Në bazë të nenit 40 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 5/02 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 202/24), nenit 26 të Statutit të Komunës së Strugës (“Informatori zyrtar i Komunës së Strugës” nr. 2/18, 10/19, 22/19, 11/20, 12/22 dhe 14/22) dhe nenit 59 paragrafi 4 të Rregullores për punën e Këshillit të Komunës së Strugës (“Informatori zyrtar i Komunës së Strugës” nr. 4/18), Kryetari i Këshillit të Komunës së Strugës, solli:
A K T V E N D I M
për konvokimin e mbledhjes së 7-të (shtatë) të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Strugës
E konvokoj mbledhjen e 7-të (shtatë) të jashtëzakonshme e Këshillit të komunës së Strugës, për datën 13.11.2026, (e premte) me fillim në ora 14:00, në sallën e madhe të Këshillit të Кomunës së Strugës:
Mbledhja do të punojë, sipas
R E N D I T T Ë D I T Ë S
- Propozim – Ndryshim dhe plotësim të Buxhetit të Komunës së Strugës për vitin 2026.
Materialet e mbledhjes së 7-të të jashtëzakonshme
KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Mite Stefoski

