Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12 , 93/13,42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 99/18, 89/22, 171/22 dhe 3/25), Kryetari i Komunës së Strugës më 01.10.2025, miratoi:
Vendim për jorealizimin e vlerësimit strategjik
1.Për Programi projektues për përpunimin dhe mirtatimin e PROJEKTIT URBANISTIK jashtë përfshirjes së planit urbanistik me Qëllim E1.8- INFRASTRUKTURË për transmetim të energjisë elektrike, përçues elektrik nëntokësor dhe mbitokësor ndërqytetar me tension të lartë dhe të mesëm dhe përçues me tension të mesëm dhe të ulët nga rrjeti i distribuimit me shtylla përçuese të trasmetimit, stacione transformatore dhe objekte ndihmëse në KK Frëngovë jashtë qytetit , Komuna e Strugës, i cili sillet në pajtim me Ligjin për planifikim hapësinor, nuk është e nevojshme të realizohet vlerësim strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor në pajtim me nenin 65 të Ligjit për mjedis jetësor.
2. Vendimi së bashku me formularët për përcaktimin e nevojës së realizimit respektivisht jorealizimin e vlerësimit strategjik publikohet në web faqen e komunës së Strugës në www.struga.gov.mk
3. Në pajtim me kriteret për përcaktimin në atë se a ka ndikim një dokument planor në mjedisin jetësor nga neni 65 paragrafi (4) të Ligjit për mjedis jetësor dhe në bazë të të dhënave nga Shtojca 2 të Rregullores për formën, përmbajtjen dhe formularin e vendimit për realizimin respektivisht mosrealizimin e vlerësimit strategjik dhe në formularët për nevojën e realizimit respektivisht mos realizimin e miratimit të PROJEKTIT URBANISTIK jashtë përfshirjes së planit urbanistik me Qëllim E1.8- INFRASTRUKTURË për transmetim të energjisë elektrike, përçues elektrik nëntokësor dhe mbitokësor ndërqytetar me tension të lartë dhe të mesëm dhe përçues me tension të mesëm dhe të ulët nga rrjeti i distribuimit me shtylla përçuese të trasmetimit, stacione transformatore dhe objekte ndihmëse në KK Frëngovë jashtë qytetit , Komuna e Strugës, nuk do te ketë ndikim në mjedisin jetësor. 4.Kundër këtij Vendimi parashtruesi mund të parashtrojë ankesë deri te Komisioni Shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga mardhënia e punës së shkallës së dytë në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të Vendimit në web faqe.
KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Dr. Ramis Merko

