Në bazë të nenit 52 të Ligjit për nëpunësit administrativë (”Gazeta zyrtare e RM” nr. 27/14, 199/14, 48/15, 154/15, 05/16, 142/16 dhe 11/18 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.275/19, nr.14/20, nr.215/2021 nr.99/2022 ,208/2024, 114/25,252/25,266/25), Kryetari i Komunës së Strugës,
V E N D I M
për zgjedhjen e nëpunësi administrativ përmes shpalljes interne nr.03/2026
- ADM0101V02000 me shifër të vendit të punës Bashkëpuntor i lart për zbatimin e rregullave,procedurave dhe standardeve për burime njerëzore,Njësia për menaxhimin e burimeve njerëzore – 1 (një) realizues zgjidhet kandidati: Amir Sheji.
- Nëpunësi administrativ do të avansohet në vendin e punës nga paragrafi paraprak, pas plotfuqishmërisë së këtij vendimi, në bazë të vendimit të miratuar.
- Ky vendim do të hyn në fuqi pas publikimit në faqen e internetit të Komunës së Strugës.
A r s y e t i m
Komuna e Strugës zbaton procedurën për avansimin e nëpunësit administrativ për të kryer dyetyrat e punës nga paragrafi 1 i këtij Vendimi, përmes hapjes së shpalljes interne nr.03/2026.
Shpallja interne u publikua në faqen e internetit të Komunës së Strugës dhe në faqen e Agjencisë për administratë më datë 04.09.2026.
Me Aktvendim numër 04-5120/7 të datës 16.09.2026 u formua Komisioni për selektim për avansim për shpalljen interne nr.03/2026, e cila e realizoj procedurën e selektimit administrativ të kandidatit për avansim. Pas procedurës së kryer, Komisioni për selektim për avansim ka përgatitur procesverbalin e selektimit administrativ sipas shpalljes interne, me numër 04-5120/8 të datës 17.09.2026 dhe procesverbalin e intervistës nr.04-5120/9 datës 17.09.2026
Në bazë të Listës përfundimtare me kandidatin e intervistuar dhe propozim vendmi për zgjedhjen e kandidatit të renditur në vendin e parë me nr. 04-5120/10 të datës 21.09.2026, e përgatitur nga ana e Komisionit për selektim për avansim, bëhet zgjedhja si në dispozitivin e këtij Vendimi
UDHËZIM JURIDIK:
Kundër këtij Vendimi kandidati i pakënaqur mund të parashtroj ankesë deri te Agjencioni për administratë në afat prej 8 ditësh nga dita e shpalljes së vendimit në faqen e internetit të Komunës së Strugës
Dorëzuar deri:
-kandidati,
-Arkivi,
-Njësia për menaxhim me resurse njerëzore
KOMUNA E STRUGËS
Kryetari Komunës
Mendi Qyra
