Në bazë të nenit 40 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 5/02), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës, miratoi
A K T V E N D I M për konvokimin e mbledhjes së tretë të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Strugës
E konvokoj mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 13.02.2024, (E martë) me fillim në ora 10:00, në sallën për mbajtjen e seancave të Këshillit të Komunës së Strugës:
Në mbledhje do të punohet sipas
R E N D T Ë D I T Ë S
- Propozim – Aktvendim për konstatimin e ndërprerjes së mandatit të anëtarit të Këshillit të komunës së Strugës.
- Propozim – Aktvendim për shkarkim dhe emërim të anëtarit në komisionin për financa dhe buxhet dhe zhvillim ekonomik lokal.
- Propozim – Aktvendim për shkarkim dhe emërim të anëtarit të Komisionit për shënimin e festave dhe manifestimeve dhe ndarjen e çmimeve dhe mirënjohjeve.
- Vendim për përcaktimin e mjeteve financiare për mbajtjen e turneut të Gjimnazistëve – Struga 2024.
KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi
