vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12 , 93/13,42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 99/18, 89/22 dhe 171/22), Kryetari i Komunës së Strugës më 23.01.2024, miratoi:

Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik

1.Për përpunimin e Planiт Detal urbanistik (PDU) në NJU9, Bllok 26, komuna e Strugës (periudha planore 2019-2024), të cilin e miraton Këshilli i komunës së Strugës është e nevojshme të realizohet vlerësim strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor në pajtim me nenin 65 nga Ligji për mjedis jetësor.

  1. Si organe të brengosura nga implementimi për përpunimin e Planiт Detal urbanistik (PDU) në NJU9, Bllok 26, komuna e Strugës, përcaktohen subjektet vijuese: Vetëqeverisja lokale e komunës së Strugës, Ministria për mjedisin jetësor dhe planifikim hapësinor, Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe administrimit të ujërave, Ministria e kulturës, Ministria e shëndetësisë, Ministria e ekonomisë, Ministria e punës dhe politikës sociale, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Agjencia për rrugë shtetërore, EVN, Telekomunikacioni maqedonisë, Ministritë territoriale dhe njësitë e komunës së Strugës, Ndërmarrjet komunale, Organizatat joqeveritare, përfaqësuesit e sektorit ekonomik dhe të qytetarëve.
  2. Për përpunimin e Planiт Detal urbanistik (PDU) në NJU9, Bllok 26, komuna e Strugës, për të cilën përgjegjëse është ,, IN- PUMA ,, SHPK Shkup , a të cilën e miraton Këshilli i komunës së Strugës, miratimi i Planit Detal urbanistik (PDU) në NJU9, Bllok 26, komuna e Strugës (periudha planore 2019-2024), do të ketë ndikim në mjedisin jetësor.
    4.Vëllimi i raportit për vlerësim strategjik duhet t’i përfshijë aspektet vijuese: Shëndetin e popullsisë dhe zhvillimin socioekonomik, mbrojtje dhe menaxhim me emisonet në ajër, ujë, truall, mbrojtje dhe përparimi i diversitetit biologjik, menaxhim me emisionet e mbeturinave të zhurmshme, mbrojtja dhe përparimi i pejsazhit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe materiale të mira, menaxhim me aksidente dhe dëmtime.

5.Vendimi së bashku me formularët për përcaktimin e nevojës nga realizimi i vlerësimit strategjik publikohet në web faqen e Komunës së Strugës në web faqen vijuese/dhe: www.struga.gov.mk.

6.Kundër këtij Vendimi parashtruesi mund të parashtrojë ankesë deri te Komisioni Shtetëror pë vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga mardhënia e punës së shkallës së dytë në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të Vendimit në web faqe.

FORMULAR

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).