vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Në bazë të nenit 69 të Ligjit për mjedisin jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 187/13, 42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16, 99/18, 89/22, 171/22 dhe 3/25) dhe Ligjit për cilësinë e ajrit të ambientit (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 67/04, 92/07, 35/10, 47/11, 59/12, 163/13, 10/15, 146/15, 151/21 dhe 3/25), Komuna e Strugës:

ORGANIZON

Prezantimi publik i Planit për përmirësimin e cilësisë së ajrit të ambientit për Komunën e Strugës për periudhën 2025 -2029.
Njoftohet opinioni se Plani për përmirësimin e cilësisë së ajrit të ambientit për Komunën e Strugës për periudhën 2025-2029 është dorëzuar për shqyrtim dhe diskutim publik.
Plani për përmirësimin e cilësisë së ajrit të ambientit për Komunën e Strugës për periudhën 2025-2029 është publikuar në faqen e Komunës së Strugës www.struga.gov.mk duke filluar nga 11.04.2025. deri më 25.04.2025.
Personat juridikë dhe fizikë dhe publiku mund të paraqesin mendimin e tyre lidhur me Planin për përmirësimin e cilësisë së ajrit të ambientit për Komunën e Strugës për periudhën 2025-2029 në Komunën e Strugës në afat prej 15 ditësh nga data e publikimit të këtij informacioni.
Ftohen të gjithë të interesuarit të japin mendimet, komentet dhe sugjerimet e tyre për Planin për përmirësimin e cilësisë së ajrit të ambientit për Komunën e Strugës për periudhën 2025-2029 dhe mund t’i dërgoni në e-mail: info@struga.gov.mk, ose në Komunën e Strugës, çdo ditë pune nga ora 08:00-16:00 me shënimin “Plan për ajrin 2025-2029”.

Në shtojcë është linku me dokumentin, plani për përmirësimin e cilësisë së ajrit në komunën e Strugës:

SHTOJCA

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).