Komuna e Strugës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë nderin t’ju ftojnë në sesionin e dytë të forumit në kuadër të projektit “Përballja me ndotjen e ajrit”, që do të mbahet më 16 tetor (e mërkurë), duke filluar nga ora 10:30, në h. Drim – Strugë.
Qëllimi i sesionit të dytë të forumit është të paraqiten në detaje disa nga masat për përmirësimin e cilësisë së ajrit, të cilat u diskutuan në sesionin e mëparshëm të forumit dhe për të cilat qytetarët do të bëjnë prioritetizimin. Në sesion do të diskutohen edhe kriteret që duhen marrë parasysh gjatë përzgjedhjes së masave. Për kujtesë, fondi në dispozicion për zbatimin e masave është rreth 340,000 dollarë amerikanë. Komuna do të bashkëfinancojë gjysmën e mjeteve për këtë qëllim.
Prania dhe pjesëmarrja juaj aktive do të jetë me rëndësi të veçantë për realizimin me sukses të procesit të forumit.
