vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Në seancën e 36-të të Qeverisës së Republikës së Maqedonisë e cila u mbajt më datë 07.04.2020 ( e martë) u morrën disa vendime në lidhje me orën policore gjatë fundjavës.

• Qeveria e ngarkoi Ministrinë e Shëndetësisë menjëherë të përgatisë plan të punës dhe organizimit të të gjithë institucioneve shëndetësore publike dhe private, si dhe të gjithë farmacive në komunat në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

• Në përputhje me këtë vendim, Qeveria i ngarkoi Shtabet komunale të krizës të përcaktojnë operator/ë ekonomik – market/e ku do të sigurohen vetëm produktet themelore ushqimore, në përputhje me kërkesat primare të qytetarëve gjatë kohës së ndalimit të lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kurse operatorët ekonomik që janë të regjistruar të kryejnë dërgim të ushqimit nëpërmjet onlajn porosive, në mënyrë të papenguar ta kryejnë punën e tyre gjatë ditëve të fundjavës të shtunën dhe të dielën.

• Operatorët ekonomik që kanë kapacitete prodhuese ta përshtatin orarin e tyre të punës në përputhje me ndalesat për lëvizje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe pa pengesa ta organizojnë procesin e punës.

Për këtë qëllim, Shtabi i Krizës së Komunës së Strugës në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme do ta organizojë lëvizjen e personave vullnetarë që i dërgojnë produktet e nevojshme deri te shtëpitë e qytetarëve.

Të gjithë operatorët ekonomik/ marketet/ duhet të parashtrojnë kërkesë në Komunë, për të marrë leje për lëzije gjatë orës policore në fundjavë.
Formularin e kërkesës mund ta gjeni në sportel, nesër, nga ora 8:30 deri në ora 13:00

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).