vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës, miratoi

A K T V E N D I M
për konvokimin e mbledhjes së 41 (dyzetë e një) të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 41 (dyzetë e një) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 15.11.2024, (E premte) me fillim në ora 09:30, në sallën për mbajtjen e seancave të Këshillit të Komunës së Strugës

Për mbledhjen e propozoj këtë

R E N D T Ë D I T Ë S

  • Procesverbal nga seanca e tridhjetë e tetë të Këshillit të komunës së Strugës.
  • Procesverbal nga seanca e tridhjetë e nëntë të Këshillit të komunës së Strugës.
  • Procesverbal nga seanca e dyzetë të Këshillit të komunës së Strugës.
  1. Raport kuartal i Buxhetit të komunës së Strugës për kuartalin e tretë 2024.
  2. Vendim për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit të Komunës së Strugës për vitin 2024.
  3. Propozim – Plan i programit për zhvillim të Komunës së Strugës – Ndërtim dhe rikonstruim i ujësjellësve.
  4. Propozim – Plan i programit për zhvillim të Komunës së Strugës – Ndërtim i rrugëve dhe rrugicave lokale.
  5. Raport financiar për punën e NP “Komunallno” – Strugë për periudhën nga data 01.07. deri më 30.09.2024.
  6. Raport financiar për punë- kuartali tretë 01.07.-30.09.2024 i NP “Eko Struga” – Strugë.
  7. Program për punë dhe zhvillim të NP “Eko Struga” – Strugë për vitin 2025.
  8. Raport për gjendjen e sferës së kriminalistikës, rendit publik dhe sigurimit të komunikacionit rrugor në territorin e SP nga kompetenca e përgjithshme – Strugë për periudhën nga 01.01.2024 deri më 30.06.2024.
  9. Raport vjetor për punën e EPÇKF “8 Marsi” – Strugë për vitin shkollor 2023/2024.
  10. Program vjetor për punën e EPÇKF “8 Marsi”–Strugë për vitin shkollor 2024/2025.
  11. Program vjetor për punën e veprimtarisë edukativo-arsimor të Konviktit për vitin shkollor 2024/2025.
  12. Kërkesë nga Bashkësia vendore e f.Belicë e Sipërme dhe Shoqata “Qendra e gjelbërt rajonale” – Ohër.
  13. Raport për programet e sektorit për veprimtari publike për vitin 2023.
  14. Raport për realizimin e Programit për përkrahje dhe financim i OJQ komuna e Strugës për vitin 2023.
  15. Raport për realizimin e Programit për aktivitetet e Komunës së Strugës në sferën e kulturës për vitin 2023.
  16. Raport për realizimin e Programit për aktivitetet e Komunës së Strugës në sferën e sportit dhe të rinjve në vitin 2023.
  17. Raport për realizimin e Programit për aktivitetet e Komunës së Strugës në sferën e mbrojtjes sociale për nevojat e qytetarëve të Komunës së Strugës për vitin 2023
  18. Propozim – Program për aktivitetet në sferën e arsimit të Komunës së Strugës për vitin 2025.
  19. Propozim – Vendim përpranimin e Informacion.
  20. Propozim – Program për finansimin e përpunimit të planeve urbanistike për vitin 2025.
  21. Propozim – Program për punë në sferën e zotërimit të tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut në territorin e komunës së Strugës.
  22. Propozim – Vendim për emërimin e anëtarit të këshillit shkollor në SHFK “Goce Dellçev” – f.Podgorcë.
  23. Iniciativë për përpunimin e Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me dedikim G2-Industri e lehtë dhe jondotëse në PK 2321/1 kk Misleshovë jashtë qytetit Komuna e Strugës.
  24. Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare nga Demirka Zeqiroska.
  25. Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare nga Gëzime Nasufi.
  26. Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare nga Roza Tortoska.
  27. Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare nga Albulena Alla.
  28. Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare nga Mensur Xhakoski.
  29. Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare nga Elijesa Alushi.

Materialet e mbledhjes së 41

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,Arbëresha Vlashi

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).