Bazuar në Masën 2, pika 2.3. të Programit për propagandë të përgjithshme turistike dhe për përmirësim të kushteve për qëndrim të turistëve në vitin 2026 të miratuar nga Këshilli i Komunës së Strugës nr.08-1410/9 me datë 13.03.2026 dhe Rregullores për subvencionimin e personave fizikë – zejtarëve, të cilët merren me përpunimin e punimeve artizanale, të cilët janë interesante për promovimin e turizmit të Strugës për vitin 2026, të miratuar nga Këshilli i Komunës së Strugës, me nr.6288/38 të datës 28.10.2026, Njësia për turizëm e Komunës së Strugës shpall
THIRRJE PUBLIKE
për subvencionimi i personave fizikë – zejtarëve, të cilët merren me përpunimin e punimeve artizanale, me qëllim promovimin e turizmit të Strugës
1. Lëndë e përkrahjes:
Subencionimi i personave fizikë – zejtarëve, të cilët merren me përpunimin e punimeve artizanale që janë interesante për promovimin e turizmit.
3. E drejta e pjesëmarrjes:
Të drejtë për pjesëmarrjes në këtë thirrje publike kanë të gjithë personat fizikë – zejtarë, të cilët veprojnë në territorin e Komunës së Strugës, merren me zeje të caktuara (punime dore të produkteve ose shërbimeve që kërkojnë aftësi specifike pune) dhe janë pjesë e esnafeve (shoqatave të zejtarëve), kurse puna e tyre është e lidhur me turizmin dhe pasurimin e ofertës turistike të Strugës si destinacion turistik.
3. Dedikimi i mjeteve:
Mjetet janë të destinuara për mbështetjen e zejtarëve, të cilët përmes punimeve të tyre tradicionale dorëzanore pasqyrojnë historinë kulturore dhe identitetin e komuniteteve në Strugë, janë bartës të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore, ndërsa produktet e tyre unike njëkohësisht kontribuojnë si ofertë turistike atraktive dhe si faktor i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë lokale. Për këtë qëllim, Njësia e Turizmit parashikon dhënien e subvencioneve.
4. Shuma e mjeteve për subvencionim:
Mjetet për subvencionimin e taksës për qëndrim të përkohshëm (taksa turistike) sigurohen nga buxheti i Komunës së Strugës për vitin 2026, në Programin G2 – Propaganda e përgjithshme turistike dhe përmirësimi i kushteve për qëndrimin e turistëve.
Shuma e mjeteve që do t’u ndahet personave fizikë – zejtarëve është 200.000,00 denarë, sipas Programit G2 (Turizëm), konto 464990, të cilat do të shpërndahen proporcionalisht dhe në mënyrë të barabartë sipas numrit përfundimtar të kërkesave të vlefshme të dorëzuara për subvencionim, për 2026.
5. Mënyra e aplikimit:
Personat fizikë – zejtarlt, dorëzojnë kërkesë në formularin e veçantë që është i disponueshëm në sportelin e administratës komunale, së bashku me dokumentacionin shoqërues.
6. Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Kërkesë për subvencionim,
- Kopje e gjendjes rrjedhëse nga Regjistri Qendror (veprimtari: zejtarë),
- Kopje e vërtetimit për regjistrim në Odën e zejtarëve,
- Kopje të letërmjoftimit nga aplikuesi,
- Kopje të llogarisë transaksionare të aplikuesit për subvencion.
- Dokumentacion tjetër.
7. Afati i fundit për aplikim:
Dokumentet e nevojshme dorëzohen te sporteli i administratës komunale më së voni deri në datë 25 nëntor 2026.
SHËNIM:
Nëse subjektet e theksuara në pikën 2 të kësaj thirrjeje publike, si kërkues të subvencionit, gjatë vitit 2026 kanë shfrytëzuar mjete në bazë të thirrjeve apo procedurave të tjera, nuk do tju miratohet kërkesa për subvenciont, gjegjësisht do tju refuzohet.
Dokumentacioni i paplotë ose kërkesat me dokumentacion të dorëzuar pas skadimit të afatit nuk do të shqyrtohen dhe do të konsiderohen të pavlefshme.
Për ta verifikuar vërtetësinë e të dhënave do të bëhet kontroll te Njësia për turizëm, si dhe te Sektori për çështje financiare të Komunës së Strugës.
Komision i veçantë i formuar nga Kryetari i Komunës së Strugës do t’i shqyrtojë kërkesat e parashtruara dhe do të përpilojë listë me kërkesa të miratuara. Sektori për çështje financiare i Komunës së Strugës me aktvendime të posaçme do ta bëjë pagesën e mjeteve në llogaritë e kërkuesve sipas kësaj thirrjeje publike.


