Sot në ambientet e komunës së Strugës përfaqësues të administratës komunale si dhe Drejtori i NP ”Proaqua” zhvilluan takim me Prof.Dr. Ferdinand Gjana – Rektor në Kolegjin universitar Bedër.
Takimi kishte për qëllim lidhjen e një marrëveshje bashkëpunimin në mes dy institucioneve në fushën e arsimit, shkëmbimin e përvojave të studentëve, realizimin e punës praktike si dhe bashkëpunime tjera ndërkufitare në kuadër të IPA fondeve.
“Në kuadër të Komunës së Strugës veprojnë dy shkolla të mesme publike dhe një private. Pikërisht, njëra nga shkollat publike e cila mban emrin e “Dr. Ibrahim Temo” është e themeluar nga Kryetari aktual i Komunës së Strugës”, theksoi Shaqiri.
z. Gjana prezantoi të gjitha programet të cilat i ofron Kolegji Universitar Bedër, llojet e ndryshme të bursave, si dhe bashkëpunimet e ndryshme me disa komuna nga Shqipëria dhe Kosova.
Komuna e Strugës është e hapur për cdo lloj bashkëpunimi, dhe është e gatshme për realizimin e projekteve të reja në të ardhmen.