Në bazë të nenit 52 të Ligjit për nëpunësit administrativë (”Gazeta zyrtare e RM” nr. 27/14, 199/14, 48/15, 154/15, 05/16, 142/16 dhe 11/18 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.275/19, nr.14/20, nr.215/2021 nr.99/2022, 208/2024, 114/25,252/25,266/25), Kryetari i Komunës së Strugës,
V E N D I M
për mos zgjedhjen e nëpunësi administrativ përmes shpalljes interne nr.02/2026
- Pë vend pune me nr. rëndor 2, INS0101V02000 me shifër të vendit të punës Inspektor i pavarur për përcaktimin dhe pagesën e tatimeve dhe taksave, Sektori për mbikqyrje inspektoriale- Njësia për mbikqyrje inspektoriale për veprimtari publike, veprimtari hotelieriko-turistike dhe tatime – 1 (një) realizues, NUK BËHET PËRZGJEDHJE.
- Ky vendim do të hyn në fuqi pas publikimit në faqen e internetit të Komunës së Strugës.
Arsyetim
Komuna e Strugës zbaton procedurën për avansimin e nëpunësit administrativ për të kryer dyetyrat e punës nga paragrafi 1 i këtij Vendimi, përmes hapjes së shpalljes interne nr.02/2026.
Shpallja interne u publikua në faqen e internetit të Komunës së Strugës dhe në faqen e Agjencisë për administratë më datë 03.04.2026.
Me Aktvendim numër 04-1973/8 të datës 07.04.2026 u formua Komisioni për selektim për avansim për shpalljen interne nr.02/2026, e cila e realizoj procedurën e selektimit administrativ të kandidatit për avansim. Pas procedurës së kryer, Komisioni për selektim për avansim ka përgatitur procesverbalin e selektimit administrativ sipas shpalljes interne, me numër 04-1973/10 të datës 08.04.2026 Komisioni konstatoj se në shpallje për vendin e lartëshënaur u paraqitën gjithësej 1 kandidat nga të cilët 0 kandidat i rregullt dhe 1 kandidat i parregullt. Shkaku i parregulhmërisë përshkruhet se kandidati nuk i plotëson kushtet në lidhje me Ligjin për mbikqyrje inspektorale ( aktvendim për sistemim në vend pune). Në bazë të lartëshënuarës, nuk bëhet zgjedhja si në dispozitivin e këtij Vendimi.
UDHËZIM JURIDIK:
Kundër këtij Vendimi kandidati i pakënaqur mund të parashtroj ankesë deri te Agjencioni për administratë në afat prej 8 ditësh nga dita e shpalljes së vendimit në faqen e internetit të Komunës së Strugës
Dorëzuar deri:
-kandidati,
-Arkivi,
KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i Komunës,
Mendi Qyra

