vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës, miratoi

A K T V E N D I M për konvokimin e mbledhjes së 30 (tridhjetë) të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 30 (tridhjetë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 04.12.2023, (E hënë) me fillim në ora 10:00, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

Për mbledhjen e propozoj këtë

R E N D   T Ë    D I T Ë S

– Procesverbal nga seanca e njëzetë е tetë e Këshillit të komunës së Strugës.

  1. Raport për punën e NP “Komunallno” Strugë për periudhën nga data 01.07 deri në datë 30.09.2023
  2. Raporti kuartal për punën financiare të NP “Ujësjellës dhe kanalizim” – Strugë për kuartalin e tretë 01.01.2023-30.09.2023.
  3. Program për punë dhe zhvillim e NP “Eko Struga” – Strugë për vitin 2024.
  4. Propozim – Aktvendim për emërimin e anëtarëve në Komision
  5. Propozim – Program për plotësimin e  Programit për ndërtim të sinjalizimit të komunikacionit të komunës së Strugës për vitin 2024.
  6. Raport për realizimin e Programit për turizëm për vitin 2022.
  7. Propozim – Program për propagandë të përgjithshme turistike dhe për përmirësimin e kushteve për qëndrim të turistëve për vitin 2024.
  8. Raport për realizimin e Programit për shënimin e ngjarjeve dhe personaliteteve të rëndësishme nga e kaluara jonë kulturore për vitin 2022.
  9. Raport për realizimin e Programit për aktivitetet e Komunës së Strugës në sferën e kulturës të Komunës së Strugës për vitin 2022.
  10. Raport për realizimin e Programit për aktivitetet e Komunës së Strugës në sferën e mbrojtjes sociale për nevojat e qytetarëve të Komunës së Strugës për vitin 2022.
  11. Propozim – Program për aktivitetet nga fusha e arsimit në Komunën  Strugës për vitin 2024.
  12. Propozim – Program për shënimin e ngjarjeve dhe personaliteteve të rëndësishme nga e kaluara jonë kulturore  për vitin 2024.
  13. Propozim – Program për organizimin e manifestimeve dhe projekteve kulturore me interes publik në komunën e Strugës për vitin 2024.
  14. Propozim – Program për aktivitetet e Komunës së Strugës në sferën e sportit dhe të rinjve gjatë vitit 2024.
  15. Propozim – Program për mbështetje dhe financim të OJQ-ve në Komunën e Strugës gjatë vitit 2024.
  16. Propozim – Program i Komunës së Strugës për mbrojtje sociale për vitin 2024.
  17. Propozim – Program për finansimin e përunimit të planeve urbanistike për vitin 2024.
  18. Propozim – Program për mbrojtjen e mjedisit jetësor për vitin 2024.
  19. Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare për personin F.T.
  20. Propozim – Vendim për shitje të sendit të luajtshëm Automjet udhëtimi në pronësi të Komunës së Strugës.
  21. Propozim – Vendim për përcaktimin e tokës për kampim të përkohshëm.
  22. Propozim – Vendim për miratimin e Ndryshim dhe plotësimit të Planit detal urbanistik për NJU 4, pjesë nga blloku 12, Komuna e Strugës

Materialet e mbledhjes së 30-të

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).