NJOFIM për kandidatët për përzgjedhje për punësim të nëpunësit administrativ sipas Konkursit të Brendshëm të Komunës së Strugës
Në bazë të nenit 8-a paragrafi (1) alineja 4 e Kodit Zgjedhor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 44/11, 51/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14, 196/15, 35/16, 97/16, 99/16, 136/16, 142/16, 67/17, 125/17, 35/18, 99/18, 140/18, 208/18, 27/19 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 98/19, 42/20, 74/21, 215/21, 58/24 dhe 76/24), si dhe në përputhje me Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për anëtarë të këshillave të komunave dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe për kryetarin e Qytetit të Shkupit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 167/2025), procedurat e filluara për punësimin e nëpunësve administrativë lihen në pushim (pezullim).
Komuna e Strugës kishte shpallur Konkursin e Brendshëm 04/2025 në faqen zyrtare të Agjencisë për Administratë dhe në faqen zyrtare të Komunës së Strugës më datë 08.08.2025, ndërsa për të njëjtin u dërgua korrigjim më datën 11.08.2025.
Për vazhdimin e procedurave për rishpalljen e Konkursit të Brendshëm sipas korrigjimit dhe për vazhdimin e procedurës për përzgjedhjen e kandidatëve për punësim të nëpunësve administrativë, Komuna e Strugës, në përputhje me Agjencinë për Administratë, do të marrë vendim të veçantë.

