vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Në bazë të nenit 50 paragrafi 1 pika 14 të Ligjit për vetëqeverisje lokale “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 5/02 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr.202/24), në lidhshmëri me nenin 20-g nga Ligji për të punësuarit në sektorin publik (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë27/14, 199/14, 27/16, 35/18 dhe 198/18” dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr.143/19, 14/20 dhe 208/24 )” dhe në pajtim me nenin 11 nga ligji për zjarrfikës(“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.67/04, 81/07, 55/13, 158/14, 193/15, 39/16 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.152/2019),dhe neni 22 nga Ligji për marrdhënie pune(„Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë “ ,, бр. 62/05, 106/08, 161/08, 114/09, 130/09, 50/10, 52/10, 124/10, 47/11, 11/12, 39/12, 13/13, 25/13, 170/13, 187/13, 113/14, 20/15, 33/15, 72/15, 129/15, 27/16, 120/18 dhe „ Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut “ бр. 110/19, 267/20, 151/21, 288/21, 111/23,39/25 dhe 74/25), Komuna e Strugës, shpall ;

SHPALLJE PUBLIKE NUMËR 01 /2025 për punësim të përhershëm për 3 (tre) persona të autorizuar në fushën e sigurisë.

Zjarrfikës – shpëtimtar, në Njësinë Territoriale të zjarrfikësve në Komunën e Strugës, vend pune vend pune Zjarrfikës – shpëtimtar me shifër të vendit të punës POZH 02 10 V04 000 -3 (tre) realizues.

Kandidatët duhet ti plotësojnë kushtet në vijim:

Kushte të përgjithshme:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë,
  • Të jetë i moshës madhore,
  • Të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës,
  • Me aktgjykim të plotëfuqishëm të mos jetë shqiptuar dënim ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës.
  • Ta përdor gjuhën maqedone në mënyrë aktive,

Kompetencat e përgjithshme të punës janë:

  • mësimi dhe zhvillimi,
  • komunikimi,
  • arritja e rezultateve,
  • puna me të tjerët/punë ekipore,
  • orientimi drejt palëve të interesuara
    (verifikimi i kompetencave të përgjithshme dhe të veçanta të punës do të kryhet në fazën e intervistës)

Kushte të veçanta:

  • nivel të kualifikimeve: kualifikimet IV sipas kornizës Maqedonase të kualifikimeve dhe të fituara 180 ose 240 kredite sipas SETK ose MKSOO ose së paku arsimi i lartë ose i mesëm,
  • përvojë pune: për nivelin V4 me ose pa përvojë pune në profesionin e regjistruar në Agjencinë për Punësim të Republikës së Maqedonisë si përvojë pune

Orari i punës:

  • orari i punës së punëmarrësit caktohet në 40 orë në javën e punës.(me kohë të plotë) dhe zgjat pesë ditë pune.
    Orari i punes se punonjesve zhvillohet me turne Puna me turne zgjat 12 ore dhe qe:
    Ndërrimi i parë (ndërrimi i ditës) fillon në orën 7:00 të mëngjesit dhe përfundon në orën 19:00
    Ndërrimi i dytë (ndërrimi i natës) fillon në orën 19:00 dhe përfundon në orën 7:00 të ditës së nesërme.
    Punëmarrësi është i detyruar, me kërkesë të punëdhënësit, të punojë me orar të plotë (jashtë orarit) sipas kushteve të përcaktuara nga ZRO dhe kontrata kolektive.

-Shuma financiare në rrogën neto është 31.014, oo denarë.

Afati i dorëzimit të fletëparaqitjeve është 5 ditë duke llogaritur nga dita e publikimit të shpalljes. Kushtet e caktuara në shpallje, kandidatët duhet t’i plotësojnë në momentin e paraqitjes.

Fletëparaqitja me dokumentacionin e nevojshëm të dorëzohen deri te arkivi I Komunës së Strugës, rr.Partizanska pa nr. Strugë. Fletëparaqitja dhe dokumentet e bashkëngjitura përmes sportelit të arhivës të Komunës së Strugës të dorzohen deri tek Njësia për udhëheqje me resurset njerëzore me mbishkrim Shpallje Publike si dhe në formë elektronike të dërgohen deri te adresa zyrtare elektronike: ocr@struga.gov.mk

Kandidatët duhet të dorëzojnë në Aplikim dokumentacionin e kërkuar të mëposhtëm

  • Certifikata e Shtetësisë së Republikës së Maqedonisë (origjinale ose e noterizuar).
  • Diplomë e arsimit të përfunduar (origjinal ose e vërtetuar në noter).
    Ekstrakt nga historiku i punësimit nga Qendra e Punësimit, si dëshmi e përvojës së punës (origjinale ose e vërtetuar në noter).
    -Vërtetim mjekësor si dëshmi se ka aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës që kërkon
  • vërtetim se nuk është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me ndalimin e ushtrimit të një profesioni, veprimtarie ose detyre. Procedura e përzgjedhjes do të kryhet në fazat e mëposhtme: kontrolli i plotësisë së aplikimit dhe provave, kontrolli i besueshmërisë së provave dhe intervista;
    Kryetari me vendim themelon Komisionin Përzgjedhës, i cili brenda tetë ditëve nga përfundimi i afatit për regjistrim në konkurs, kontrollon nëse kandidatët kanë dorëzuar provat e detyrueshme për plotësimin e kushteve të shpalljes. Nëse gjatë verifikimit konstatohet se mungon ndonjë provë, komisioni është i detyruar t’i kërkojë kandidatit plotësimin e provave brenda tri ditëve.
    Pas kompletimit të dokumentacionit, komisioni përzgjedhës kontrollon besueshmërinë e provave. Pas kontrollit të besueshmërisë së provave, caktohet dhe zhvillohet një intervistë. Përzgjedhja e kandidatëve bëhet mbi bazën e kritereve të qarta dhe transparente, të përcaktuara nga kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore. Pas kryerjes së procedurës së përzgjedhjes, bëhet një listë renditje e kandidatëve që kanë kaluar me sukses të gjitha fazat e përzgjedhjes për çdo pozicion të ndryshëm pune nga shpallja publike.
    Komisioni përzgjedhës ia dorëzon kryetarit të bashkisë listën e renditur të kandidatëve, i cili bën përzgjedhjen brenda 15 ditëve. Punonjësi në repartin territorial të zjarrfikësve ka detyrimin që brenda një viti nga dita e punësimit të pajiset me certifikatën e kualifikimit të fituar të zjarrfikësit, të lëshuar nga një institucion i autorizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në të kundërt i ndërpritet marrëdhënia e punës.
    Vendimi për përzgjedhjen do të merret brenda afatit sipas nenit 23 të Ligjit për Marrëdhëniet e Punës.

VËREJTJE: Kandidati që ka dhënë informacione të rrejshme në fletëparaqitje do të diskualifikohet paraprakisht nga procedura e mëtutjeshme.

Shpallja
Fletëparaqitje

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Dr. Ramis Merko

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).