Në bazë të nenit 39, paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“ G. Zyrtare e RM” nr. 5/02), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës, miratoi
A K T V E N D I M
Për konvokimin e mbledhjes së 20 (njëzetë) të Këshillit të Komunës së Strugës.
E konvokoj mbledhjen e 20 (njëzetë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 26.02.2019, (E martë) me fillim në ora 10,oo, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:
Mbledhja do të punojë, sipas
R E N D I T T Ë D I T Ë S
– Procesverbal nga seanca e 19-të e Këshillit të komunës së Strugës
- Raport për shumën e përgjithshme kontraktuese të kreditorëve për financimin e obligimeve të arritura dhe të papaguara.
- Propozim – Vendim për zgjerimin e Buxhetit të komunës së Strugës për vitin 2019.
- Raport për realizimin e Programit për punën e Këshillit të komunës së Strugës për vitin 2018,
- Raport për realizimin e Programit për aktivitetet e Komunës së Strugës në sferën e Mbrojtjes sociale për nevojat e qytetarëve të Komunës së Strugës për vitin 2018,
- Raport për realizimin e Programit për realizimin e masave të përgjithshme për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse të komunës së Strugës për vitin 2018,
- Raport vjetor për punën e Sektorit për mbikëqyrje inspektuese – Inspektorat pranë komunës së Strugës për vitin 2018,
- Raport për punën e NP “Ujësjellës Dollogozhdë” – f.Dollogozhdë kuartali i III dhe IV/2018,
- Propozim – Vendim për dhënie në shfrytëzim të përhershëm të sendit të luajtshëm pronësi e komunës së Strugës,
- Kërkesë për shlyerjen e kamatës nga borxhi i papaguar të personit Marjan Bunçeski nga f.Moroishtë.
- Propozim – Program për ndryshim dhe plotësim të Programit për rregullimin e tokës ndërtimore në komunën e Strugës për vitin 2019.
Materialet e mbledhjes së 20-të
Nr. 08- 812/1
19.02.2019
STRUGË
KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetari këshillit,
Resul Kaba