspozitave muzeore dhe galerive artistike në pronë private për vitin 2026.

3. Dedikimi i mjeteve:

Mjetet janë të destinuara për mbështetjen e ekspozitave muzeale dhe galerive artistike në pronësi private, të cilat përmes veprimtarisë së tyre kontribuojnë në ruajtjen, prezantimin dhe afirmimin e trashëgimisë kulturore dhe krijimtarisë bashkëkohore artistike në Strugë, duke përfaqësuar njëkohësisht një segment të rëndësishëm të ofertës turistike dhe një faktor për zhvillimin e turizmit kulturor. Për këtë qëllim, Njësia për Turizëm parashikon ndarjen e subvencioneve.

4. Shuma e mjeteve për subvencionim:

Mjetet për subvencionim sigurohen nga buxheti i Komunës së Strugës për vitin 2026, në Programin G2 – Propaganda e përgjithshme turistike dhe përmirësimi i kushteve për qëndrimin e turistëve.

Shuma e mjeteve që do t’u ndahet subjekteve nga pika 2 është 200.000,00 denarë, sipas Programit G2 (Turizëm), konto 464990, të cilat do të shpërndahen proporcionalisht dhe në mënyrë të barabartë sipas numrit përfundimtar të kërkesave të vlefshme të dorëzuara për subvencionim, për 2026.

5. Mënyra e aplikimit:

Për realizimin e të drejtës për marrjen e subvencionit sipas Rregullores, muzetë dhe galeritë e artit në pronësi private që ushtrojnë veprimtarinë në territorin e Komunës së Strugës, kërkesën bashkë me dokumentacionin e nevojshëm e dorëzojnë në sportelin e administratës komunale të Komunës së Strugës, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

6. Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Kërkesë për subvencionimin,
  • Kopje të letërmjoftimit nga aplikuesi,
  • Kopje të llogarisë transaksionare të aplikuesit për subvencion,
  • Kopje nga gjendja rrjedhëse nga Regjistri Qendror,
  •  
  • Akt regjistrimi/akt themelimi (për organizatat joqeveritare dhe shoqatat),
  • Statut ose dokument tjetër me të cilin dëshmohet veprimtaria e lidhur me muzeologjinë, artin pamor ose promovimin kulturor,
  • Vërtetim ose referenca për aktivitete të mëparshme/projekte të realizuara në fushën e kulturës (ekspozita, ekspozime, programe),
  • Dokumentacion tjetër.

7. Afati i fundit për aplikim:

Dokumentet e nevojshme dorëzohen te sporteli i administratës komunale më së voni deri në datë 27 nëntor 2026.

SHËNIM:

Nëse subjektet e theksuara në pikën 2 të kësaj thirrjeje publike, si kërkues të subvencionit, gjatë vitit 2026 kanë shfrytëzuar mjete në bazë të thirrjeve apo procedurave të tjera, nuk do tju miratohet kërkesa për subvenciont, gjegjësisht do tju refuzohet.

Dokumentacioni i paplotë ose kërkesat me dokumentacion të dorëzuar pas skadimit të afatit nuk do të shqyrtohen dhe do të konsiderohen të pavlefshme.

Për ta verifikuar vërtetësinë e të dhënave do të bëhet kontroll te Njësia për turizëm, si dhe te Sektori për çështje financiare të Komunës së Strugës.

Komision i veçantë i formuar nga Kryetari i Komunës së Strugës do t’i shqyrtojë kërkesat e parashtruara dhe do të përpilojë listë me kërkesa të miratuara.

Sektori për çështje financiare i Komunës së Strugës me aktvendime të posaçme do ta bëjë pagesën e mjeteve në llogaritë e kërkuesve sipas kësaj thirrjeje publike.

Thirrje publike

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).