Bazuar në Masën 2, pika 2.4. të Programit për propagandë të përgjithshme turistike dhe për përmirësim të kushteve për qëndrim të turistëve në vitin 2026 të miratuar nga Këshilli i Komunës së Strugës nr.08-1410/9 me datë 13.03.2026 dhe Rregullores për subvencionimin e personave fizikë për marrje të licencës për ciceron dhe/ose shoqërues turistik dhe ciceron turistik në mal, për dhënien e shërbimeve turistike në territorin e Komunës së Strugës për 2026, të miratuar nga Këshilli i Komunës së Strugës, me nr.08-6288/39 të datës 28.10.2026, Njësia për turizëm e Komunës së Strugës shpall
THIRRJE PUBLIKE
për subvencionimin e personave fizikë për marrje të licencës për ciceron dhe/ose shoqërues turistik dhe ciceron turistik në mal, për dhënien e shërbimeve turistike në territorin e Komunës së Strugës për 2026
1. Lëndë e përkrahjes:
Për promovimin e Komunës së Strugës si destinacion turistik, me theks të veçantë në zhvillimin e shërbimeve turistike dhe profesionalizimin e veprimtarisë së ciceronëve turistikë, shoqëruesve dhe ciceronëve malorë, parashikohet dhënia e subvencioneve sipas Rregullores, për vitin 2026.
2. E drejta e pjesëmarrjes:
Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë personat fizikë që dëshirojnë të marrin licencë si ciceron turistik, shoqërues dhe/ose ciceron malor, nëse i plotësojnë kushtet e Rregullores për subvencionimin e personave fizikë për marrje të licencës për ciceron dhe/ose shoqërues turistik dhe ciceron turistik në mal, për dhënien e shërbimeve turistike në territorin e Komunës së Strugës për 2026
3. Dedikimi i mjeteve:
Subvencionet kanë për qëllim të sigurojnë mbështetje financiare për personat fizikë që synojnë të marrin licencë si ciceron turistik, shoqërues dhe/ose ciceron malor, duke nxitur kështu rritjen e cilësisë së shërbimeve turistike, përmirësimin e sigurisë së turistëve dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Komunës së Strugës.
Përmes kësaj mase krijohet bazë për zhvillimin e një kuadri profesional në fushën e turizmit, i cili do të kontribuojë në përmirësimin e imazhit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të ofertës turistike të Strugës.
Për këtë qëllim, Njësia e Turizmit parashikon dhënien e subvencioneve.
4. Shuma e mjeteve për subvencionim:
Mjetet për subvencionim sigurohen nga buxheti i Komunës së Strugës për vitin 2026, në Programin G2 – Propaganda e përgjithshme turistike dhe përmirësimi i kushteve për qëndrimin e turistëve.
Shuma e mjeteve që do t’u ndahet subjekteve është 200.000,00 denarë, sipas Programit G2 (Turizëm), konto 464990, të cilat do të shpërndahen proporcionalisht dhe në mënyrë të barabartë sipas numrit përfundimtar të kërkesave të vlefshme të dorëzuara për subvencionim, për 2026.
5. Mënyra e aplikimit:
Personat fizikë që dëshirojnë të marrin licencë si ciceron turistik, shoqërues dhe/ose ciceron malor, për vitin 2026, kërkesën bashkë me dokumentacionin e nevojshëm e dorëzojnë në sportelin e administratës komunale të Komunës së Strugës, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në orën 16:00.
6. Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Kërkesë (formulari i plotësuar) për subvencionim,
- Kopje të letërnjoftimit të aplikuesit,
- Kopje të llogarisë transaksionale të aplikuesit për subvencion,
- Dëshmi për nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut
- Dëshmi për përfundimin e arsimit (diplomë ose dëftesë),
- Dëshmi për regjistrim në institucione të arsimit të lartë për turizëm dhe hotelieri, me qëllim dhënien e provimit për marrjen e licencës si ciceron/shoqërues/ciceron malor (nëse janë regjistruar),
- Vërtetim për njohuri të gjuhës së huaj,
- Vërtetim nga Gjykata Themelore Strugë që personi nuk është i dënuar për vepra penale që mund të ndikojnë në ushtrimin e veprimtarisë,
- Dokumentacion tjetër (vërtetime ose referenca për aktivitete të mëparshme në fushën e udhëheqjes së grupeve turistike).
7. Afati i fundit për aplikim:
Dokumentet e nevojshme dorëzohen te sporteli i administratës komunale më së voni deri në datë 27 nëntor 2026.
SHËNIM:
Nëse subjektet e theksuara në pikën 2 të kësaj thirrjeje publike, si kërkues të subvencionit, gjatë vitit 2026 kanë shfrytëzuar mjete në bazë të thirrjeve apo procedurave të tjera, nuk do tju miratohet kërkesa për subvenciont, gjegjësisht do tju refuzohet.
Dokumentacioni i paplotë ose kërkesat me dokumentacion të dorëzuar pas skadimit të afatit nuk do të shqyrtohen dhe do të konsiderohen të pavlefshme.
Për ta verifikuar vërtetësinë e të dhënave do të bëhet kontroll te Njësia për turizëm, si dhe te Sektori për çështje financiare të Komunës së Strugës.
Komision i veçantë i formuar nga Kryetari i Komunës së Strugës do t’i shqyrtojë kërkesat e parashtruara dhe do të përpilojë listë me kërkesa të miratuara.
Sektori për çështje financiare i Komunës së Strugës me aktvendime të posaçme do ta bëjë pagesën e mjeteve në llogaritë e kërkuesve sipas kësaj thirrjeje publike.


