vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Të shtunën që kaloi Kryetari i Komunës së Strugës, z.Ramis Merko priti në takim miqësor Kryetaren e Qytetit Staunton znj.Carolyn Dull, drejtoreshen e Bibliotekës dhe Muzeut Presidencial Woodrow Wilson znj.Robin Van Seldeneck dhe Kryetarin e Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu.  Në takim u bisedua për bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta si edhe për binjakëzim mes Komunës së Strugës dhe Qyteti të Staunton me çrast Kryetari Merko u nderua nga ana e Kryetares Dull me “Çelësin e Qytetit Staunton”.

Pas takimit delegacioni nga shteti i Virxhinias të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sëbashku me Kryetarin e Çairit dhe Kryetarin Merko patën mundësinë të ndjekin koncertin e parë të ansamblit të këngëve dhe valleve shqipe në RMV, në Pallatin e Kulturës në Strugë ku laramania  e veshjeve, këngëve dhe valleve tradicionale i lanë mjaft përshtypje Kryetares Dull  e cila falemnderoi Kryetarin Merko për mikpritjen e ngrohtë dhe uroi që takimet e tilla të përsëriten edhe në te ardhmen.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).