vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Në bazë të nenit 50 paragrafi 1 pika 9 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02), nenit 19-а dhe nenit 23 paragrafi 3 dhe 4 të Ligjit për ndërmarrjet publike (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.38/96, 9/97, 6/02, 40/03, 49/06, 22/07, 83/09, 97/10, 6/12, 119/13, 41/14, 138/14, 25/15, 61/15, 39/16, 64/18 dhe 35/19 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.275/19, 89/22, 274/22, 208/24 dhe 193/25), Kryetari i komunës së Strugës, shpall

KONKURS PUBLIK
për zgjedhjen e Drejtorit të
NP “KOMUNALE” – Strugë

1.Komuna e Strugës ka nevojë për zgjedhjen e Drejtorit të NP “KOMUNALE” – Strugë me mandat prej 4 (katër) viteve.
1.1.Kandidatët duhet t’i plotësojnë kushtet e përgjithshme si në vijim

  • të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut
  • ta njohë mirë gjuhën maqedonase,
  • të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore dhe
  • të mos i jetë shqiptuar dënim ndalese për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës.
  • 1.2.Kandidatët përveç kushteve të përgjithshme duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e posaçme si në vijim:
  • të ketë më së paku 240 kredi sipas EKTS ose shkallën e kryer të VII/1;
  • të ketë minimum 5 (pesë) vjet përvojë pune;
  • të posedojë njërën prej sertifikatave ndërkombëtare ose çertifikatave për njohjen aktive të gjuhës angleze jo më e vjetër prej 5 (pesë) vjetëve dhe atë: TOEFEL IBT – më së paku 74 pikë, IELTS (IELTS) – më së paku 6 pikë, ILEC (Cambridge English: Legal) – më së paku niveli B2, FCE (Cambridge English: First)-të kaluar, BULLATS (BULATS) – më së paku 60 pikë ose APTIS – më së paku B2.
  • 2.Kandidatët ndaj fletëparaqitjes duhet të parashtrojnë:
  • lutje (me adresë të saktë banimi dhe nr. telefoni), duke theksuar për cilin vend pune konkuron;
  • biografi të shkurtër (CV);
  • Propozim program për punë dhe zhvillim të ndërmarrjes;
  • Çertifikatë për nënshtetësi;
  • Dëshmi për aftësi shëndetësore, të mos jetë më e vjetër se 6 (gjashtë) muaj;
  • Dëshmi se nuk i është shqiptuar dënim ndalese për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës, të mos jetë më e vjetër se 6 (gjashtë) muaj;
  • dëshmi për arsim të kryer (origjinal ose kopje të vërtetuar në noter),
  • dëshmi për përvojë pune e dhënë nga Agjencia për punësim;
  • çertifikatë të njohur ndërkombëtare ose çertifikatë për njohje aktive të gjuhës angleze jo më e vjetër se 5 (pesë) vjet;

3.Orari i punës është 40 orë në javë (prej të hënën deri të premten) nga ora 08:00 deri në ora 16:00. Rroga neto themelore 75.000,00 denarë.

 4.Konkursi zgjat 10 (dhjetë) ditë pune nga dita e shpalljes së tij.

 5.Dokumentacioni i paplotësuar, jo në kohë dhe e parregulluar nuk do të jetë lëndë shqyrtimi nga ana e komisionit për selektim të kandidatëve.

  6.Zgjedhjen e Drejtorit e kryen Kryetari i komunës së Strugës në afat prej 15 ditëve nga dita e dorëzimit të dokumentacionit nga ana e komisionit.        

    7.Fletëparaqitjen me dokumentet e nevojshme të dorëzohen: në Arkivin e komunës së Strugës ose me postë në adresën e Komunës së Strugës rr.”Marshall Tito” p.n. – Strugë, me shenjë për Konkursin publik të NP “KOMUNALE”.

KONKURS PUBLIK

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës
z.Mendi Qyra

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).