Në bazë të nenit 69 nga Ligji për mjedisin jetësor (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr.53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15 192/15, 39/16 dhe 42/16) dhe Urdhëresën për pjesmarjen e opinionit gjatë përpilimit të dispozitave dhe akteve tjera, si dhe planet dhe programet në sferën e mjedisit jetësor (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 147/08 dhe 45/11) ,Kryetari i Komunës së Strugës.
O R G A N I Z O N
Shqyrtim publik dhe konsultim me opinionin sipas Raportit për vlersimin strategjik në ndikim të mjedisit jetësor për përpunimin e dokumentacionit të Planit urbanistik lokal (DPUL) për ndërtimin e kompleksit ekonomik me qëllim G2 – INDUSTRI E LEHTË DHE JO NDOTËSE (PULARI) në PK 1820 KK Koroshishtë Zhepin, Komuna e Strugës.
bartin escort
- Informohet opinioni se është vënë në shqyrtim dhe konsultim me opinionin, Raporti për vlersimin strategjik në ndikim të mjedisit jetësor për (DPUL) për ndërtimin e kompleksit ekonomik me qëllim G2 – INDUSTRI E LEHTË DHE JO NDOTËSE (PULARI) në PK 1820 KK Koroshishtë Zhepin, Komuna e Strugës.
- Raporti për vlersimin strategjik në ndikim të mjedisit jetësor është ekspozuar në Sektorin për urbanizëm , veprimtari komunale, komunikacion dhe mbrojtje të mjedisit jetësor, në Komunën e Strugës çdo ditë pune nga ora 8 – 16, filluar nga data 08.01.2019 deri në 07.02.2019.
- Konsultimi me opinionin do të mbahet në 01.02.2019 (e Premte), në Komunën e Strugës, me fillim në orën 14.30.
- Personat juridik dhe fizik dhe opinioni mundë të parashtrojnë mendimet e tyre në lidhje me Raportin deri te Komuna e Strugës në afat prej 30 ditëve të shqyrtimit publik.
- Të gjithë palët e interesuar janë të ftuar të marrin pjesë në debatin publik dhe të japin mendimet e tyre, vërejtjet dhe propozimet sipas Raortit për vlersim strategjik në ndikimin e mjedisit jetësor dhe të njëjtat mund ti dërgojnë në e-mail: info@struga.gov.mk, ose permes postës në adresën: Komuna e Strugës, rr. Nënë Tereza pn, 6330 Strugë.
Me respekt,
Komuna e Strugës