NJOFTIM
Për disponueshmërinë e dokumentit
Lista e Kontrollit të Planit për Menaxhimin e Mjedisit dhe Aspekteve Sociale për nën-projektin
Rehabilitimi i rrugës në lagjen Ezerski Lozja në Strugë, komuna e Strugës në kuadër të Projektit për lidhjen e rrugëve lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Në kuadër të “Projektit për lidhjen e rrugëve lokale në R.M.V.” i cili është duke u zbatuar nga Njësia për Implementimin e Projektit (NIP) pranë Ministrisë së Transportit me mbështetje financiare nga Banka Botërore, dhe me qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore lokale, Komuna e Strugës ka aplikuar me projektin për “Rehabilitimin e rrugës në lagjen Ezerski Lozja në Strugë, komuna e Strugës”.
Në përputhje me Kornizën për Mjedisin dhe Aspektet Sociale të përgatitur në bazë të kërkesave të Bankës Botërore për Projektin, është përgatitur dokumenti draft “Lista e Kontrollit të Planit për Menaxhimin e Mjedisit dhe Aspekteve Sociale” në të cilin janë analizuar ndikimet në mjedis dhe aspektet sociale që do të vijnë nga aktivitetet e planifikuara të Projektit.
Dokumenti “Lista e Kontrollit të Planit për Menaxhimin e Mjedisit dhe Aspekteve Sociale” është vënë në dispozicion të publikut më 24.01.2025 në faqet zyrtare të internetit të:
Komunës së Strugës: https://www.struga.gov.mk
NIP: www.wbprojects-mtc.mk
Komentet tuaja mund t’i dorëzoni brenda 14 ditëve nga data e publikimit të dokumentit në faqen e internetit.
Njësia për Implementimin e Projektit
Ministria e Transportit
LISTA E KONTROLLIT TË PLANIT PËR MENAXHIMIN E MJEDISIT DHE ASPEKTEVE SOCIALE (PMMAS) Rehabilitimi i rrugës në lagjen Ezerski Lozja në Strugë, komuna e Strugës (linku i dokumentit)
FORMULAR PËR DORËZIMIN E KOMENTEVE DHE PROPOZIMEVE PËR Listën e Kontrollit të PMMAS për “Rehabilitimin e rrugës lokale në lagjen Ezerski Lozja” në komunën e Strugës (linku i dokumentit)
