Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.202/24), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës, miratoi
A K T V E N D I M
për konvokimin e mbledhjes së 49 (dyzetë e nëntë) të Këshillit të Komunës së Strugës
E konvokoj mbledhjen e 49 (dyzetë e nëntë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 03.06.2025, (E martë) me fillim në ora 10:30, në sallën për mbajtjen e seancave të Këshillit të Komunës së Strugës
Për mbledhjen e propozoj këtë
R E N D I T T Ë D I T Ë S
- Ndryshim dhe plotësim të Buxhetit të Komunës së Strugës për vitin 2025.
- Vendim për dhënien e pëlqimit të Vendimit për miratimin e raportit financiar në NP “Komunalno” Strugë për periudhën prej 01.01 deri 31.03.2025 – për kuartalin e parë .
- Vendim për dhënien e pëlqimit të Vendimit për miratimin e raportit financiar të NP “Ujësjellës dhe kanalizime” Strugë për periudhën 01.01.2025-31.03.2025.
- Vendim për dhënien e pëlqimit të Vendimit për përcaktimin e pagave dhe shtesave në pagë.
- Vendim për dhënien e pëlqimit të Vendimit për miratimin e metodologjisë së re për për llogaritjen e pagave të punëtorëve në NP “Ujësjellës dhe kanalizime”-Strugë.
- Llogaria vjetore për punën e Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor për vitin 2024.
- Llogaria vjetore e Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor për Projektin „Përgatitja e dokumentacionit teknik për projektet infrastrukturore prioritare“ në vitin 2024.
- Llogaria vjetore e Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor për projektin „Zhvillimi i barabartë rajonal i qëndrueshëm dhe inkluziv – faza II“ ne vitin 2024.
- Raport vjetor për realizimin e Programit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor për vitin 2024.
- Raport për aktivitetet nga fusha e arsimit në Komunën e Strugës për vitin 2024.
- Raport për realizimin e Programit për aktivitetet e komunës së Strugës në sferën e mbrojtjes sociale për nevojat e qytetarëve të Komunës së Strugës për vitin 2024.
- Raport për realizimin e Programit për aktivitetet e Komunës së Strugës për mbështetje dhe financim të OJQ-ve gjatë vitit 2024.
- Kërkesë për miratimin e Vendimit për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor – urbanistik me qëllim të përputhjes së objektit të ndërtuar joligjor në PK nr.1722/1, KK Strugë.
- Vendim për vazhdimin e orarit të punës për objekte hotelerike.
- Vendim për shpërndarjen e ndihmës financiare për personin Naume Koloski.
- Vendim për shpërndarjen e ndihmës financiare për personin Ardi Ramani.
- Vendim për shpërndarjen e ndihmës financiare për personin Jasmina Kotevska.
- Vendim për shpërndarjen e ndihmës financiare për personin Zulfije Edhemi.
- Vendim për shpërndarjen e ndihmës financiare për personin Minir Jusufi.
- Vendim për shpërndarjen e ndihmës financiare për personin Albulena Ala.
KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi
