Në bazë të nenit 52 të Ligjit për nëpunësit administrativë (”Gazeta zyrtare e RM” nr. 27/14, 199/14, 48/15, 154/15, 05/16, 142/16 dhe 11/18 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.275/19, nr.14/20, nr.215/2021 dhe nr.99/2022), Kryetari i Komunës së Strugës,
V E N D I M për zgjedhjen e nëpunësi administrativ përmes shpalljes interne nr.02/2024
- Për kryerës të detyrave të punës në vend pune me shifër ADM 01 01 V02 000 me titull dhe emërtimBashkëpuntor i lartë – Bashkëpunëtor i lartë për arsim të mesëm dhe fillor në Njësin për arsim dhe kulturë -Sektori për vepërimtari publike1, zgjidhet kandidati: Blerona Musai
- Nëpunësi administrativ do të avansohet në vendin e punës nga paragrafi paraprak, pas plotfuqishmërisë së këtij vendimi, në bazë të vendimit të miratuar
- Ky vendim do të hyn në fuqi pas publikimit në faqen e internetit të Komunës së Strugës.
A r s y e t i m
Komuna e Strugës zbaton procedurën për avansimin e nëpunësit administrativ për të kryer dyetyrat e punës nga paragrafi 1 i këtij Vendimi, përmes hapjes së shpalljes interne nr.02/2024.
Shpallja interne u publikua në faqen e internetit të Komunës së Strugës dhe në faqen e Agjencisë për administratë më datë 31.12.2024.
Me Aktvendim numër 04-237/2 të datës 03.01.2025 u formua Komisioni për selektim për avansim për shpalljen interne nr.02/2023, e cila e relaizoj procedurën e selektimit administrativ të kandidatit për avansim. Pas procedurës së kryer, Komisioni për selektim për avansim ka përgatitur procesverbalin e selektimit administrativ sipas shpalljes interne, me numër 04-237/3 të datës 08.01.2025 dhe procesverbalin e intervistës nr.04-237/4 të datës 08.01.2025
Në bazë të Listës përfundimtare me kandidatin e intervistuar dhe propozim vendmi për zgjedhjen e kandidatit të renditur në vendin e parë me nr. 04-237/ të datës 08.01.2025, e përgatitur nga ana e Komisionit për selektim për avansim, bëhet zgjedhja si në dispozitivin e këtij Vendimi.
UDHËZIM JURIDIK:
Kundër këtij Vendimi kandidati i pakënaqur mund të parashtroj ankesë deri te Agjencioni për administratë në afat prej 8 ditësh nga dita e shpalljes së vendimit në faqen e internetit të Komunës së Strugës
Dorëzuar deri:
-kandidati,
-Arkivi,
-Njësia për menaxhim me resurse njerëzore
