Në bazë të , neni 22, neni 23 nga Ligji për marrëdhënie pune (”Gazeta zyrtare e RM 62/2005, 106/2008, 161/2008, 114/2009, 130/2009, 149/2009, 16/2010, 50/10, 52/10, 124/10, 47/11, 11/12, 39/12, 13/13, 25/2013, 54/13, 170/13, 187/13, 34/14, 113/14, 145/14, 20/15,33/2015, 72/15, 74/15, 129/15, 167/15, 27/16, 120/18, 110/19 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës se Maqedonisë të Veriut” nr.267/2020151/21, 288/21, 111/23, 39/25,74/25 dhe 124/25,) në lidhje me nenin 20-g të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik (“Gazeta zyrtare e Republikes se Maqedonise”, numer 27/14; 199/14; 27/16; 35/18 dhe 198/18; ”Gazeta Zyrtare e Republikse se Maqedonsie se Veriut” nr. 143/19, 14/20 dhe 208/24) nenit 50 paragrafi 1 alineja 14 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale /,,Gazeta zyrtare e RM nr.5/02 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës se Maqedonisë të Veriut” nr.202/24,) dhe në pajtim me Rregulloren për sistematizim të vendeve të punës për administratën komunale të Komunës së Strugës , nr. 09-3840/1 nga data 05.10.2016, Kryetari i Komunës së Strugës, miratoi:
SHPALLJE PUBLIKE Nr 01/2026
Për punësimin e personave ndihmës –teknik në kohë të pacaktuar me orar të plotë pune.
- ADM0403А01001 Shef i parkut vozitës – Njësia për punë të përgjithëshme , Sektori për çështje juridike dhe punë të përgjithëshme – 1(një) realizues
Kushtet e përgjithëshme:
- Të jetë shtatas i Republikës së Maqedonisë
- Të njohë mirë gjuhën maqedonase,
- Të jetë i moshës madhore
- Të ketë aftësi të përgjithëshme shëndetësore për vendin e punës
- Me vendim gjyqësor të mos i jetë shqipëtuar dënim ndalese për kryerjen e profesionit, vepërimtarësë ose detyrës.
Kushtet e veçanta:
- Kualifikime profesionale-arsim i mesëm me 180 ose 240 kredi sipas SETK /MKSOO;
- Arsim i mesëm- gjimnaz ose ekonomik ose drejtim teknik
- Me përvojë pune 3 vjeçare në sektorin publik ose 3 vjet në sektorin privat,
- Patente shoferi të kategorisë B
Orari i punës:
- Orari ditor i punës – E hënë – E premte
- Orari javor i punës- 40,
- Orari ditor i punës- – 08:00 – 16:00
Shuma e Pagës neto është 37.476,00 denarë
Afati i dorëzimit të fletëparaqitjeve është 3 ditë duke llogaritur nga dita e publikimit të shpalljes. Kushtet e caktuara në shpallje, kandidatët duhet t’i plotësojnë në momentin e paraqitjes.
Përzgjedhja e kandidatëve do të kryhet në pajtim me nenin 23 paragrafi 2 nga Ligji për madhënie pune.
Fletëparaqitja me dokumentacionin e nevojshëm të dorëzohen deri te arkivi I Komunës së Strugës, rr.Partizanska pa nr. Strugë. Fletëparaqitja dhe dokumentet e bashkëngjitura përmes sportelit të arhivës të Komunës së Strugës të dorzohen deri tek Njësia për udhëheqje me resurset njerëzore me mbishkrim Shpallje Publike 01/2026 si dhe në formë elektronike të dërgohen deri te adresa zyrtare elektronike: ocr@struga.gov.mk
Dokumentacioni pa kompletuar dhe i dorëzuar pas afatit të paraparë nuk do të merret si lënd për shqyrtim.
Shpallje publike
Fletëparaqitje
KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Mendi Qyra
