vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş


Të nderuar bashkëqytetarë,

Ju njoftojmë se në Komunën e Strugës ka filluar procesi i përgatitjes së Buxhetit për vitin 2027.
Buxheti është dokumenti më i rëndësishëm i vetëqeverisjes lokale. Me të përcaktohet se si do të shpenzohen mjetet për zhvillimin e komunës sonë dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Prandaj dëshirojmë që ai të krijohet së bashku me ju.
Ftohen të gjithë qytetarët, organizatat qytetare, shoqatat dhe bashkësitë lokale të përfshihen në mënyrë aktive me idetë, propozimet dhe iniciativat e tyre për nevojat dhe projektet prioritare që duhet të jenë pjesë e Buxhetit për vitin 2027.
Propozimet mund t’i dorëzoni:
• me shkrim, në arkivin e Komunës së Strugës;
• me e-mail në adresën:info@struga.gov.mk;
• në debatin publik që do të mbahet më 1 dhjetor 2026 në orën 11:00, në hapësirat e Komunës.
Mendimi juaj është i rëndësishëm.
Së bashku ta ndërtojmë zhvillimin e Strugës.

Njoftim

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i Komunës,
Mendi Qyra

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).