Në bazë të nenit 30, paragrafi (1) alineja (2) paragrafi (3) dhe paragrafi (4) dhe neni 48 paragrafi (4) nga Ligji për nëpunës administrativ administrativë (”Gazeta zyrtare e RM” nr. 27/14, 199/14, 48/15, 154/15, 05/16, 142/16 dhe 11/18 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.275/19, nr.14/20, nr.215/2021 ,nr.99/2022,208/24, ),, si dhe neni 2 i Rregullores për formën dhe përmbajtjen e shpalljes interne, mënyrës së parashtrimit të fletëparaqitjes për avancim, mënyrës së realizimit të selektimit administrativ dhe intervistës, si dhe mënyrës së vlerësimit dhe numrit maksimal të pikëve nga procedura e selektimit, varësisht kategorisë së vendit të punës për të cilin është publikuar shpallje interne (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 259/2024), në përputhjme me Rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës në administratën komunale të Komunës së Strugës numër 09-3840/1 të datës 05.10.2016, nr. 09-798 të datës 27.02.2017 nr.09-1969/1 të datës 04.04.2018, nr.09-2858 të datës 25.06.2018, dhe nr.09-3112 të datës 23.07.2019, nr.09-3604/4 nga 23.09.2019, nr.09-4988/2 të datës 16.12.2019, nr.04-103/1 të datës 09.01.2020, nr.09-3480 të datës 28.10.2020 09-4175/1 të datës 10.11.2021, nr. 09-4175/2 të datës 10.11.2021, nr. 09-2742/4 të datës 29.07.2021, nr. 03-3020/2 16.11.2021 dhe 09-3987/1 të datës 19.09.2022, 09-5233/1 nga data 13.12.2023, 04-520/1 nga data 21.01.2025 dhe и 09-2581/1 nga data 13.05.2025, 04-3462/2 nga data 08.07.2025 бр.09-3576/1 од 15.07.2025, бр.04-3787/1 nga 28.07.2025, 09-1867/1 nga 26.03.2026 si dhe në përputhje me nenin 50 paragrafi 1 alineja 14 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale (,,Gazeta zyrtare e RM nr.5/02, Gazeta zyrtare e RSM” 202/24), në bazë të Planit vjetor për punësim për vitin 2026 me nr.35-3737/3 të datës 27.08.2025 dhe mendimi pozitiv nga Ministria për administrat publike-Shkup me nr.35-3737/5 të datës 17.09.2025, Komuna e Strugës Shpall:
SHPALLJE INTERNE numër 02/2026
për avancim të nëpunësve administrativë në Komunën e Strugës
Komuna e Strugës nxjerr shpallje interne për avancim të 2 (dy) nëpunësave administrativ në vendet e punës:
- ADM0101B02000 me shifër të vendit të punës Udhëheqës Sektori , në Sektorin për çështje finansiare, – 1 (një) realizues –
Kushte të përgjithshme:
- Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
- Ta përdor gjuhën maqedone në mënyrë aktive,
- Të jetë i moshës madhore,
- Të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës, dhe
- Me aktgjykim të plotëfuqishëm të mos i jetë shqiptuar dënim ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës.
Kushte të veçanta:
- VI A sipas Kornizës së kualifikimive të Maqedonisë me më se paku 240 kredi sipas SETK ose të ketë të mbaruar shkallë VII/1,
- Shkencat shoqërore- ekonomi dhe biznes,
-njohje aktive të programeve kompjuterike për punë në zyrë, - më se paku 5 (pesë) vite përvojë pune në drejtim, nga të cilat më së paku 2 (dy) vitë përvoj pune në sektorin publik, gjegjësisht më së paku tetë vjet përvoj pune në drejtim nga të cilat tre vjet në përvojën si udhëheqës në sektorin privat,
-njohje aktive të njërës nga tre gjuhët më të përdorura në Unionin Evropian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht), - vërtetim për dhënjen e provimit për menaxhim të administratës
Kompetenca të përgjithshme të pune në nivel të ulët:
- mësimi dhe zhvillimi
- komunikimi
- arritjen e rezultateve
- duke punuar me punë të tjera/ekipore;
- ndërgjegjësimin strategjik;
- orientimin тек palët e interesuara;dhe
- menaxhimi financiar.
Orari i punës:
-orë pune në javë: 40,
-orari i punës: nga e Hëna në të Premte, ardhja në punë në ora 08:00 dhe dalja nga puna në ora 16:00.
-Shuma financiare në rrogën neto është 57.574,00 denarë.
- INS0101V02000 me shifër të vendit të punës inspektor i pavarur për përcaktimin dhe pagesën e tatimeve dhe taksave, sektori për për mbikqyrje inspektoriale- inspektorat, për mbikqyrje inspektoriale për veprimtari publike, veprimtari hotelieriko-turistike dhe tatime – 1 (një) realizues
Kushte të përgjithshme:
- Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
- Ta përdor gjuhën maqedone në mënyrë aktive,
- Të jetë i moshës madhore,
- Të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës, dhe
- Me aktgjykim të plotëfuqishëm të mos i jetë shqiptuar dënim ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës.
Kushte të veçanta:
- VI B sipas Kornizës së kualifikimive të Maqedonisë me më se paku 180 kredi sipas SETK ose të ketë të mbaruar shkallë VII/1,
- shkencat ekonomike ose shkenca juridike,
-njohje aktive të programeve kompjuterike për punë në zyrë,
-më se paku 2 (dy) vit përvojë pune në profesion,
-njohje aktive të njërës nga tre gjuhët më të përdorura në Unionin Evropian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht),
Kompetenca të përgjithshme të pune në nivel të lartë:
- mësimi dhe zhvillimi
- komunikimi
- arritjen e rezultateve
- duke punuar me punë të tjera/ekipore;
- ndërgjegjësimin strategjik;
- orientimin ndaj klienteve/palët e interesuara;
- menaxhment; dhe
- menaxhimi financiar.
Orari i punës:
-orë pune në javë: 40,
-orari i punës: nga e Hëna në të Premte, ardhja në punë në ora 08:00 dhe dalja nga puna në ora 16:00.
-Shuma financiare në rrogën neto është 42.822,oo ose 41.359, oo denarë.
Nëpunësit adminsitrativ të interesuar për avancim duhet t'i plotësojë kushtet e përgjithshme dhe kushtet е veçanta të caktuara me Rregulloren për sistematizim në vendet e punës në Komunën e Strugës, si dhe:
-të jetë i notuar mе notë “А“ ose “B” në notimin e fundit,
-të jetë në vend pune në nivel respektivisht më të ulët në kornizat e kategorisë së njëjtë për të cilin vend pune është publikuar shpallja interne,
-të ketë kaluar më së paku dy vite në të njëjtin nivel dhe
-të mos i jetë dhënë masë disiplinore në vitin e fundit para publikimit të shpalljes interne.
Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë nëpunësit administrativë të punësuar në Komunën e Strugës që i plotësojnë kushtet për konkurim.
Kandidatët, ndaj fletëparaqitjes mund t'i dorëzojnë faktet e mëposhtme:
-Vërtetime për realizim me sukses të trajnimeve dhe/ose,
- Vërtetim për realizim me sukses të mentorimit.
Afati i dorëzimit të fletëparaqitjeve është 5 (pesë) ditë duke llogaritur nga dita e publikimit të shpalljes. Kushtet e caktuara në shpallje, kandidatët duhet t'i plotësojnë në momentin e paraqitjes. Fletëparaqitja me dokumentacionin e nevojshëm të dorëzohen perms arkivit të Komunës së Strugës deri te Njësija për menaxhim me resurse njerëzore në adresën Komuna e Strugës, rr. Sheshi Nënë Tereza p.n. Strugë si dhe deri te adresa zyrtare elektronike: ocr@struga.gov.mk Aplikim i parashtruar jo në kohën e duhur, fletëparaqitje jo e plotë dhe e çrregullt, nuk do të jetë lëndë e shqyrtimit. Procedura do të zbatohet nga Komisioni për selektim dhe avansim I formuar nga nga Sekretari i Komunës së Strugës.
VËREJTJE: Kandidati që ka dhënë informacione të rrejshme në fletëparaqitje do të diskualifikohet paraprakisht nga procedura e mëtutjeshme.

