vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Sot Kryetari I Komunës së Strugës, z.Ramis Merko  mirëpriti Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, z.Agim Krasniqi. Qëllimi i takimit ishte kryesisht informativ me rastin e hapjes ssë Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strugë, e cila konsullatë do të përfshijë edhe qytetet tjera të rajonit, si Ohrin, Resnjën, Manastirin, Prilepin, Krushevën, Kërçovën dhe Dibrën.

Konsulli I Përgjitshëm është zgjedhur  me dekret të Presidentit të R. së Kosovës  dhe Komuna e Strugës është e privilegjuar të ofrojë mikpritje dhe  njëkohësisht e hapur për bashkëpunim për interesa kombëtare.

Kryetari  Merko shprehu gadishmëri për bashkëpunim dhe përkrahje të aktiviteteve të parapara nga  Konsulli dhe stafi i tij dhe I uroi sukses në punën e tij.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).