vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Në bazë të nenit 143 dhe 145 nga Ligji për mbrojtje dhe shpëtim (GZ e RMV-së,, nr. 36/04……215/21), nenit 50 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (GZ e RMV-së,, nr.05/2020 dhe neni 34 i Statutit të komunës së Strugës (“IZ i Komunës së Strugës” nr. 8/7, 01/08, 10/10, 05/11, 09/14, 14/14, 10/19 dhe 15/20), Kryetari i komunës së Strugës shpall:

⚠️THIRRJE PUBLIKE

Për paraqitjen e dëmeve në të mbjellat bujqësore të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore nga rreshjet e dëborës dhe nga ngricat e hershme pranverore, të cilat e përfshinë Komunën e Strugës në datë 06.04.2025.

Komuna e Strugës iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë dëme materiale të të mbjellave bujqësore të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore nga rreshjet e dëborës dhe ngricat që e përfshinë Komunën e Strugës në datë 06.04.2025, të paraqesin dëm të të mbjellave të tyre me kërkesë që mund të merret në hapësirat e arkivit të Komunës së Strugës.

Përveç kërkesës, çdo kërkues duhe të dorëzojë edhe:

– Fotokopje nga fletë-pronësia,

– Fotokopje nga letra e njoftimit,

– Llogari transaksionale,

– Dëshmi për shfrytëzimin për kulturat bujqësore, (Vendim që është i regjistruar në ekonominë bujqësore e dhënë nga MBPEU, ose kontratë për shitëblerje e hapësirës bujqësore).

Do të vlerësohen kulturat bujqësore, të cilat janë më të vjetra se tre vjet, dhe ata që kanë më shumë se 20 trungje apo rrënjë.

Paraqitja e dëmeve do të bëhet në periudhë nga data 18.04.2025 deri më 03.05.2025, çdo ditë pune nga ora 09:00 deri 15:30.

Kërkesa

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).