Sot Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko bashk me arkitektët e Komunës së Strugës zhvilluan takim me stafin akademik të Fakultetit të Arkitekturës dhe Dizajnit pranë Univerzitetit Amerikan Kolegj Shkup.
Qëllimi i takimit ishte që stafi akademik nga afër të njihet me problematikat urbanistike në qytetin e Strugës, pasi që këtë vit e kanë zgjedhur pikërisht qytetin e Strugës si lokacion për detyrat semestrale në lëndët projektuese të Fakultetit të Arkitekturës.
Kryetari Merko i njoftoi për problematikat aktuale që Komuna e Strugës po përballet në sferën e urbanizmit si dhe me pengesat administrative nga institucionet qëndrore, të cilat pengojnë në zhvillimin adekuat të qytetit. Kryetari theksoi se është i hapur për ide dhe propozime të reja nga persona të kualifikuar në sferën e arkitekturës dhe planifikimit hapsinor që do të kontribuojnë në zhvillimin e qytetit të Strugës si qytet turistik, dhe gjithashtu është i gatshëm të përkrahë studentët dhe arkitektët e rinj në iniciativat e tyre kreative për të mirë të qytetit.
Përfaqësuesit nga Univerziteti Amerikan Kolegj theksuan se janë të mahnitur nga shtrirja gjeografike dhe nga potenciali i qytetit për zhvillimin e mëtutjeshëm, duke qënë optimist se do të ketë analiza dhe proekte kualitative nga ana e studentëve. Rreth 80 studentë të arkitekturës në lokacione të ndryshme të qytetit do të punojnë gjatë vitit detyra semestrale në lëndë të ndryshme. Do të punojnë projekte ideore për objekte publike sic janë çerdhe, shkolla fillore, objekte multifunksionale sportive dhe kulturore, parqe dhe hapësira publike si dhe propozim për zhvillimin urbanistik të qytetit në të ardhmen.
Takimet e tilla do të vazhdojnë dhe do të kurorizohen me ekspozitë nga punimet e studentëve gjatë këtij viti akademik nën mentorimin e personave të profesionalizuar në atë fushë dhe idetë më kreative do të mund të shfrytëzohen për zhvillimin dhe nxjerrjen në pah të potencialeve të qytetit të Strugës.
Zyra për marëdhënie me publikun
Komuna e Strugës