vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Shpallje e kërkesë për dhenjen e B – lejes të integruar ekologjike

Në përputhje me nenin 99 paragrafi 1 dhe paragrafi 3 si dhe nenin 122 paragrafi 4 të Ligjit për mjedisin (Gazeta Zyrtare e RM nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 187/13, 42/14, 111/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16 dhe 99/18), (Gazeta Zyrtare e RMV nr. 89/22, 171/22, 3/25 dhe 124/25), Kryetari i Bashkisë së komuna e Strugës,

SHPALLJE

Kërkesë për dhenjen e  B – lejes  të integruar ekologjike

         Kryetarit të Komunës së Strugës i është dorëzuar kërkesa e plotë për lëshimin e B – Lejes Ekologjike të Integruar me nr. nr. i akteve 12-6006/1 nga data 02.06.2026.

Parashtrues i Kërkesës: SHTNISH KONDRI INZHINERING SHPKNJP, f.Velesht, Strugë

Veprimtaria prioritare: 41.20 – Ndërtim I objekteve kolektive dhe jokolektive

Lokacioni i instalimit: Baza e betonit në f.Belica e poshtme PK. Nr.1/2 KK Belica e poshtme veçim I pjesës nga PK.nr.1826 KK Velesht – jashtë qytetit

Personi kontaktues: Urim Kondri

Kategoria e instalimit:

Sipas Rregullores, Shtojca 2. Pika

3.2 – Instalimi për gërmim, thyerje, bluarje, sitje, ngrohje të lëndëve të para minerale

3.3 – Baza stacionare betoni me kapacitet të përgjithshëm të siloseve për beton më të madh se 50 m3, nëse nuk janë të përfshira në Shtojcën 1 të rregullores. Dokumentacioni i plotë me përmbajtjen e Kërkesës, i nevojshëm për formimin dhe dorëzimin e opinioneve dhe qëndrimeve, është i qasshëm për publikun e interesuar në afat prej 15 ditësh, edhe atë nga data 13.11.2026 deri më 27.11.2026 në www.struga.gov.mk.

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Mendi Qyra

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së 7-të (shtatë) të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Strugës

          Në bazë të nenit 40 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 5/02 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 202/24), nenit 26 të Statutit të Komunës së Strugës (“Informatori zyrtar i Komunës së Strugës” nr. 2/18, 10/19, 22/19, 11/20, 12/22 dhe 14/22) dhe nenit 59 paragrafi 4 të Rregullores për punën e Këshillit të Komunës së Strugës (“Informatori zyrtar i Komunës së Strugës” nr. 4/18), Kryetari i Këshillit të Komunës së Strugës, solli:

A K T V E N D I M

për konvokimin e mbledhjes së 7-të (shtatë) të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Strugës

             E konvokoj mbledhjen e 7-të (shtatë) të jashtëzakonshme e Këshillit të komunës së Strugës, për datën 13.11.2026, (e premte) me fillim në ora 14:00, në sallën e madhe të Këshillit të Кomunës së Strugës:

              Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S

  1. Propozim – Ndryshim dhe plotësim të Buxhetit të Komunës së Strugës për vitin 2026.

Materialet e mbledhjes së 7-të të jashtëzakonshme

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Mite Stefoski

Miratuar Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik(Pk.nr.584/3 dhe pjesë të Pk.nr.578/3 KK Radozhd )

Miratuar Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik për formimin e parcelës ndërtimore  në Pk.nr.584/3 dhe pjesë të Pk.nr.578/3 KK Radozhd me destinim A4-banim i përkohshëm ,A4.7 shtëpi tradicionale për nevojat e turizmit (shtëpi fshati, malore dhe të liqenit) komuna e Strugës nr.tek.28/20P nga muaji shtator 2026 I punuar nga PRO-ING 2026 SHPKNJP Gostivar

Aktvendim

Projekti urbanistik

Shpallje e kërkesë për dhenjen e B – lejes të integruar ekologjike

Në përputhje me nenin 99 paragrafi 1 dhe paragrafi 3 si dhe nenin 122 paragrafi 4 të Ligjit për mjedisin (Gazeta Zyrtare e RM nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 187/13, 42/14, 111/14, 44/15,129/15, 192/15, 39/16 dhe 99/18), (Gazeta Zyrtare e RMV nr. 89/22, 171/22, 3/25 dhe 124/25), Kryetari i Bashkisë së komuna e Strugës,

SHPALLJE e
Kërkesë për dhenjen e B – lejes të integruar ekologjike

Kryetarit të Komunës së Strugës i është dorëzuar kërkesa e plotë për lëshimin e B – Lejes Ekologjike të Integruar me nr. nr. i akteve 12-4587/1nga data 11.08.2026.
Parashtrues i Kërkesës:
Shoqëri për transport, tregti dhe shërbime „MI TRANS“ import-eksport Veleshtë SHPKNJ – Strugë
Veprimtaria prioritare:
23.610 – Prodhimi I produkteve të betonit për qëllime ndërtimi
Lokacioni I instalimit:
f. Veleshtë, Strugë. Lokacioni I separacionit në f. Belicë e Poshtme PK nr. 161/2 dhe lokacioni I bazës së betonit në f. Vranisht në PK nr. 346, 347, 350, 356, 357, 358 ZK Vranisht jashtë qytetit, Strugë
Personi kontaktues: MISER HANI
Kategoria e instalimit:
Sipas Rregullores, Shtojca 2. Pika
3.2 – Instalimi për gërmim, thyerje, bluarje, sitje, ngrohje të lëndëve të para minerale
3.3 – Baza stacionar e betoni me kapacitet të përgjithshëm të siloseve për beton më të madh se 50 m3, nëse nuk janë të përfshira në Shtojcën 1 të rregullores.

B – Lejes së integrurar ekologjike në formë të shtypur, do
të jetë e ekspozuar, për shqyrtim për të interesuarit në
afat prej 15 ditëve që nga dita e daljes së kësaj Shpallje,
në shtypin ditor në hapsirat e : Komunës së Strugës, sheshi
„Nënë Tereza” p.n., 6330 STRUGË.

Çdo ditë pune nga ora 08 – 15:00
Telefoni për kontakt: 046 781-335

Dokumentacioni i plotë me përmbajtjen e Kërkesës, i nevojshëm për formimin dhe dorëzimin e opinioneve dhe qëndrimeve, është i qasshëm për publikun e interesuar në afat prej 15 ditësh, edhe atë nga data 30.10.2026 deri më 16.11.2026 në www.struga.gov.mk.

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Mendi Qyra

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së 10-të(dhjetë) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Repbulikës së Maqedonisë” nr. 5/02 dhe ,Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.202/24), Kryetari i Këshillit të komunës së Strugës, miratoi:

A K T V E N D I M
Për konvokimin e mbledhjes së 10-të(dhjetë) të Këshillit të Komunës së Strugës


E konvokoj mbledhjen e 10-të (dhjetë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 28.10.2026, (e mërkurë) me fillim në ora 09:00, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

R E N D I T T Ë D I T Ë S

  • Procesverbal nga seanca e 5-të e jashtëzakonshme e Këshillit të komunës së Strugës, mbajtur më 7.7.2026.
  • Procesverbal nga seanca e 6-të e jashtëzakonshme e Këshillit të komunës së Strugës, mbajtur më 18.9.2026.
  1. Aktvendim për ndalimin e publikimit të Vendimit për mosdhënien e pëlqimit për Planin vjetor të punësimit në Komunën e Strugës për vitin 2027, nr. 08-5655/3, nga data 18.9.2026.
  2. Aktvendim për ndalimin e publikimit të Vendimit për mosdhënien e pëlqimit për Planin vjetor të punësimit në NP „Eko Struga“ – Strugë për vitin 2027, nr. 08-5655/4, nga data 18.9.2026.
  3. Aktvendim për ndalimin e publikimit të Konkluzionit për tërheqjen e pëlqimit për Planin vjetor të punësimit në NP „Ujësjellësi dhe Kanalizimi“ – Strugë për vitin 2027, nr. 08-5655/5, nga data 18.09.2026.
  4. Aktvendim për ndalimin e publikimit të Konkluzionit për tërheqjen e pëlqimit për ndryshim dhe plotësimin e Planit vjetor të punësimit në NP „Ujësjellësi dhe Kanalizimi“ – Strugë për vitin 2026, nr. 08-5655/6, nga data 18.09.2026.
  5. Propozim për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Komunës së Strugës për vitin 2026.
  6. Program vjetor për punën e SHMK „Dr. Ibrahim Temo“ – Strugë për vitin shkollor 2026/2027.
  7. Program vjetor për punën e SHMK „Niko Nestor“ – Strugë për vitin shkollor 2026/2027.
  8. Kërkesë për dhënien e pëlqimit për formimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve në SHMK „Dr. Ibrahim Temo“ – Strugë për vitin shkollor 2026/2027.
  9. Kërkesë për dhënien e pëlqimit për formimin e paraleleve me më pak se 25 nxënës, në SHMK „Niko Nestor“ – Strugë.
  10. Propozim – Vendim për dhënien e pëlqimit për formimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve në SHFK „Vëllezërit Miladinovci“ – Strugë, për vitin shkollor 2026/2027 (klasat I dhe VI).
  11. Propozim – Vendim për dhënien e pëlqimit për formimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve në SHFK „Vëllezërit Miladinovci“ – Strugë, për vitin shkollor 2026/2027 (klasat II, III, IV, V, VII, VIII dhe IX).
  12. Propozim – Vendim për dhënien e pëlqimit për formimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve në SHFK „Murat Labunishti“ – f. Llabunishtë, për vitin shkollor 2026/2027 (klasat I dhe VI).
  13. Propozim – Vendim për dhënien e pëlqimit për formimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve në SHFK „Murat Labunishti“ – f. Llabunishtë, për vitin shkollor 2026/2027 (klasat II, III, IV, V, VII, VIII dhe IX).
  14. Propozim – Vendim për dhënien e pëlqimit për formimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve në SHFK „Zini Hani“ – f. Veleshtë, për vitin shkollor 2026/2027 (klasat I dhe VI).
  15. Propozim – Vendim për dhënien e pëlqimit për formimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve në SHFK „Zini Hani“ – f. Veleshtë, për vitin shkollor 2026/2027 (klasat II, III, IV, V, VII, VIII dhe IX).
  16. Propozim – Vendim për dhënien e pëlqimit për formimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve në SHFK „Ashim Agushi“ – f. Radolishtë, për vitin shkollor 2026/2027 (klasat I dhe VI).
  17. Vendim për dhënien e pëlqimit për formimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve në SHFK „Ashim Agushi“ – f. Radolishtë, për vitin shkollor 2026/2027 (klasat II, III, IV, V, VII, VIII dhe IX).
  18. Vendim për dhënien e pëlqimit për formimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve në SHFK „Nuri Mazari“ – f. Dollogozhdë, për vitin shkollor 2026/2027 (klasat I dhe VI).
  19. Vendim për dhënien e pëlqimit për formimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve në SHFK „Nuri Mazari“ – f. Dollogozhdë, për vitin shkollor 2026/2027 (klasat II, III, IV, V, VII, VIII dhe IX).
  20. Propozim – Vendim për dhënien e pëlqimit për formimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve në SHFK „Bashkimi“ – f. Oktis, për vitin shkollor 2026/2027 (klasat I dhe VI).
  21. Propozim – Vendim për dhënien e pëlqimit për formimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve në SHFK „Bashkimi“ – f. Oktis, për vitin shkollor 2026/2027 (klasat II, III, IV, V, VII, VIII dhe IX).
  22. Propozim – Vendim për dhënien e pëlqimit për formimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve në SHFK „Josip Broz Tito“ – Strugë, për vitin shkollor 2026/2027 (klasat I dhe VI).
  23. Propozim – Vendim për dhënien e pëlqimit për formimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve në SHFK „Josip Broz Tito“ – Strugë, për vitin shkollor 2026/2027 (klasat II, III, IV, V, VII, VIII dhe IX).
  24. Propozim – Vendim për dhënien e pëlqimit për formimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve në SHFK „Goce Dellçev“ – f. Podgorcë, për vitin shkollor 2026/2027 (klasat I dhe VI).
  25. Propozim – Vendim për dhënien e pëlqimit për formimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve në SHFK „Goce Dellçev“ – f. Podgorcë, për vitin shkollor 2026/2027 (klasat II, III, IV, V, VII, VIII dhe IX).
  26. Propozim – Vendim për dhënien e pëlqimit për formimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve në SHFK „Shën Klimenti i Ohrit“ – f. Drasllajcë, për vitin shkollor 2026/2027 (klasat I dhe VI).
  27. Propozim – Vendim për dhënien e pëlqimit për formimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve në SHFK „Shën Klimenti i Ohrit“ – f. Drasllajcë, për vitin shkollor 2026/2027 (klasat II, III, IV, V, VII, VIII dhe IX).
  28. Propozim – Vendim për dhënien e pëlqimit për formimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve në SHFK „Goce Dellçev“ – f. Jabllanicë, për vitin shkollor 2026/2027 (klasat I dhe VI).
  29. Propozim – Vendim për dhënien e pëlqimit për formimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve në SHFK „Goce Dellçev“ – f. Jabllanicë, për vitin shkollor 2026/2027 (klasat II, III, IV, V, VII, VIII dhe IX).
  30. Propozim – Vendim për dhënien e pëlqimit për formimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve në SHFK „Orhan Xhemaili“ – f. Tatesh i Epërm, për vitin shkollor 2026/2027 (klasat I dhe VI).
  31. Propozim – Vendim për dhënien e pëlqimit për formimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve në SHFK „Orhan Xhemaili“ – f. Tatesh i Epërm, për vitin shkollor 2026/2027 (klasat II, III, IV, V, VII, VIII dhe IX).
  32. Plan vjetor për punësim në SHFK „Zini Hani“, f. Veleshtë, për vitin 2027.
  33. Plan vjetor për punësim në SHFK „Higjiena“ – Llabunishtë për vitin 2027.
  34. Raport për punën e NPK „Higjiena“ – Llabunishtë për periudhën nga 01.04.2026 deri më 30.06.2026, si dhe krahasimi me rezultatet financiare të arritura për periudhën nga 01.04.2025 deri më 30.06.2025.
  35. Propozim – Vendim për përcaktimin e çmimeve të shërbimeve për grumbullimin, transportimin dhe deponimin e mbeturinave komunale nga personat fizikë dhe juridikë, të cilat kryhen nga NPK „Higjiena“ – Llabunishtë.
  36. Raport tremujor për punën financiare të NP-së „Ujësjellës dhe Kanalizim“ – Strugë për tremujorin e dytë, për periudhën 01.01.2026–30.06.2026.
  37. Propozim – Vendim për fillimin e procedurës së shpronësimit të paluajtshmërive për realizimin e veprimtarisë me interes publik dhe sigurimin e mjeteve për kompensim, sipas inicijativës së NP „Ujësjellës dhe Kanalizimi” Strugë.
  38. Propozim – Rregullore për subvencionimin e taksës për qëndrim të përkohshëm (taksa turistike) për personat fizikë që ofrojnë shërbime të akomodimit të turistëve në territorin e Komunës së Strugës për vitin 2025.
  39. Propozim – Rregullore për subvencionimin e personave fizikë, organizatave joqeveritare dhe shoqatave që merren me udhëheqjen e grupeve turistike në male, me qëllim të promovimit të turizmit malor dhe aventuristik për vitin 2026.
  40. Propozim – Rregullore për subvencionimin e personave fizikë – zejtarëve që merren me punimin e prodhimeve artizanale, të cilat janë me interes për promovimin e turizmit në Strugë, për vitin 2026.
  41. Propozim – Rregullore për subvencionimin e personave fizikë për marrjen e licencës si udhërrëfyes turistik, shoqërues turistik dhe/ose udhërrëfyes turistik malor, për ofrimin e shërbimeve turistike në territorin e Komunës së Strugës për vitin 2026.
  42. Propozim – Rregullore për subvencionimin e ekspozitave muzeale dhe galerive të artit në pronësi private për vitin 2026.
  43. Propozim – Rregullore për procedurën e menaxhimit të performancës së punonjësve në Njësinë Territoriale të Zjarrfikësve.
  44. Propozim – Rregullore për kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve për punësim në Njësinë Territoriale të Zjarrfikësve në Komunën e Strugës.
  45. Rregullore për zbatimin e procedurës së përzgjedhjes gjatë avancimit të punonjësve në Njësinë Territoriale të Zjarrfikësve.
  46. Propozim-Aktvendim për formimin e Komisionit për marrëdhënie midis bashkësive.
  47. Propozim-Aktvendim për plotësimin e Aktvendimit për emërimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të EPÇKF „8 Marsi“ – Strugë.
  48. Propozim-Vendim për binjakëzimin e Komunës së Strugës nga Republika e Maqedonisë së Veriut me Komunën San Demetrio Korone, Komunën San Kosmo Albaneze dhe Komunën Santa Sofia D’Epiro nga Republika e Italisë.
  49. Iniciativë për ndryshimin dhe plotësimin e NJU 9, Blloku 24 (pjesë e ndryshimit dhe plotësimit të Planit të Përgjithshëm Urbanistik të Strugës 2007–2017) dhe hartimin e Planit të Detajuar Urbanistik për një pjesë të NJU 9, Blloku 24, në procedurë të bashkuar – Komuna e Strugës, e paraqitur nga Brane Damjanoski, Gjorgji Damjanoski, Spase Damjanoski, Jovan Damjanoski, Natasha Lushva, Goce Cvetkoski, Brankica Lakoska dhe Riste Damjanoski nga Struga.
  50. Propozim – Vendim për miratimin e studimit të fizibilitetit mbi arsyeshmërinë e dhënies së koncesionit për të mira me interes të përgjithshëm ose lidhjes së kontratës për krijimin e partneritetit publiko-privat “Kontrolli dhe menaxhimi i problemit me qentë endacak”.
  51. Propozim – Vendim për fillimin e procedurës për dhënien e kontratës për krijimin e partneritetit publiko-privat
  52. Propozim – Program për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve dhe rrugicave lokale të Komunës së Strugës për vitin 2026/2027
  53. Propozim – Program për pritjen e Vitit të Ri 2027.

Mbledhja e 10-të

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Mite Stefoski

Shpallje e kërkesë për dhenjen e B – lejes të integruar ekologjike

Në përputhje me nenin 99 paragrafi 1 dhe paragrafi 3 si dhe nenin 122 paragrafi 4 të Ligjit për mjedisin (Gazeta Zyrtare e RM nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 187/13, 42/14, 111/14, 44/15,129/15, 192/15, 39/16 dhe 99/18), (Gazeta Zyrtare e RMV nr. 89/22, 171/22, 3/25 dhe 124/25), Kryetari i Bashkisë së komuna e Strugës,

SHPALLJE e

Kërkesë për dhenjen e  B – lejes  të integruar ekologjike

Kryetarit të Komunës së Strugës i është dorëzuar kërkesa e plotë për lëshimin e B – Lejes Ekologjike të Integruar me nr. nr. i akteve 12-4587/1nga data 11.08.2026.

Parashtrues i Kërkesës:

Shoqëri për transport, tregti dhe shërbime „MI TRANS“ import-eksport Veleshtë SHPKNJ – Strugë

Veprimtaria prioritare:

 23.610 – Prodhimi I produkteve të betonit për qëllime ndërtimi

Lokacioni I instalimit:

f. Veleshtë, Strugë. Lokacioni I separacionit në f. Belicë e Poshtme PK nr. 161/2 dhe lokacioni I bazës së betonit në f. Vranisht në PK nr. 346, 347, 350, 356, 357, 358 ZK Vranisht jashtë qytetit, Strugë

Personi kontaktues: MISER HANI

Kategoria e instalimit:

Sipas Rregullores, Shtojca 2. Pika

3.2 – Instalimi për gërmim, thyerje, bluarje, sitje, ngrohje të lëndëve të para minerale

3.3 – Baza stacionar e betoni me kapacitet të përgjithshëm të siloseve për beton më të madh se 50 m3, nëse nuk janë të përfshira në Shtojcën 1 të rregullores.

Dokumentacioni i plotë me përmbajtjen e Kërkesës, i nevojshëm për formimin dhe dorëzimin e opinioneve dhe qëndrimeve, është i qasshëm për publikun e interesuar në afat prej 14 ditësh, edhe atë nga data 06.10.2026 deri më 19.10.2026 në www.struga.gov.mk.

Shpallje

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Mendi Qyra