vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Komuna e Strugës, bashkë me këshilltarin Murat Shabani nga fshati Llabunisht, vizituan sot Qendrën për zhvillim të hershëm të fëmijëve në fshatin Llabunisht të Strugës. Ky projekt në formë të çerdheve parashkollore u vazhdua si kërkesë e disa fshatrave të komunës së Strugës pas përfundimit të pilot – projektit nga ana e UNDP-së. Kryetari i Komunës së Strugës, Dr. Ramis Merko, pasi e pa të arsyeshme nevojën për edukim parashkollor në disa fshatra, me vetë-iniciativë dhe me financim nga buxheti i komunës vazhdoi punën e nisur një vit më parë. Sot, kështilltari Murat Shabani bashkë me përfaqësues nga Komuna e Strugës ndanë mjete shkollore për nxënësit që janë pjesë në këtë qendër. Ky projekt nuk do të përfundojë me kaq, por do të vazhdohet dhe do të marrë përmasa më të gjëra në të ardhmen.

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).