vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Në bazë të nenit 30, paragrafi (1) alineja (2) paragrafi (3) dhe paragrafi (4) dhe neni 48 paragrafi (4) nga Ligji për nëpunës administrativ (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 27/2014, 199/2014, 48/2015, 154/2015, 5/2016, 142/2016 dhe 11/2018 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.275/2019 dhe nr.14/2020, nr.215/2021 nr.99/2022 dhe 208/24), si dhe neni 2 i Rregullores për formën dhe përmbajtjen e shpalljes interne, mënyrës së parashtrimit të fletëparaqitjes për avancim, mënyrës së realizimit të selektimit administrativ dhe intervistës, si dhe mënyrës së vlerësimit dhe numrit maksimal të pikëve nga procedura e selektimit, varësisht kategorisë së vendit të punës për të cilin është publikuar shpallje interne (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.11/2015, nr.35/2018 dhe nr.303/2020), në përputhjme me Rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës në administratën komunale të Komunës së Strugës numër 09-3840/1 të datës 05.10.2016, nr. 09-798 të datës 27.02.2017 nr.09-1969/1 të datës 04.04.2018, nr.09-2858 të datës 25.06.2018, dhe nr.09-3112 të datës 23.07.2019, nr.09-3604/4 nga 23.09.2019, nr.09-4988/2 të datës 16.12.2019, nr.04-103/1 të datës 09.01.2020, nr.09-3480 të datës 28.10.2020 09-4175/1 të datës 10.11.2021, nr. 09-4175/2 të datës 10.11.2021, nr. 09-2742/4 të datës 29.07.2021, nr. 03-3020/2 16.11.2021 dhe 09-3987/1 të datës 19.09.2022, si dhe në përputhje me nenin 50 paragrafi 1 alineja 14 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale (,,Gazeta zyrtare e RM nr.5/02), në bazë të Planit vjetor për punësim për vitin 2024 me nr.35-2501/1 të datës 28.06.2024 dhe mendimi pozitiv nga Ministria për administrat publike-Shkup me nr.35-2501/9 të datës 02.09.2024, Komuna e Strugës, shpallë :

SHPALLJE INTERNE numër 02/2024
për avancim të nëpunësve administrativë në Komunën e Strugës

Komuna e Strugës nxjerr shpallje interne për avancim të 1 (një) nëpunës administrativ në vendin e punës:

  1. ADM0101V02000 me shifër të vendit të punës Bashkëpunëtor i lartë për arsim të mesëm dhe fillor në Njësin për arsim dhe kulturë , Sektori për veprimtari publike -1 (një) realizues .

Kushte të përgjithshme:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
  • Ta përdor gjuhën maqedone në mënyrë aktive,
  • Të jetë i moshës madhore,
  • Të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës, dhe
  • Me aktgjykim të plotëfuqishëm të mos i jetë shqiptuar dënim ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës.
    Kushte të veçanta:
    -VI A sipas Kornizës së kualifikimive të Maqedonisë me më se paku 180 kredi sipas SETK ose të ketë të mbaruar shkallë VII/1,
  • Arsim, shkencat jurdike dhe administrat publike,

-njohje aktive të programeve kompjuterike për punë në zyrë,
-më se paku 2 (dy) vite përvojë pune në profesion,
-njohje aktive të njërës nga tre gjuhët më të përdorura në Unionin Evropian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht),

Kompetenca të përgjithshme të pune në nivel të mesëm:

  • zgjidhjen e problemeve dhe vendosjen e çështjeve nga qarku i tij;
  • mësimi dhe zhvillimi
  • komunikimi
  • arritjen e rezultateve
  • duke punuar me punë të tjera/ekipore;
  • ndërgjegjësimin strategjik;
  • orientimin partiak/palët e interesuara;
  • menaxhment; dhe
  • menaxhimi financiar
    Orari i punës:
    -orë pune në javë: 40,
    -orari i punës: nga e Hëna në të Premte, ardhja në punë në ora 08:00 dhe dalja nga puna në ora 16:00.
    -Shuma financiare në rrogën neto është 35.473, оо denarë.

Afati i dorëzimit të fletëparaqitjeve është 5 (pesë) ditë duke llogaritur nga dita e publikimit të shpalljes. Kushtet e caktuara në shpallje, kandidatët duhet t’i plotësojnë në momentin e paraqitjes.
Fletëparaqitja me dokumentacionin e nevojshëm të dorëzohen perms arkivit të Komunës së Strugës deri te Njësija për menaxhim me resurse njerëzore në adresën Komuna e Strugës, rr. Sheshi Nënë Tereza p.n. Strugë si dhe deri te adresa zyrtare elektronike: ocr@struga.gov.mk

Aplikim i parashtruar jo në kohën e duhur, fletëparaqitje jo e plotë dhe e çrregullt, nuk do të jetë lëndë e shqyrtimit.

Procedura do të zbatohet nga Komisioni për selektim dhe avansim I formuar nga nga Sekretari i Komunës së Strugës.

VËREJTJE: Kandidati që ka dhënë informacione të rrejshme në fletëparaqitje do të diskualifikohet paraprakisht nga procedura e mëtutjeshme.

SHPALLJA

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Dr. Ramis Merko

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).