Në ambientet e Komunës së Strugës, Kryetari Merko sëbashku me Drejtorin e NP “ Proaqua” z.Jeton Shaqiri realizuan takim në lidhje me kontratën e nënshkruajtur mes Komunnës së Strugës dhe Byrës për zhvillim rajonal për realizimin e projektit “Ndërtimi i sistemit të ujësjellësit për zonën më të ulët në fshatin Ladorishtë, faza përfundimtare.
Projekt ky I cili kap vlerën prej rreth 3.4 milion denarë, me gjatësi prej rreth 1000 m. Me këtë investim sistemi I ri I ujësjellësit do të jetë i kompletuar dhe mungesa e ujit të pijshëm për banorët e këtij lokaliteti do të eliminohet.
Realizimi i projektit pritet menjëherë pas procedurave tenderuese.