Bazuar në Masën 2, pika 2.1. të Programit për propagandë të përgjithshme turistike dhe për përmirësim të kushteve për qëndrim të turistëve në vitin 2026 të miratuar nga Këshilli i Komunës së Strugës nr.08-1410/9 me datë 13.03.2026 dhe në Rregulloren për subvencionimin e taksës për qëndrim të përkohshëm (taksa turistike) për personat fizikë ofrues të shërbimeve të akomodimit të turistëve në territorin e Komunës së Strugës për vitin 2025, të miratuar nga Këshilli i Komunës së Strugës, me nr. 08-6288/36 të datës 28.10.2026, Njësia për turizëm e Komunës së Strugës shpall
THIRRJE PUBLIKE
për kthim të taksës së paguar për qëndrim të përkohshëm për vitin 2025 për të gjithë personat fizikë dhënës të shërbimeve për akomodim të turistëve
1. Lëndë e përkrahjes:
Kthim i taksës së paguar për qëndrim të përkohshëm për vitin 2025 për të gjithë personat fizikë që japin shërbime për akomodim të turistëve, të cilët janë të kategorizuar me aktvendim të Komunës së Strugës.
2. E drejta e pjesëmarrjes:
Të drejtë për pjesëmarrje në këtë thirrje publike kanë të gjithë gjithë personat fizikë që japin shërbime për akomodim të turistëve dhe që janë të kategorizuar në territorin e Komunës së Strugës, por që kanë paguar taksë për qëndrim të përkohshëm nga data 01.01.2025 përfundimisht me datë 31.12.2025.
E drejta për pjesëmarrje në këtë thirrje publike vërtetohet me fletëpagesë/ekstrakt nga banka për pagesë të kryer të mjeteve në llogari të Komunës së Strugës.
3. Dedikimi i mjeteve:
Me qëllim përkrahjen e kapaciteteve hoteliere për akomodim të turistëve në territorin e Komunës së Strugës, në veçanti të personave fizikë që japin shërbime për akomodim të turistëve, Njësia e turizmit parashikon kthim të mjeteve nga taksa për qëndrim të përkohshëm (taksë turistike) direkt për të gjithë këta persona, të cilët në vitin 2025 e kanë kryer pagesën e taksës së lartpërmendur.
4. Shuma e mjeteve që kthehen:
Shuma e mjeteve që do tju kthehet personave fizikë që japin shërbime për akomodim të turistëve është 60% nga shuma e përgjithshme e mjeteve të paguara në llogari të Komunës së Strugës (në emër: taksë komunale për qëndrim të përkohshëm, llogaria për pagesë 840-165-03205, shifra e të ardhurave dhe programi 717111-00)
5. Mënyra e aplikimit:
Personat fizikë dhënës të shërbimeve për akomodim të turistëve që e kanë kryer pagesën për taksën për qëndrim të përkohshëm (taksë turistike) në vitin 2025 në llogari të Komunës së Strugës, dorëzojnë kërkesë në formular të veçantë, i cili është i disponueshëm në sportelin e administratës komunale.
6. Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Kërkesë
- Vërtetim për taksë të paguar (fletëpagesë/ekstrakt nga pagesa nga banka adekuate
- Llogari transaksionale për personat fizikë
7. Afati i fundit për aplikim:
Dokumentet e nevojshme dorëzohen te sporteli i administratës komunale më së voni deri në datë 18 nëntor 2026.
SHËNIM:
Kërkesat për kthim të mjeteve nga taksa e paguar për qëndrim të përkohshëm (taksa turistike) nga ana e të gjithë personave fizikë dhënës të shërbimeve për akomodim të turistëve do të shqyrtohen veçmas, kurse do të refuzohen ata që nuk i do t’i plotësojnë kushtet sipas kësaj thirrjeje publike.
Për ta verifikuar vërtetësinë e të dhënave për personat fizikë (për taksën e paguar) do të bëhet kontroll te Sektori për çështje financiare të Komunës së Strugës.
Komision i veçantë i formuar nga Kryetari i Komunës së Strugës do t’i shqyrtojë kërkesat e parashtruara dhe do të përpilojë listë me kërkesa të miratuara.
Sektori për çështje financiare i Komunës së Strugës me aktvendime të posaçme do ta bëjë pagesën e mjeteve në llogaritë e kërkuesve sipas kësaj thirrjeje publike.

