vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12 , 93/13,42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16, dhe 99/18 ), Kryetari i Komunës së Strugës më 11.07.2023, miratoi:

Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik

  1. Për Programin planor për Ndryshim dhe plotesim të planit detal urbanistik për UE4 PJESË E BLLOKUT 15 PËRFSHIRJA 3 të cilin e miraton Këshilli i komunës së Strugës, është e nevojshme të realizohet vlerësim strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor në pajtim me nenin 65 nga Ligji për mjedis jetësor.
  1. Si organe të prekura nga implementimi për Ndryshim dhe plotesim të planit detal urbanistik për UE4 PJESË E BLLOKUT 15 PËRFSHIRJA 3 Komuna e Strugës, përcaktohen subjektet vijuese :
    Vetëqeverisja lokale e komunës së Strugës, Ministria për mjedisin jetësor dhe planifikim hapësinor, Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe administrimit të ujërave, Ministria e kulturës, Ministria e shëndetësisë, Ministria e ekonomisë, Ministria e punës dhe politikës sociale, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Agjencia për rrugë shtetërore, EVN, Telekomunikacioni Maqedonisë, Ministritë territoriale dhe njësitë e Komunës së Strugës, Ndërmarrjet komunale, Organizatat joqeveritare, përfaqësuesit e sektorit ekonomik dhe sektorit të qytetarëve.
  2. Për Programin planor për Ndryshim dhe plotesim të planit detal urbanistik për UE4 PJESË E BLLOKUT 15 PËRFSHIRJA 3 Komuna e Strugës, për të cilën përgjegjëse është IN – PUMA SHPK Shkup
    , a të cilën e miraton Këshilli i komunës së Strugës, Ndryshim dhe plotesim të planit detal urbanistik për UE4 PJESË E BLLOKUT 15 PËRFSHIRJA 3 Komuna e Strugës do të ketë ndikim në mjedisin jetësor.
    4. Vëllimi i raportit për vlerësim strategjik duhet t’i përfshijë aspektet vijuese: Shëndetin e popullsisë dhe zhvillimin socioekonomik, mbrojtje dhe menaxhim me emisonet në ajër, ujë, truall, mbrojtje dhe përparimi i diversitetit biologjik, menaxhim me emisionet e mbeturinave të zhurmshme, mbrojtja dhe përparimi i pejsazhit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe materiale të mira, menaxhim me aksidente dhe dëmtime.
    5. Vendimi së bashku me formularët për përcaktimin e nevojës nga realizimi i vlerësimit strategjik publikohet në web faqen e Komunës së Strugës në web faqen vijuese/dhe: www.struga.gov.mk.
  1. Kundër këtij Vendimi parashtruesi mund të parashtrojë ankesë deri te Komisioni Shtetëror pë vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga mardhënia e punës së shkallës së dytë në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të Vendimit në web faqe.


    Formular

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Dr. Ramis Merko

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).