vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

KOMUNA E STRUGËS

SH P A LL J E Nr.02/2022

Për tjetërsimin e tokës ndërtimore pronësi e Republikës së Maqedonis së Veriut në bazë të

ankandit publik elektronik në KK Strugë me qëllim:

B2 – Njësi të mëdha tregtare (B5  dhe D1 – 20% qëllime kompatabile)

LËNDË E ANKANDIT PUBLIK ELEKTRONIK

            Lëndë e ankandit publik elektronik është tokë e pandërtuar ndërtimore, pronësi e Republikës së Maqedonisë së Veriut e paraparë për ndërtim të objektit me qëllim B2- B2 – Njësi të mëdha tregtare (B5  dhe D1 – 20% qëllime kompatabile), parcela ndërtimore PN 3.18 pronësi e Republikës së Maqedonis së Veriut e paraparë në PDU: Ndryshim dhe plotësim të PDU për NJU-11 BLLOK 2, Përfshirje 3, 4 dhe 5 Komuna e Strugës miratuar nga Këshilli i Komunës së Strugës nr.08-947/10 të datës 15.03.2022, që përfaqëson pjesë nga PK nr.2832/72 me sipërfaqe prej 16.566 m2 e cila në ,,Elaboratin gjeodezik për punë gjeodezike për qëllime të veçanta dhe të dhëna numerike,, me nr. 08-22-111/3 të datës 12.08.2022 e punuar nga ,,GEOLIS,, Shpknjp Struga është shënuar si PK nr.2832/80, vendi i quajtur/rruga ,,Popovo Blato,, në pajtim me Pasqyrën tabelare në të cilën janë pasqyruar të dhënat për parcelën ndërtimore, numri i parcelës ndërtimore, numri i parcelës kadastrale, sipërfaqja e përgjithshme e parcelës ndërtimore, qëllimi i tokës (klasa themelore), qëllimi i tokës ( përshkrimi), sipërfaqja për ndërtim, bruto sipërfaqe e arritur, përqindja e ndërtimit, koeficienti i shfrytëzimit të tokës, lartësia e lejuar maksimale, kati, çmimi fillestar për metër katror, çmimi fillestar i përgjithshëm dhe garancioni bankar për seriozitet të ofertës.

Pasqyra tabelare:

Nr. P.N.Nr. i P.KSipërfaqja e pëprgjithshme e parcelës ndërtimoreQëllimi i tokës ( klasa themelore)Qëllimi i tokës (përshkrim)Sipërfaqe për ndërtimBruto sipërfaqe e zhvilluarPërqindja e ndërtimitKoeficient i shfrytëzimit të tokësLartësia maksimale e lejuarKatiÇmimi fillestar i përcaktuar për metër katrorGjithsej çmimi i përcaktuarGarancion bankar për seriozitet të ofertës
  M2  М2М2% м denarëdenarëdenarë
3.18    2832/7216566B2 – Njësi të mëdha tregtareB2 – Njësi të mëdha tregtare – qëllime kompatabile në B5 – D1 – 20%828324849501,5015P+22.00033.132.00033.132.000

TË DREJTË PËR PJESËMARRJE

            Të drejtë për pjesëmarrje në ankandin publik kanë:

            Të gjithë personat të interesuar fizik dhe juridik vendas dhe të huaj të cilët munden të fitojnë të drejtën e pronësisë së tokës ndërtimore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në pajtim me ligjin të cilët i plotësojnë  kushtet të dhëna në shpallje respekivisht:

1.Persona fizik: shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shtetas të shteteve anëtare të Unionit Europian  dhe të OECD, si dhe shtetas të shteteve të cilët nuk janë anëtare të Unionit Europian dhe të OECD,kurse në bazë të kushteve të reciprocitetit të mund të fitojnë të drejtën e pronësisë së tokës ndërtimore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

2. Persona juridik:person vendas juridik, person juridik në pronësi meshovite, person juridik të themeluar nga person fizik dhe juridik të huaj të regjistruar në Regjistrin qëndror të RM, persona juridik të huaj rezidentë të shteteve anëtare të Unionit Europian dhe të OECD, kurse të cilët në bazë të kushteve  të reciprocitetit mund të fitojnë të drejtën e pronësisë së tokës ndërtimore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

KUSHTET PËR PJESËMARRJE NË ANKANDIN PUBLIK ELEKTRONIK

Personat të interesuar fizik dhe juridik vendas dhe të huaj parashtrojnë fletëparaqitje  për pjesëmarrje në ankandin publik në formë elektronike nëpërmjet sistemit elektronik e vendosur në internet faqen www.gradezno-zemjiste.mk, me plotësim të ekzemplarit elektronik i cili nënshkruhet me nënshkrim valid digjital e dhënë nga personi autorizues për secilën parcelë ndërtimore në veçanti në të cilën duhet shënuar cilës parcelë ndërtimore i dedikohet  fletëparaqitja dhe cilët dokumente janë pjesë përbërëse të fletëparaqitjes, të kompletuar me këto dëshmi (të bashkangjitur në formë elektronike,të skenuar).

1.Fletëparaqitje nga parashtruesi, në të cilën janë shënuar të dhënat për cilën parcelë ndërtimi i referohet dhe për aplikantin, si dhe cilat dokumente dorëzohen krahas aplikimit, të nënshkruar në mënyrë digjitale.

2.Garancion bankar për seriozitet të ofertës në shumë prej 100% nga çmimi i përgjithshëm i parcelës ndërtimore dhe atë: për PN me numër 3.18 në shumë prej 33.132.000 denarë me afat vlefshmërie deri më 31.12.2022 , me të cilin ofruesi do të garantojë nëse fiton statusin e ofruesit më të suksesshëm  do ta paguajë çmimin e arritur përfundimtar për tjetërsimin e tokës ndërtimore në ankandin publik elektronik në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e pranimit të lajmërimit në formë të shkruar për ofrues më të suksesshëm.

Garancia bankare duhet të dorëzohet në origjinal në letër pranë Komunës së Strugës – Komisioni për zhvillimin e procedurës së tenderit publik (Për shpalljen nr. 02/2022), në zarf të mbyllur me shënimin “MOS E HAP” brenda afatit të caktuar për dorëzim. të aplikacioneve.

3.Për persona fizik çertifikatë për nënshtetësi;

4.Për persona juridik dëshmi për regjistrimin e personit juridik nga regjistri përkatës( gjendje rrjedhore jo më e vjetër se një muaj nga dita e paraqitjes);

5. Autorizim të vlefshëm për përfaqësuesin që përfaqëson personin juridik, nëse personi juridik nuk përfaqësohet nga personi përgjegjës;

6..Deklaratë  për pranimin e kushteve në shpallje, e nënshkruajtur me nënshkrim elektornik;

7.E-mail adresë të parashtruesit të fletëparaqitjes, nëpërmjet së cilës do të kryhet procedurë të regjistrimit  për pjesëmarrje në ankandin publik elektronik, respektivisht do tu dorëzohen emër shfrytëzuesi dhe shifër për qasje në internet faqen në të cilën do të zhvillohet ankandi publik elektronik ( për parashtruesit e fletëparaqitjeve  të cilët do të dorëzojnë e-mail adresë të gabuar, Komuna e Strugës nuk do të ketë obligim të pranojë dhe kryejë korrigjim të së njëjtës) si dhe numër telefoni për kontakt.

Fletëparaqitjet të cilat nuk janë të kompletuara me këto dëshmi nuk do të marrin pjesë në ankandin publik elektronik për çfarë parashtruesit e fletëparaqitjeve të pakompletuara do të njoftohen  në formë elektronike.

Aplikantët duhet të kenë detyrimisht një certifikatë dixhitale elektronike (nënshkrim) për të mundësuar aplikimin për pjesëmarrje në ankand publik.

ÇMIMI FILLESTAR

Çmimi fillestar i ankandit publik elektronik për parcelat ndërtimore të shënuara në pasqyrën tabelare kap shumën 2.000 denarë për metër katror.

GARANCION BANKAR

            1.Garancioni bankar për seriozitet të ofertës  është përcaktuar në pajtim me Pasqyrën tabelare të dhënë në këtë shpallje 100% nga çmimi fillestar/ çmimi i përcaktuar në ankand publik.

            2. Garancioni bankar u kthehet parashtruesve të fletëparaqitjes, të cilët nuk kanë arritur ofertë të suksesshme, në afat prej 15 ditë nga dita e mbajtjes së ankandit publik.

            3.Garancioni bankar për seriozitet të ofertës në ankandin publik ofruesit më të suksesshëm  i kthehet i zvogëluar prej 10%,  por jo më shumë se 15.000 denarë, të përcaktuara për shpenzime të veçanta të procedurës për tjetërsim përmes ankandit publik, në afat prej 15 ditësh nga data e pagesës së shumës totale të arritur në ankanin publikmpër tjetërsimin e tokës ndërtimore dhe dorëzimi i të gjithë dokumentacionit të kërkuar për pjesëmarrje në ankandin publik.

AFATET

            Fletëparaqitjet për pjesëmarrje në ankand mund të dorëzohen deri më 19.09.2022 (E Hënë)  në formë elektronike në internet faqen në vijim www.gradezno-zemijste.mk .

            Ankandi publik do të mbahet në mënyrë elektronike në internet faqen në vijim www.gradezno-zemijste.mk

ANKANDI PUBLIK

Ankandi publik do të realizohet në datën 21.09.2022 ( E Mërkurë ) dhe i njëjti do të zgjasë 15 (pesëmbëdhijet) minuata dhe atë siç vijon:

  • Në orën 10,00 me afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) minuta, për tjetërsimin e PN nr.3.18 me qëllim B2 – Njësi të mëdha tregtare, me qëllim kopmatabil B5 dhe D1 – 20%.

PROCEDURA

            1.Komisioni i lajmëron parashtruesit e fletëparaqitjeve për kompletimin e të njëjtëve në formë elektronike, në afat prej 24 orë  pas skadimit të fatit të së njëjtëve, ku parashtruesve  të fletëparaqitjeve të cilët kanë dorëzuar dokumentacion të kompletuar u dorëzon edhe emër shfrytëzuesi dhe shifër për pjesëmarrje në ankandin publik elektronik, kurse parashtruesve të fletëparaqitjeve  të cilët nuk kanë dorëzuar dokumentacion të kompletuar u dorëzon lajmërim me arsyetim se të njëjtët nuk do të marrin pjesë në ankandin publik.

            2. Në ditën e mbajtjes së ankandit publik elektronik pjesëmarrësit qasen në internet faqen me emër shfrytëzuesi dhe shifër për pjesëmarrje të cilën e kanë marrë në e-mail adresën të dorëzuar në shtojcë të fletëparaqitjes për pjesëmarrje në ankandin publik.

           3. Pjesëmarrës në ankandin publik janë aplikantët që kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë dhe kanë marrë emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin për të marrë pjesë në ankandin publik. Ankandi publik elektronik do të mbahet në se në bazë të shpalljes ka aplikuar edhe një pjesëmarrës i cili i plotëson kushtet të dhëna në shpallje dhe e ofron çmimin fillestar.

            4. Ankandin publik elektronik e ndjek Komisioni për relizimin e procedurës së ankandit publik, i formuar nga Kryetari i Komunës së Strugës.

            5. Ankandi publik elektronik mund të fillojë me shpalljen e çmimit fillestar të tokës për metër katror, kurse realizohet në bazë të ofertës nga ana e pjesëmarrësve.

            6. Ankandi kryhet në bazë të “hapit” me rritjen e vlerës me secilin hap por jo më pak se 10% nga çmimi fillestar minimal për metër katror për tjetersimin e tokës ndërtimore, gjegjësisht çmimi i secilli,,hap,, duhet të jet 200,00 denarë për  parcelë ndërtimore të shënuar në Pasqyrën tabelare.

            7.Ankandi publik elektronik llogaritet i përfunduar në momentin e skadimit të kohës së përcaktuar në këtë shpallje, nëse në skadimin e dy minutave të fundit nga koha e përcaktuar për kohëgjatje të ankandit publik, nga ana e pjesëmarrësve jepet ofertë, afati i fundit për përfundimin  e ankandit publik vazhdohet edhe për dy minuta,kurse do të përfundojë kur në periudhë prej dy minutave vijuese nuk ka ofertë tjetër të dhënë. Ankandi publik mund të zgjasë derisa në intervalin kohor prej dy minutave ka ofertë të re.

            8. Për ofrues më të suksesshëm për metër katror  llogaritet pjesëmarrësi në ankandin publik i cili ka ofruar çmim më të lartë për metër katror, i cili paraqet çmim më të lartë për tjetërsimin e tokës ndërtimore.

            9.Komisioni pas përfundimit të ankandit publik përgatitë procesverbal për ankandin publik të realizuar dhe në formë elektronike e dorëzon deri tek të gjithë pjesëmarrësit e ankandit publik.

            10.Pas përfundimit të procedurës për ankand publik, Komisioni është i obliguar në fat prej tre ditë pune të dorëzojë kërkesë për mendim deri te Avokatura e Shtetit e Republikës së Maqedonisë në lidhje me propozim – tekstin e kontratës për tjetërsim të tokës ndërtimore pronësi e Republikës së Maqedonisë.

            Kundër aktvendimit të komisionit, i cili vendos për ankesën, pala ka të drejtë të ankimojë në afat prej 15 ditësh nga data e marrjes së vendimit në Komisionin Shtetëror për Vendim në procedurën administrative dhe procedurën e punësimit në shkallë të dytë. .

        Procedura e ankandit publik përfundon pas skadimit të afatit prej tre ditësh nga dita e mbajtjes së ankandit publik, nëse nuk paraqitet kundërshtim.

      Procedura e ankandit publik përfundon pas vendimit të Komisionit për zhvillimin e procedurës së ankandit publik nëse kundër aktvendimit nuk është paraqitur ankesë, dhe nëse është paraqitur ankesë, procedura e ankandit publik konsiderohet e përfunduar pas plotfuqishmërisë së anktvendimit.

           11. Pas përfundimit të procedurës së ankandit publik, Komisioni është i obliguar që në afat prej tri ditësh pune të paraqesë kërkesë për mendim në Avokatin e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me draft tekstin e kontratës për tjetërsimin ose qiradhënien afatgjatë të ndërtimit. tokë në pronësi të Republikës së Maqedonisë Veriore.

            12.Avokatura e Shtetit e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e obliguar të dorëzojë mendim në lidhje me propozim –tekstin e kontratës për tjetërsim të tokës ndërtimore pronësi e Republikës së Maqedonisë së Veriut në afat prej 30 (tridhjetë) ditë nga marrja e kërkesës për mendim. Nëse në afat prej 30 (tridhjetë) ditë Avokatura e Shtetit e Republikës së Maqedonisë nuk dorëzon mendim, llogaritet për pozitiv.

            13.Pas marrjes së mendim pozitiv nga Avokatura e Shtetit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komisioni në afat prej tre ditë pune deri te ofruesi më i suksesshëm  dorëzon lajmërim në formë të shkruar për zgjedhje të ofruesit më të suksesshëm.

            14.Ofruesi më i përshtatshëm  është i obliguar në afat prej 15 ditë  nga marrja e lajmërimit për zgjedhje të ofruesit më të suksesshëm ti paguajë mjetet dhe deri te Komisioni  të dorëzojë dëshmi për pagesën e kryer me tërë dokumentacionin të nevojshëm për pjesëmarrje në ankandin publik.

         Nëse ofruesi më i përshtatshëm nuk i paguan mjetet në afatin e përcaktuar, do të llogaritet se toka ndërtimore nuk është tjetërsuar, nuk do të bëhet lidhja e kontratës për tjetërsim dhe garancioni bankar për seriozitet të ofertës aktivizohet,  dhe i njëjti nuk do të mundet të merr pjesë në secilin ankand të ardhshëm publik  për parcelën e lartpërmendur ndërtimore.

      15. Nëse ofertuesi më i favorshëm paguan mjetet dhe në bazë të dokumentacionit të dorëzuar nuk mund të lidhet kontratë, mjetet nuk kthehen, aktivizohet garancia bankare për seriozitetin e ofertës dhe nuk fillon lidhja e kontratës.

      16.Në afat prej 5(pesë) ditë pune pas dorëzimit të dëshmisë për pagesë të kryer dhe dorëzimin e dokumentacionit të tërësishëm i nevojshëm për pjesëmarrje në ankand, Kryetari i Komunës së Strugës  në emër të Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhë Kontratë me ofruesin më të përshtatshëm për tjetërsimin e tokës ndërtimore pronësi e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

     17.Pas lidhjes së kontratës Komuna e Strugës në afat prej 1(një) ditë, në formë elektronike e dorëzon kontratën deri te Sektori për çështje financiare – Njësia për administrim dhe pagesë të të hyrave lokale. Blerësi është i obliguar në afat prej 15(pesëmbëdhjetë)  ditë nga marrja e aktvendimit për përcaktimin e tatimit të qarkullimit të patundshmërive ta paguajë tatimin dhe të dorëzojë dëshmi për pagesë të kryer.

            18.Pas dorëzimit të dëshmisë për pagesë të kryer të tatimit të qarkullimit të patundshmërive, ofruesi më i suksesshëm (blerësi) obligohet kontratën në formë elektronike në afat prej 15(pesëmbëdhjetë) ditë ta dorëzojë tek noteri për solemnizim. Blerësi është i obliguar solemnizimin ta kryejë në afat prej 30(tridhjetë) ditë nga dorëzimi i kontratës  tek noteri kompetent.

            19. Mosplotësimi  i obligimeve nga kontrata në faj të blerësit përfaqëson bazë për shkëptutje të njëanshme të kontratës nga e cila 80% e shumës totale për tjetërsim nuk i kthehen blerësit.Prishja e kontratës për arsye të mosplotësimit të obligimeve në kontratë nga ana e blerësit kryhet me deklaratë vullnetare të njanshme e deklaruar nga ana e komunës së Strugës nëpërmjet Advokatit shtetëror të Republikës të Maqedonësi së Veriut.

            20.Me kontratën Ofruesi më i përshtatshëm ( blerësi) obligohet të sigurojë lejë për ndërtim të objektit të paraparë në pajtim me planin urbanistik në bazë të së cilit është tjetërsuar toka në afat prej 12 (dymbëdhjetë) muaj nga solemnizimi i kryer i kontratës dhe është i obliguar objektin ta ndërtojë në pajtim me planin urbanistik në bazë të së cilit është tjetërsuar toka në pajtim me afatin e rregulloes të Ligjit për ndërtim, dhe në përputhje me kategorizimin e ndërtimit. Në të kundërtën, nëse blerësi nuk siguron lejë për ndërtim  në afatin e përcaktuar,për shkak të fajit të blerësit, i njëjti do të ketë për obligim të paguajë dënim kontraktues në lartësi prej 1,5% nga gjithsej çmimi i arritur në ankandin publik për tokën e lartëpërmendur për çdo muaj të kaluar në vitin e parë nga skadimi i afatit, respektivisht 3% nga gjithsej çmimi i arritur në ankandin publik për tokën e lartpërmendur për çdo muaj të kaluar në vitin e dytë nga skadimi i afatit, respektivisht 4,5% nga gjithsej çmimi i arritur në ankandin publik për tokën e lartpërmendur për çdo muaj të kaluar në vitin e tretë nga skadimi i afatit dhe çdo vit vijues nga skadimi i afatit.

        21.Mos plotësimi i këtyre obligimeve, respektivisht për shkak të fajit të blerësit në vonesë për plotësim të këtyre obligimeve tre muaj me radhë, paraqet bazë tjetërsuesi, pas tre thirrjeve mujore për përmbarim, si kreditor me deklaratë për mosplotësim të obligimeve të kërkojë vërtetim për përmbarim të kontratës, respektivisht të kërkojë  pagesë të dënimit kontraktues  që paraqet edhe bazë për shkëputje të njëanshme të kontratës, ku 80% e shumës së përgjithshme nga tjetërsimi nuk i kthehen blerësit. Prishja e kontratës për arsye të mosplotësimit të obligimeve në kontratë nga ana e blerësit kryhet me deklaratë vullnetare të njëanshme të tjetërsuesit e deklaruar nga ana e komunës së Strugës nëpërmjet Advokatit shtetëror të Republikës të Maqedonësi së Veriut.

            22.Procenti minimal i cili duhet të jetë i ndërtuar nga sipërfaqja e përgjithshme për ndërim e paraparë me planin urbanistik për parcelën ndërtimore në pjalë nuk lejohet të jetë me pak se 30%.

             23. Ofruesi më i përshtatshëm (blerësi) obligohet ta paguajë tatimin e qarkullimit që do të dalë si obligim pas lidhjes së kontratës për tjetërsim të tokës ndërtimore.

            24. Në çmimin e tokës ndërtimore nuk është përfshirë dhe kompensimi për rregullimin e tokës ndërtimore.

            25. Shpenzimet për solemnizimin e kontratës tek noteri kompetent dhe shpenzimin për regjistrim në librat publik për të drejtat e patundshmërive të cilat udhëhiqen në Agjencinë për kadastër të patundshmërive bien në barrë të blerësit të tokës ndërtimore, si dhe shpenzimet nortariale në rat të shfuqiyimit të kontratës në faj të blerësit.

            26.Pronari i tokës ndërtimore fituar në procedurë për tjetërsimin në bazë të ankandit publik nuk mund të njëjtën tia përcjellë personave të tretë, para plotësimit të obligimeve të kontratës për tjetërsim të së njëjtës.Ndalesa për përcjellje personave të tretë shënohet në librin publik për regjistrim të së drejtave të patundshmërive.

    27.Toka ndërtimore në pronësi të Repiblikës së Maqedonisë së Veriut e cila është lëndë shpalljeje deri në plotësimin e obligimeve të kontratës nuk mund të jetë pjesë e masës falimentuese.

     28.Shpenzimet e posaçme në procedurën për tjetërsim dhe dhënie me qira të tokës ndërtimore pronesë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në bazë të ankandit publik janë:

– Shpenimet për sigurimin e dëshmive për tokë ndërtimore lëndë e ankandit publik;

–  Shpenzimet për publikim në media dhe gazeta publike

  • Shpenzime për shqyrtime të vend ngjarje dhe përcaktimi i gjendjes faktike dhe për implementimin e tokës ndërtimore në qeverisje.

Lartësia e shpenzimeve arrin shumën 10% nga vlera e garancionit bankar për seriozitet të ofertës, por jo më shumë se 15.000,00 denarë.

            Kjo shpallje do të publikohet edhe në WEB faqen e Komunës së Strugës: www.struga.gov.mk                                               

Shpallja

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).