vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Sot, Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko sëbashku me Kreytarin e Komunës së Ohrit z.Jovan Stojkoski dhe Kryetarin e Komunës së Debrcës z. Zoran Nogaceski  nën shoqërimin e përfaqësuesve të Bashkimit Europian z. Bertolin dhe përfaqësueses së UNDP –së znj. Vinton, realizuan takim në vendngjarje pranë lumit Sateska.

Qëllimi i takimit ishte në lidhje me projektin për pastrimin e lumit Sateska në tërësi dhe në pjesën e fshatit Volinë ku bëhet dhe lidhja midis shtatit të ri dh të vjetër. Do të rregullohet i tërë shtrati i vjetër që kalon nëpër fshatrat Morovishtë dhe Drasllajcë me qëllim që një sasi e ujrave të drejtohen nëpërmjet shtratit të vjetër dhe të derdhen në Lumin Drini i Zi.

Ky është një projekt i zbatuar nga UNDP Maqedonia dhe Komuna e Strugës, Ohrit dhe Debarcës dhe financuar nga Bashkimi Evropian. Kryetarët e komunave falenderuan të dy përfaqësuesit në cilësinë e investitorit dhe kërkuan që ky projekt të vihet në funksion sa më të shpejtë, gjithmon në mbrojtje të Liqenit të Ohrit nga lymi i tepërt që vijnë nga ujrat e Sateskës dhe bashkë me të dhe shumë fosfate dhe sulfate që ndotin Liqenin e Ohrit.

Kthimi i ujrave në shtratin e vjetër i cili do të jetë I rregulluar do të krijojë mundësi për rritjen e kulturave bujqësore dhe të nevojave tjera në të gjithë hapësirën që përshkon lumi.

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).