vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Komuna e Strugës, nga data 22 deri më 24 Mars 2019, mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “B-TRAVEL”, në Barcelonë, Spanjë. Në këtë panair të turizmit, Komuna e Strugës mori pjesë si partner-lider në projektin “Promovo turizmin dhe kulturën – ToCulter”, në bashkëpunim me Komunën e Strumicës si bashkë-partner (dhe me disa komuna të Greqisë), nën projektin për bashkëpunim ndërkufitar CBC IPA 2, Pogrami Interreg midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë 2014-2020.
Panairi u organizua në sheshin e njohur të “Plaça Espanya – Montjuïc”, nga organizatori Fira Barcelona, e cila për këtë qëllim kishte në dispozicion 111.000 m2 hapësirë të brendshme për ekspozim, për destinacionet e ndryshme turistike botërore. Këtë vit në këtë panair morën pjesë 218 ekspozues nga vende të ndryshme të botës, me 100 lloje të paketa turistike, në 5 kategori të mëdha. Rradhët e vizitorëve për të hyrë në panair ishin shumë të gjatë dhe numëroheshin në dhjetra mijëra në ditë.
Komuna e Strugës e shpalosi ofertën e saj turistike para vizitorëve spanjollë, në stendë të rezervuar prej 16 m2, në Pavilionin 8, stenda A 170, përmes broshurës turistike, e cila u shpërnda dhe u dhurua për vizitorët e ndryshëm, si dhe përmes ekranit 50 polësh televiziv, në të cilin përgjatë tre ditëve të mbajtjes së panairit, me video promotive, u paraqitën edhe bukuritë e Strugës (vlerat natyrore dhe kulturore-historike).

Delegacioni i komunës u udhëhoq nga Kryetari i Komunës së Strugës, Dr.Ramis Merko, bashkë me punonjësit administrativ të komunës nga Njësia për fonde evropiane dhe bashkëpunim ndërkombëtar dhe nga Njësia për turizëm dhe përgjatë gjithë kohës së mbajtjes së panairit u realizuan shumë biseda me karakter promocional dhe informativ, me qëllim prezantimin sa më të denjë të Strugës si destinacion turistik.

Patëm rastin dhe fatin e mirë që shumë vizitorë shprehën kurreshtje dhe interesim për ta vizituar Strugën, sepse për ta qyteti jonë ishte i panjohur deri në atë çast në hartën turistike, biseduam edhe me vizitorë, të cilët e kishin vizituar Strugën dhe kishin qëndruar në disa nga auto-kampet tona, por kishte edhe vizitorë që kishin qenë në afërsi të Strugës, por nuk kanë patur mundësi ta vizitojnë qytetin tonë.
Shprehim bindjen tonë se prezantimi i Strugës në këtë panair ishte mjaft pozitiv dhe ambicioz, tepër produktiv dhe shpresdhënës, sepse para vizitorëve e prezantuam karakterin dhe shpirtin tonë strugan. Vizitorët në këtë panair e kuptuan se Struga si territor ka natyrë të rrallë e të paprekur, një trashëgimi të paçmueshme historike, vlera kulturore materiale dhe shpirtërore që nuk gjenden në tjetër vend të botës (folklor origjinal, xhami dhe kisha, manifestime kulturore unike, kuzhinë tradicionale, bukë e kripë e zemër).

Komuna e Strugës në këtë panair fitoi një përvojë tepër të rëndësishme, sa i përket organizimeve dhe prezantimeve në panaire turistike me karakter ndërkombëtar, kurse në të ardhmen komuna planifikon që Struga të promovohet edhe në panaire të tjera turistike, si pjesë e strategjisë për promovim turistik.

Komuna e Strugës,
26.03.2019

http://www.b-travel.com/en/home

https://ecatalogue.firabarcelona.com/BTravel/exhibitor/19205/detail?lang=en_GB

https://www.firabarcelona.com/

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).