vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş


  Konkurs publik për dizenjim të logos dhe slloganit për Strugën si destinacion turistik

    1. Lënda e konkursit publik:   Komuna e Strugës shpall konkurs publik për përzgjedhjen e një zgjidhjeje unike autoriale, të përbërë nga logoja dhe slogani shoqërues për prezantimin dhe promovimin e Strugës si destinacion turistik. Logoja dhe slogani vlerësohen dhe përzgjidhen si një tërësi e pandashme. Nuk pranohen logo pa slogan ose slogan pa logo.   2. E drejta e pjesëmarrjes:   Të drejtë pjesëmarrjeje kanë personat fizikë me vendbanim në territorin e Komunës së Strugës, të cilët mund të dorëzojnë zgjidhje digjitale përfundimtare. Nuk kërkohet diplomë apo përvojë profesionale në dizajn grafik. Të punësuarit në administratën e Komunës së Strugës nuk kanë të drejtë pjesëmarrjeje. Një pjesëmarrës mund të dorëzojë më së shumti dy (2) zgjidhje të ndryshme, secila me logon dhe sloganin e vet.      
3. Mënyra e përpunimit (kriterët) dhe   aplikimi   Zgjidhja duhet të jetë origjinale, e thjeshtë, bashkëkohore, lehtësisht e dallueshme dhe e lidhur me veçoritë natyrore, kulturore dhe turistike të Strugës. Detyrimisht dorëzohen:   (a) logoja përfundimtare digjitale me slogan në format PDF dhe PNG, PNG me së paku 2000 × 2000 pikselë; (b) paraqitja me ngjyra dhe në version njëngjyrësh; (c) slogani në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze, me kuptim thelbësisht të njëjtë; (ç) përshkrim i shkurtër i konceptit deri në 150 fjalë; (d) deklaratë e nënshkruar për autorësinë, të drejtat mbi elementet e përdorura dhe përdorimin e IA-së; (dh) të dhënat e autorit: emri, mbiemri, adresa dhe telefoni për kontakt.   Zgjidhjet grafike duhet të jenë përfundimtare, jo skica. Skicat e vizatuara me dorë ose të fotografuara nuk pranohen. Nga finalistët mund të kërkohen skedarët burimorë të punës dhe versioni vektorial (SVG, EPS ose AI).  
4. Autorësia dhe përdorimi i inteligjencës artificiale   Lejohet përdorimi i mjeteve të inteligjencës artificiale (IA) për hulumtim, frymëzim dhe veprime ndihmëse teknike. Zgjidhja përfundimtare duhet të përmbajë kontribut krijues të pavarur dhe thelbësor të pjesëmarrësit. Nuk pranohet një imazh i papërpunuar, i gjeneruar tërësisht nga IA-ja, i paraqitur si logo përfundimtare e krijuar në mënyrë të pavarur. Pjesëmarrësi deklaron nëse dhe si ka përdorur IA-në dhe konfirmon të drejtën e përdorimit të të gjitha elementeve. Komisioni mund të kërkojë skedarët burimorë dhe sqarime nga finalistët. Vetëm përshtypja vizuale ose një detektor automatik i IA-së nuk përbën provë të mjaftueshme për përjashtim.
  5. Kushtet e pranueshmërisë   Para vlerësimit me pikë kontrollohen:   (1) dorëzimi brenda afatit; (2) e drejta e pjesëmarrjes; (3) prania e logos dhe sloganit; (4) formati i kërkuar digjital dhe zgjidhja përfundimtare; (5) versioni me ngjyra dhe njëngjyrësh; (6) tri versionet gjuhësore të sloganit; (7) arsyetimi; (8) deklarata e nënshkruar; (9) më së shumti dy zgjidhje.   Aplikimet me mangësi thelbësore nuk vlerësohen me pikë. Për mangësi formale të korrigjueshme, Komisioni mund të kërkojë plotësim brenda një afati të barabartë prej tri ditësh pune për të gjithë pjesëmarrësit përkatës, pa zëvendësim ose ndryshim të vetë zgjidhjes. Arsyet e mospranimit shënohen.
  6. Kriteret dhe mënyra e vlerësimit   Secili anëtar i Komisionit vlerëson në mënyrë të pavarur zgjidhjet e pranuara dhe të anonimizuara me nota nga 1 deri në 5 (1 – shumë dobët; 2 – dobët; 3 – kënaqshëm; 4 – mirë; 5 – shkëlqyeshëm). Kriteret dhe pikët maksimale:   (a) lidhja e logos dhe sloganit me identitetin turistik të Strugës – 25; (b) origjinaliteti dhe kreativiteti i tërësisë – 20;   (c) cilësia vizuale dhe dallueshmëria e logos – 20; (ç) cilësia, qartësia dhe tërheqja e sloganit – 20;   (d) përputhshmëria e ndërsjellë dhe zbatueshmëria praktike – 15.   Nota shumëzohet me koeficientin 5, 4, 4, 4, përkatësisht 3. Maksimumi është 100 pikë. Rezultati përfundimtar është mesatarja e pikëve totale të anëtarëve.  Pragu minimal për përzgjedhje është 70 pikë. Në rast barazimi përparësi ka nota mesatare më e lartë për kriterin (a), pastaj për (b).
    7. Qëllimi dhe fondi i shpërblimit   Qëllimi është krijimi i një identiteti turistik afatgjatë të Strugës, të përdorshëm në materiale promovuese të shtypura dhe digjitale, tabela informuese dhe suvenire. Fondi i përgjithshëm i shpërblimit është 100.000,00 denarë, të planifikuara në Programin për turizëm për vitin 2026. Parashihet një shpërblim për zgjidhjen më të mirë të plotë (logo dhe slogan), me kusht që të përmbushen të gjitha kushtet dhe të lidhet kontrata.  
8. Komisioni dhe procedura e përzgjedhjes   Procedurën e zbaton Komisioni me nëntë anëtarë nga Sektori për turizëm, zhvillim ekonomik lokal dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Aplikimet regjistrohen me kod, ndërsa të dhënat personale ruhen veçmas. Dy anëtarë të caktuar kontrollojnë pranueshmërinë formale dhe përgatisin procesverbal. Secili anëtar vlerëson në mënyrë të pavarur zgjidhjet e pranuara në formular të njëjtë. Rezultatet llogariten dhe renditen. Për zgjidhjet më të renditura, më së shumti tri, kontrollohen skedarët burimorë, përdorshmëria teknike, autorësia dhe ngjashmëritë e mundshme me shenja ekzistuese; sipas nevojës merret mendim profesional këshillues.   Komisioni përgatit propozim të arsyetuar për përzgjedhje. Nëse asnjë zgjidhje nuk i plotëson kushtet dhe pragun minimal, mund të propozojë të mos bëhet përzgjedhje. Anëtarët nënshkruajnë deklaratë për mungesë konflikti interesi.    
  9. Të drejtat e autorit dhe dorëzimi i materialeve përfundimtare   Autori i përzgjedhur, para pagesës, lidh kontratë me shkrim me Komunën e Strugës, me të cilën rregullohen të drejtat pasurore të autorit, fushëveprimi dhe kohëzgjatja e përdorimit, mundësia e përshtatjes dhe detyrimi për dorëzimin e skedarëve përfundimtarë vektorialë dhe të punës. Pjesëmarrësi përgjigjet për vërtetësinë e deklaratës së autorësisë dhe të drejtat mbi elementet e përdorura. Vetë dorëzimi i aplikimit nuk nënkupton bartje të të drejtave të autorit.  
10. Afati dhe mënyra e aplikimit   Aplikimet dorëzohen në zarf të mbyllur në Komunën e Strugës (godina e re), me shënimin:   “MOS E HAP – KONKURS PUBLIK PËR LOGO DHE SLOGAN TURISTIK”.   Në zarf dorëzohen dokumentet e nënshkruara dhe skedarët digjitalë në USB.   Afati i dorëzimit: nga 17.11.2026 deri më 27.11.2026, në orën 16:00.   Aplikimet e pranuara pas afatit nuk shqyrtohen. Data dhe ora e pranimit regjistrohen.  

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).