Komuna e Strugës njofton qytetarët, subjektet afariste, dhe të gjithë personat e interesuar se në kuadër të festave të fundvitit do të organizojë Pazarin e Vitit të Ri, me qëllim krijimin e një atmosfere festive, gjallërimin e qendrës së qytetit.
Në kuadër të këtij aktiviteti parashihet vendosja e nëntë (9) shtëpizave festive, si dhe mundesia e vendosjes së tezgave të tjera në përputhje me hapësirën e disponueshme.
Të gjithë subjektet afariste, personat fizikë dhe juridikë të interesuar që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij aktiviteti, përmes shitjes së produkteve ushqimore, pijeve, ëmbëlsirave, produkteve artizanale, suvenireve dhe përmbajtjeve të tjera festive, ftohen të parashtrojnë kërkesat e tyre pranë Komunës së Strugës.
Për shqyrtimin, vlerësimin dhe përzgjedhjen e kërkesave të parashtruara, Kryetari i Komunës së Strugës do të formojë Komision të posaçëm prej pesë (5) anëtarësh, me akt të veçantë. Komisioni do të shqyrtojë kërkesat e pranuara dhe do të bëjë vlerësimin e tyre në përputhje me qëllimin, konceptin dhe përmbajtjen e paraparë për organizimin e Pazarit të Vitit të Ri.
Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është data 03.12.2026.
Komuna e Strugës do të ketë rol koordinues dhe administrativ në organizimin e aktivitetit, si dhe do të zhvillojë procedurat përkatëse të parapara në Programin për pritjen e vitit të ri 2027 nr.08-6288/51 të datës 28.10.2026
Dokumetacioni nevojshëm për personat juridik:
-Përshkrim i veprimtarisë që do të ushtrohet
-Gjendjen faktike (të dhënat e subjektit juridik)
-Përshkrim dhe fotografi të shtëpizave ose tezgave që planifikohet të vendoset
-Dimenzionet dhe sipërfaqen e nevojshme për shfrytëzim
Për personat fizik:
Përveç dokumetacionit të lartëshënuar personat fizik duhet të paraqesin Dëshmi nga regjistri qëndror se janë të regjistruar si tregtarë individual për ushtrimin e veprimtarisë.
Kërkesat duhet të dorëzohen në arkivin e Komunës së Strugës.
KOMUNA E STRUGËS
Njësia për veprimtari komunale

